E shtune, 17.01.2026, 03:38 PM (GMT)

Kerko: a

Pëllumb Gorica: Qielli ngjyrë harresë

Në themele me rrënjë ëndrrash,brenda meje gurë të sertë,Me psherëtima këngë trishtilash,Qiellit tim i çukas nëpër fletë. Shpirti im - tempull, ku shpresat gjallojnënën flakëza të zbehta qiriri,Jashtë meje, mes territ kërkojnëtrashëgiminë e rrënjëve te biri! Mbi blloqe statujash, yjet ulen,të ribëjnë një qiell prej drite,...

Bajame Hoxha-Çeliku: Pano Taçi

Një lot u derdh sot në pragun e burgut të egërU drodhën muret ku ti ke shkruar: LiriU drodh miniera ku ti nxore krominU drodhën dhe udhët e tërthorta për ty.Dhe gjethet, stinët, ulën kryetPër ty, o Pano ! Kanë mbajtur ziTi je djaloshi i gjithë qelive !Ti je poeti me lirinë në gji....

Pal Neçaj: Gurthemeli - Vendlindja

Të gjithë njerzit' ardhur kanë në ket' planet,Secili "copen" e shtrenjet e veçon gjithë krenari,Ku nena e lindi dhe nga gjysherit ka "amanet"!Vendin e tij ta dojë shumë, mbi çdo dashuri!Gur themeli i Atdheut, (per mua): - vendlindja,Magneti me terheqës i gjithë qenies sime shqiptar ...

Bedri Blloshmi: 35 vjet më parë – 17 korrik 1977

Sot në orën 00 të mezit të natës juve të lidhur dorë më dorë më 17 korrik 1977 nën afshin e nxehtë të diellit përvëlues të ditës për juve morën fund torturat. Në një vend të shkretë e të zheveshur nga bimësia apo cicërima e zogjëve, në një përrua jua hapën gropën e nën krismat e armës vdekjeprurëse juve ratë njëri përmbi tjetrin dhe fytyrë më fytyrë - duket se prapë bisedonit si më parë kur ishit gjallë ...

Hazir Mehmeti: Vjena, vendqëndrimi e veprimi i Hasan Prishtinës

Pa dyshim, njëra nga figurat më të ndritura të historisë sonë kombëtare, është Hasan Prishtina. Njëkohësisht njëra nga figurat më të anatemuara, krahas At Gjergj Fishtës, si nga regjimi komunist në Shqipëri, po ashtu në territoret etnike shqiptare të pushtuara nga sllavët e grekët. Derisa pushtuesit ia kishin frikën idealeve të tij për liri e bashkim kombëtar ...

Gani Mehmetaj: Trimat partizanë dhe armiqtë frikacakë

Kur hynë trupat naziste në Jugosllavi, u prinin tre ushtarë me një motoçikletë tre rrotëshe. Nga Maribori i Sllovenisë deri në Gjevgjeli të Maqedonisë nuk hasën asnjë rezistencë. Motoçikleta gjermane me tre ushtarët e Fuhrerit, u end nëpër gjithë Jugosllavinë pa i dal kush në rrugë. Dëshmitarët thonë se e njëjta motoçikletë, madje edhe të njëjtët ushtarë u...

Hasan dhe Lajde Blakaj: Lotët e fëmijërisë në pjesën e ndarë të Shqipërisë

Posa i kishim mjelë dhentë kishim mbyll derën e vathës, lëshuar qentë të bëjnë rojet e zakonshme të natës, ne ishim futur në stan. Kishim tri stane, një ku ishte zjarri dhe flinim në fëmijët, një ku kishim bulmetin dhe një stan fjetje ku axha flinte më t´shoqen e tij. Pasi axha Tahir i pastrojë duart, u ul këmbëkryq në shtratin përbri vatrës mu në mes të stanit. Edhe ne ...

Kolë Krasniqi: Terrorizmi Ndërkombëtar (I)

Studim i lejuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Vjenës Version i zgjeruar i temës së doktoraturës “Terrorizmi ndërkombëtar me vështrim të posaçëm të sulmeve terroriste në Austri dhe masave efikase për zbulimin dhe luftimin e terrorizmit ndërkombëtar”, të mbrojtur në korrik të vitit 1998 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Vjenës...

Sejdi Berisha: Pesha e trajtimit të jetës dhe historisë

Nëse fjalën e konsiderojmë si nocion fondamental të jetës, të bërjes dhe të organizimit të saj, autori i librit “Këpucët e rënda të lirisë”, Prend Buzhala, në këtë aspekt, peshën dhe imagjinatën e këndimit poetik e bën detyrim të mendimit jo vetëm filozofik apo të përditshmërisë, por edhe të “debatit” me vetveten dhe me opinionin përtej stadit ...

Xhevat Muqaku: Artistët shqiptarë në Gjermani

Mbrëmja e datës 29.06.2012 për miqët e artit në qytetin Singen ishte e veçantë. Në hapsirën e dyqanit të çokollatës " Schokonapolitan" me një solemnitet dhe pjesmarrje të mirë u hap Ekspozita e përbashkët e artistëve Mal Myrtaj- skulptor dhe Augustin Pergega- piktor me temën: Formë & Ngjyrë ...

Fatmire Duraku: Pseudo vlera dhe pseudo autorë

Arti është tik-tak i shpirtit. E, në një mënyrë, fryma e secilit nga ne. Është ajri, është i vetmi zot në vetminë tënde të thellë, të trishtueshme. Është vetëm yti. Gjithherë yti, edhe sa të jetë brenda lëkurës sate, por edhe pasi ta nxjerrësh jashtë vetes. Është patjetër Yti. Është ngjyra, shikimi, dhembja dhe dashuria jote...

Ismet Krosi: Atdhetari Ejup Mahmuti

Ishte kohë tepër e ligë. Shqiptarëve kudo në Jugosllavi u ishte kënduar kënga e hutinit si që i këndohet pulës kur ia shtimë kokën nën flatrat e saja…”Hesht shqiptar se, të hëngri Rankoviqi, se të hëngri shkjau…”. Çdo bisedë që bëhej,po edhe me shokë gjithmonë shikohej në katër anët se mos po të dëgjon ndokush. Gjithmonë më kujtohen fjalët e gjyshit “…biro kij ...

Sabit Rrustemi: Merre ma shtruar

I njëjtë do jetëSi dje pardjeLarg ÇepuritPa një puhi maliE aromë fushe Një orëzile telefoniRrapëllimë dereDisa të teshtituraRadhaziDo të të shkundinDhe këtë mëngjes Në vend të asaj gurrejeQë të rrjedhë vetëm n’kujtesë ...

Qerim Pllana: Ali M. Prebreza: “101-vjet vetmi”

Poezi lirike-epike me mesazhe patriotike, dhe titull rastësie nga “l00-vjet vetmi”të nobelistit dhe novelistit të njohur latino-amerikanë, Gabriel Garsia Marquez.Poetika për ata të cilët kanë talent, dashuri dhe etje, stil dhe frymëzim poetik, për fjalën e bukur të shkruar...

Atalanta Pasko: “Babai i quante fëmijë librat e tij”

Në vazhdën e rubrikës “Nderim shkrimtarëve”, gjimnazistët vijojnë të mbledhin kujtime për emrat më të njohur të letërsisë shqiptare. Kësaj radhe grupi prej tre vetash i nxënësve të Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë; Fiona Kopali, Klaudia Hasanllari dhe Jurgen Hoxha kanë biseduar me një prej vajzave të shkrimtarit Mitrush Kuteli ...

Ibrahim Karadaku: 999 arsye për të qeshur (III)

Fqinji i ankohet fqinjit:- Tmerr! Një bletë e juaj më ka hëngër...- Vetëm ma trego cila është – do ta lidhi! 42. - A do të luajmë sonte partinë e shahut?- Jo, nuk mundem. Më ka vdekur gruaja!- Nejse de, merri figurat e zeza! ...

Mark Vuji: Vetëvlerësimi mësimor (VI)

Aftësia e nxënësve për të përcaktuar kërkesat ndaj vetvetes si zbatues i vlerave, i normave dhe i kufizimeve sociale, është një tregues i rëndësishëm, që flet se ata kanë arritur pjekurinë e nevojshme socialkulturore që të bëjnë vetëvlerësime gjithnjë e më të sakta e me përgjegjësi edhe në aspektin socialpsikologjik ...

Nuhi Veselaj: Identiteti I gjinisë asnjanëse (VI)

Siç e pamë gjatë analizës të tre tipat e asnjanësve (asnjanësit e mirëfilltë primitivë, prejmbiemërorët dhe prejpjesorët) e tregojnë identitetin e vet edhe nga ana formale kundrejt trajtave të dy gjinive të tjera, dallim ky që shihet në bazë të nyjë-mbaresës shquese të emërores në numrin njëjës e shumës: as. -t(ë)-it, ndaj m. i,u dhe f. -a,-ja, fakt ky që do...

Kur flasin Mrekullitë - Shna Ndou

Cikli: Kur flasin Mrekullitë - ideuar nga Estela Dashi (Drejtore e TVA-së)My Dollar Store Albania - Kompleksi Kika, Komuna e Parisit - TiranëKamera: Mandi QafokuMontazhi & Audio: Frensis ZadrimaSkenari & Realizimi: Fatos Morina & Ledia CanajNdihmoi për tekstin: Julia Bardhushi...

Flet Bruna, modelja & këngëtarja e mirënjohur shqiptare

Quhet Bruna Smulja, por në fakt do të evidentohet me emrin artistik, thjesht BRUNA. Një vajzë e re që për çdo ditë i ngjit me këmbngulje shkallët e profesionit të këngëtares. Talenti i saj u zbulua rasësisht, por ajo mbas këtij momenti ansjehrë s’ju nda këngës. Në shoqëri është e sinqertë dhe dashuria...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx