E shtune, 26.10.2024, 09:02 AM (GMT+1)

Search by date: 7/3/2024

Visar Zhiti: Edhe sot për Kadarenë

Duke parë nga larg, nga shumë larg në ekran skenën e homazheve përcjellëse për Kadarenë në Tiranë, në Teatrin e Operas, se shkrimtarët shqiptarë nuk kanë një ngrehinë të tyre të përbashkët por varret, bashkë me trishtimin, m’u shtua keqardhja dhe mërzia…

Mehmet Kraja: Kadare dhe Kosova

Për ne në Kosovë ikja e Kadaresë ka një kuptim më specifik: ka qenë mbështetja këmbëngulëse, e fortë dhe pa rezervë që ai i ka bërë Kosovës në më shumë se 50 vitet e shkuara.Pavarësisht nëse kjo mbështetje ka qenë letrare ose politike, ajo përbën një ngjarje në këtë histori, sepse pësimet dhe...

Fatbardh Amursi: Nuk e zvogëloni dot të madhin Kadare!

Nuk do kisha asnjë foto me Ismailin, edhe pse kam ndenjur goxha gjatë me të, nëse botuesi Hudhri, nuk do më telefononte për një kafe me Kadarenë. Kishim më shumë se një çerek shekulli, që s`komunikonim. (Arsyet i gjeni në librin tim me refleksione “Them se e njoh Kadarenë”.) Para disa vitesh, po me Bujarin, çifti Kadare...

Edison Ypi: Kodi Kadare

Ke vënë re qysh herët se në librat e Kadaresë diktatori është personazhi më skematik, më i shpëlarë, më i rrafshët, partia është inekzistente ose qesharake, komunistët janë të gjithë primitivë, trashanikë, të ngathët nga mendja dhe të penduar ose të dëshpëruar...

Blerim Latifi: Letërsia e Kadaresë u përbotësua

Qysh prej Epit të Gilgameshit letërsitë e mëdha kanë qenë gjithmonë një gjakim për ta sfidu vdekjen. Disa prej këtyre letërsive me kohë do të ktheheshin në fe, për ta vazhdu sfidën edhe me armë të tjera.Falë këtij dimensioni, të përpunuar mjeshtërisht, letërsia e Kadaresë kapërceu kufijtë shqiptarë dhe u përbotësua...

Agron Gjekmarkaj: Dy metra dhe të dënja për Kadarenë!

Tek lexova lajmin e fundit se Ismail Kadare do të varroset në Tufinë diçka më semboi sëbrëndeshmi.Me gjasë na goditi perseri rastesia dhe nuk na gjeti të pergatitur.  Kadare është njeri si gjithë ne të tjeret por gjeni që ne të  tjeret nuk jemi, kontribues i pashoq ndaj vendit të tij dhe kultures universale që ne tjeret nuk jemi dhe...

Alfred Lela: Katedralja që la trashëgim Ismail Kadare

Profesori Australian Mark Burry e quante Sagrada Familia-n e Antoni Gaudit ‘katedralen e parë në Mars”. Duke nënkuptuar këtu jo vetëm një ngrehinë madhështore, por edhe të pavend (out of place). Mund të tigëllojë hiperbolike të thuash se i tillë, një ‘katedrale në Mars’ ishte edhe Ismail Kadare; me veprën më shumë se me personalitetin...

Rexhep Shahu: Lamtumirë Kadare

Shkrimi yt mua me ka bere  magji qe me auuu… te Kronike ne gur, me ka heshtë e shtangë Ebuqerimi… , me ka rrenqethë Laokonti…Vonë pas gjysmës se jetes kam kuptuar se librat e tu per mua kane qenë krahë dallëndyshesh që mbanin në qiell ëndrrat e mia që ndizeshin nga librat e tu...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora