Kulturë
Arif Molliqi: Rekuiem për Azem Shkrelin
E diele, 02.08.2009, 01:36 PM

/
Hamburg/
Rekuiem për Azem Shkrelin
KUSH
S`ERDHI NË WATERLOO
I VAJTI
DY HERË HARRIMI
(15 vjet pas botimit të librit me poezi “Lirikë në
shi”)
Sikur bisedoja me poetin Azem
Shkrelin.
Aq e ka njeriu.
Dhe,është i respektuar.
Ne vonohemi
çdo ditë aq sa kur vdesim, s´di si vdesim (?!) Megjithatë, vdekja e ka
hijeshinë e vet kur dihet pse vdesim.
„Jo, jo,
Kosovës shumë i kemi borxh dhe Ne do ta lajmë borxhin.“ - I kishte thënë i Madhi Çabej dikur një gazetari
kosovarë.
Eh! Borxhi?!
A thua Ne,
kur do t´ja lajmë borxhin Kosovës sepse Çabej ia lau borxhin duke ndjekur
gjurmët e gjakut tonë të shprishur nëpër çdo pëllëmbë të tokës...
„ Atdheu është dheu i birit e i atit e i
shpirtit të shenjtë...
Është një krah shqipeje këtej, një andej kufirit...
Në bukë e krypë e zemër atdheu është zemra...“
(A.
Shkreli)
He,vëlla i
dashur,çka ta merr mendja, nata e kiametit mos po vjen?!...Nuk e di mirë, e kam
lexuar diku apo më teptisi në kokë
mendimi : Në çdo hap mund të vonohemi
nga një ditë në histori! Diçka më fuqishëm se ky mendim e thotë poeti nga Kosova Azem Shkreli;
„
Kur është tani fjala që dëshiron të thuhet
Një çast më vonë është njëqind vjet më vonë.“
Desha të bisedoj me Azemin, por sikur
Ai (poeti) ngutej, nuk gjeti kohë të lirë, shkruante. Një shok, mik i vjetër më
tha; bisedo me „Lirikë me shi“, aty e
gjen poetin këmbëkryq, në shall të bardhë rugovçe karshi Cernagorës (!)
Unë:
Zoti Poet, çka duhet bërë t´ja lajmë borxhin Kosovës, sipas amanetit të Çabejt?
Poeti
(Azem Shkreli; Sogje): „ Ujqit në këmbë/ Do të jenë, Kosova në këmbë“
Unë:
Kur?!...Si?!...
Poeti ( Psalm për Kosovën): „ Më mëso
vetëm t´ i bie Kitarës/ Më mëso të vdes bukur“
Unë:
Si vdiqët bukur?!
Poeti ( Ndërtimi i kullës): „ Pushkën
plot ia le, dhe sofrën plot, dhe syrin“
Ose; „ M´i thuani Kosovës po lidhim mbathjcat, po vijmë“
Unë: Ti po na thua të kthehemi në
Kosovë?
Poeti ( Motiv me Kosovën): „ Dikush vonohet, ja pushka, ja paqja, ja
zoti/... Ja,at i Bajram Currit i bie me thundër/ Zonjës Evropë të portat gjithë
tërsëllimë/... Prapë krajlat kundër janë, Versajet kundër/... Sa herë
rilindemi, mortin e kemi më të vjetër/ Kohë e ndërkryera, Kosova është bukë e
ardhë“
Unë:Edhe diçka desha të shtoj por,
këtu...
Poeti(Këngë e domosdoshme): „ Kalorësit
moti janë gati, edhe flamujt gati „
Unë: Prapë s´të kuptova!
Poeti: „ S´të ka faj zarim, të kanë
Evropat hile/...Nuk po e dij, për zotin, për kokë të fjalës/ Të mbytëm në det a
të Bajramcurrem në male“
Unë: Si e thua këtë karshi asaj;
„Pushka në mos kristë, paqja do të kërcasë“
Poeti: „ Kush s´erdhi në Waterllo/ I
vajti dy herë harrimi...“
Unë: Aha,...Të kuptova!
M´u duk se
e kuptova poetin dhe ai iku... Shkoj. S´pata forcë ta pyes edhe diçka sepse;
Kush s´erdhi në Waterlo, kuptoje në betejën e Kosovës(sot) dy herë do ta marr
harrimi...
Vdekja për
Atdheu në parafytyrimin e frymëzuar të poetit merr varacione nga më të bukurat.
Liria, si kundërvdekje është aq e fortë
sa, ja vlen të plotësohet amaneti i Çabejt, sepse; gjithë ata që vdes për lirinë e atdheut, bëjnë vend në dhe të atdheut:
„ Liria e
thinjet bukur, nuk plaket/ Kur vdiset, është e pavdekshme/ Kur vdes, i bëjmë
vend në dhe të atdheut“ ( A. Shkreli, „Lirikë me shi“)
Kjo ka
bërë që Azem Shkreli, kur flet për Atdheun, të rrokët në dimensionet reale
sepse; „ Më i miri varet në një varg“( Saga për poetet)...
Aq e ka
njeriu.
Dhe,është
i respektuar.