Kulturë
Ali Aliu: Ekziston vetëm një letërsi shqiptare
E diele, 02.08.2009, 10:34 AM
Nga Ibrahim Berjashi 
Kritiku i mirënjohur letrar shqiptar nga Maqedonia, akademik Ali Aliu, mysafir i posaçëm i Panairit të nëntë i librit në Ulqin, i mbajtur nga data 27 korrik deri m; 2 gusht/ tha se para viteve 90-të shteti shqiptar letërsinë jashtë kufinjve të tij,nëpër revista,gazeta e publikime të tjera kulturore, e konsideronte si letërsi të huaj.
“Përkundër këtyre raporteve,ne nuk hiqnim dorë për ta thënë e ndërtuar se edhe letërsia e këtij krahu është pjesë e asaj amë, letërsisë shqipe.Mirëpo, nuk gjenim përkrahje.Kjo i takon një periudhe të kaluar”,- u shpreh akademik Aliu Aliu në prezantimin e opusit të tij krijues që i kalon 25 vepra,ku dominon kritika e mirëfilltë letrare për të cilën ligjëruan Prof. Dr. Basri Çapriqi, Piro Misha edhe botuesi Fatmir Toçi.Ata këtë figurë të rëndësishme të letërsisë shqipe e quajtën shtyllën kryesore që tash gjysmë shekulli ndjek,interpreton edhe analizon produktin letrar shqiptar.
Akademik Ali Aliu nënvizoi se tash kur nuk na pengon askush nuk dimë t`I heqim kufinjtë e krahinave dhe provincave.Ulqini është një shembull i mirë që po bën për librin, por edhe për ndërtimin e hapësirës unike kulturore shqiptare.Kjo është një vlerë që duhet nderuar.Sepse,letërisa që krijohet në Tiranë,Prishtinë, Shkup apo Ulqin,është letërsi shqipe, e jo letërsi e ndarë në 4-5 shtete.

Komentoni
					Artikuj te tjere
						Gjok Beci, "Mjeshtër i Madh i Punës" në 70-vjetor
						Demir Krasniqi: Motrat Mustafa - Këngëtare me traditë dhe kulturë universale kombëtare
						Edona Beqiri: Zemra troket në zemër (Cikël poetik)
						Poezi nga Naser Aliu
						Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Xhemë Karadaku (Xhemail Halili)
						Baki Ymeri: Kosova letrare në massmedian rumune
						Suzana Kuqi: Puna e parë
						Vangjush Ziko: Kulla e Torontos dhe Stambolli
						Mehmetali Rexhepi: Ikonë vetëdijësimi
						Blerim Rrecaj: Një ditë...
						Jorgo S. Telo: Tekanjoze - historia
						Albert Zholi: Xha Gaqoja
						Albert Zholi: Intervistë  me poeten e parë shqiptare Adelina Mamaqi
						Blerim Rrecaj: Dromca jete në ''kajde'' të skicave ose përpjekje dhe përshkëllima
						Përparim Hysi: Vetëgjyqësia e tre poetëve
						Halit Bogaj: Falemnderit Amerikë
						Fjalimi i Fan S. Nolit më 1924 në Parlamentin Shqiptar për shoqërinë shqiptare
						Poezi nga Naser Aliu (Mefshtësia, Honoris Causa dhe UÇG)
						Nuhi Ismajli: Poezia si kundërvënie e së keqes
						Ambasadori spanjoll: Çmimi i Kadaresë, triumf i kulturës shqiptare në Evropë
					
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg