Elvi Sidheri: Zerimi total i përparimit 14 vjeçar të çështjes shqiptare në IRJM
Për pak ditë do të mbushen plot 14 vjet qysh nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, falë së cilës në vitin e nxehtë dhe fort luftarak 2001, dy vjet pas luftës dhe çlirimit të Kosovës, shqiptarët e IRJ Maqedonisë, ia dolën që me forcën e armëve në terren përballë ushtrisë maqedono-sllave...

























