Lëvizja kombëtare u zhvillua në këtë periudhë në rrethana të ndërlikuara ndërkombëtare, kur si pasojë e ashpërsimit të çështjes maqedone në mesin e viteve 90, u shtuan ndërhyrjet e shteteve fqinje ballkanike dhe të Fuqive të Mëdha në Turqinë Evropiane...
Në vitet e para të shek. XX, krahas shteteve fqinje ballkanike (Serbisë, Greqisë e Bullgarisë), të cilat prej kohësh punonin për të vendosur në provincat shqiptare ndikimin e tyre në fushën politike e në atë shkollore-kishtare edhe Shtetet e Mëdha, e veçanërisht Austro-Hungaria dhe Italia, i shtuan përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e tyre në Shqipëri...
Epoka e Rilindjes karakterizohet nga zhvillimi i një ideologjie e kulture të re me karakter kombëtar e demokratik, nga përpjekjet që rilindësit e shquar bënë për ruajtjen dhe lëvrimin e gjuhës shqipe, për zhvillimin e letërsisë dhe çeljen e shkollave në gjuhën amtare si mjete për ngritjen e ndërgjegjes politike të popullit shqiptar e afirmimin e tij kombëtar...
Përvoja e lëvizjes kombëtare e viteve të fundit u tregoi shqiptarëve se një nga rrugët për të krijuar kushte të favorshme në luftën për autonominë e Shqipërisë dhe për të larguar rrezikun e copëtimit të vendit ishte përmbysja e regjimit autokrat të sulltanit dhe vendosja e një rendi kushtetues, që të njihte të drejtat kombëtare të popujve të shtypur...
Ekspeditat e Xhavit Pashës të vitit 1909, taksat dhe tatimet e reja, rekrutimi i detyruar ushtarak, masat për çarmatimin me dhunë të popullsisë, ndjekjet policore kundër klubeve e atdhetarëve shqiptarë, si edhe reaksioni xhonturk kundër shkollës e shkrimit shqip, i acaruan më tej marrëdhëniet e shqiptarëve me qeveritarët xhonturq...
Kryengritja e Kosovës tregoi edhe një herë nevojën e bashkimit të të gjitha forcave të vendit në luftën kundër sundimtarëve osmanë. Drejt këtij bashkimi i shtynë shqiptarët edhe veprimet shtypëse të qeverisë së Stambollit. Çarmatimi i përgjithshëm ishte një nga masat më të rënda që morën autoritetet xhonturke në vitin 1910 e që la mbresë të thellë te shqiptarët...
Edhe pas marrëveshjeve që përfundoi me udhëheqësit e kryengritësve në vitin 1911, Porta e Lartë nuk ndërmori asnjë masë që do ta përmirësonte gjendjen ekonomike e arsimore të vilajeteve shqiptare, që vinte duke u rënduar. Ndihej mungesa e ushqimeve. Çmimi i drithit ishte 2-3-fishuar. Edhe artikujt e tjerë të konsumit të gjerë qenë shtrenjtuar...
Kryengritjet e mëdha shqiptare dhe lufta italo-turke e kishin dobësuar pozitën e Turqisë në Ballkan dhe u kishin krijuar popujve të kësaj zone kushte të favorshme për zhdukjen e plotë të sundimit osman. Këto ngjarje, nga ana tjetër, shqetësuan e vunë në lëvizje qeveritë e shteteve ballkanike. Gjendjen e krijuar në Ballkan, sipas tyre, mund ta shfrytëzonte Austro-Hungaria për të...
Dëshmia e Lili Ndocit: "Babai im Zef Prela atë natë para se të pushkatohej me ata 15 burra në Pendën e Kirit, nëprmejt policit Sulejman Merxhani na dërgoi amanetet që i shkroi me gjakun e tij në një letër paqete cigaresh" Edhe pse...
Në Mukje Ymer Dishnica, në krye të delegacionit të Partisë Komuniste, në bisedime me të deleguarit e Ballit Kombëtar mendonte se kish bërë përparime të mëdha për sa i përket bashkimit mes dy...
Si u masakrua familja e Marash Vatës, bajraktarit të Shkrelit Dëshmia e 79 vjeçarit Prek Gjelosh Vata: "Familja jonë që rrjedh prej trungut të bajraktarit të Shkrelit Marash Vata i cili ka luftuar kundër turqëve dhe serbo-malazezëve...
Dy vjet rradhazi, lapsat kopjativ hidhnin në fletët e bardha, ndjenjat, dashurinë, herë herë trishtimin... dëshirën për të pasur pranë gruan dhe katër fëmijët, apo qoftë, për të parë përmes hekurave të ftohtë ndryshimet e
Data 1 prill 1945 shënon ditën e masakrimit të rreth 4200 shqiptarëve në Monopolin e Duhanit në Tivar, tragjedi kjo e planifikuar nga strukturat ushtarake jugosllave të kohës dhe e realizuar sipas një skenari të përgatitur më parë për...
Faqe 48/48: « :: ...
42 43 44 45 46 47 48