Thani Naqo: Ti, unë dhe Perëndia
Marjana e Lonit i kishte sytë të kullumbrijta, kurse Marjanka e këngës ishte sybojëqielli, si Grifsha. Marjana e Lonit kishte trupin të gjatë e të kolmë, e gjatë sa i shoqi dhe, kur ajo më ftonte mua të danconim, koka e Marjanës të Lonit më vinte gjer në gropëzën e gjoksit. Marjanka e këngës qe “Marjankë trupvogël,” aq e vogël sa, kur Grifsha u rrit dhe unë vallzoja me të, koka e ...


























