Reshat Kripa: Bashkëbisedim me Mid’hat Bej Frashërin
Më falni, i nderuar Mid’hat Bej Frashëri, më falni sepse nuk munda të vij për të vendosur një tufë me lule mbi varrin tuaj. Nuk munda, jo sepse nuk doja të vija, pasi për atë qëllim kisha ardhur, por nuk më lejuan korbat e zinj që kishin bllokuar rrugën për te varri juaj...

























