E hene, 29.04.2024, 06:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Ekrem Ajruli: Kur qesh doktor valuta (Cikël poetik)

E hene, 20.04.2009, 06:32 PM


Ekrem Ajruli
Ekrem Ajruli
Ekrem Ajruli

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA POETIKE “KUR QESH DOKTOR VALUTA

QYTETI IM

ty qyteti im lule në bajrak
me rrugë të gjëra si sokak
hej qytet i bukur
me parqe, lulishte
pallate të larta
rrugët plotë plehërishte
anë e kënd butiqe
e lokale nate
metropol Afrike
me kulturë mulate
ti qyteti im
sheshin me gropa
në pallat tenxheret
kështu na donë Evropa
shumë intelektual
qyteti im paska
burra pa kandar
fytyrë me shtatë maska
“atdhetarët” tanë
trupin drejtë si lis
bythë e këmbë në Bombaj
mendjen në Paris
ke shumë shoqata
e dhjetëra parti
gënjeshtrat e gjata
punët lesh e li
kur ulen në karrige
sulen kush ç’të kapi
jeta sociale
është bërë lesh arapi
dasma e gëzime
rend e pa rend
shkrihet pasuria
për dy gishta vend.
hej qyteti im
rrugët me asfalt
të shndrit fytyra
e zhytur në baltë
do mjekra të çuditshme
nuk dimë se nga vijnë
vallë e duan djallin
apo perëndinë.
hej qytet qyqarësh
vatër taksidarësh
çerdhe matrapazësh
e bordel kurvarësh
ke dhe një shtresë
që nuk duket fare
se s’mund të durojnë
këtë shoqëri zuzare

FITORE

ikën hordhia
e vjen fallanga
anë e mbanë ferr
populli në pranga

zbythen kleptomanët
kur mësyjnë harbutët
ikin matrapazët
kur vërshojnë hajdutët

në këtë komedi
aktrojnë të gjithë
elektorati ngel prapë
me gishtin në b....
 
DO TË SHKRETA EPOLETA

Ndrit katundi anë e mbanë
Vajti terri erdhi mëngjezi
U gëzua tërë mëhalla
Se poet u bë pekmezi

Shkruan vargje me shtërzim
Ca satira e parodi
Deklaron pa hezitim
Penë e parë jam në letërsi

I thotë gjërat shkurt e prerë
Për do të shkreta epoleta
Një poezi e boton shtatë herë
Çka nuk mban mjerë gazeta

Merr lapsin prej padronit
E vërsulet mbi fletore
Për ta ruajtur lezetin e fronit
Bën do vargje hamullore

Penën n'dorë si jatagan
E vringëllon ditë e natë
Ku e din poet Pekmezi
Se satira s'duron diktat

DJEMT E TITOS

Shkuan tri dekada
Ai s’është me të gjallët
Amanet na i la
Zgjeboproletarët
Tek enden qytetit
Me gazetë në dorë
Hapat nuk u ndihen
Zvarriten si bollë

Nuk lanë pa lëpirë
Sahan e çanak
Se vesi i kuq
U lëviz në gjak
Në punë të papunë
Shpejtojnë të venë gisht
Fosilet proletare
Krimbat me bisht

Dje ngjyrën e kuqe
E shihnin me admirim
Sot kur ua përmend
U ngjallën trishtim

SHESTIM HISTORIE

Numërojmë nëpër shekuj
Vuajtje e krime
Gjersa fqinjët bisha
Kremtojnë okupime
U këndojmë heronjve
Ode e elegji
Natë e ditë n’çajtore
Shestojmë historinë
Na vranë atë dekadë
Na dogjën këtë vit
Festojmë fitoret
Me litar në fyt
Na internuan atë vjeshtë
Na helmuan këtë stinë
Këmbëkryq në oxhak
E presim lirinë
Soditim rininë
T’plakur që n’agim
Tradita dhe kultura
Shkojnë në degjenerim
Sorollatemi Evropës
Si qyqet pa fole
Me duart në xhepa
Gojën plotë atdhe
E shembëm një mur
Të lart shtatë dekada
Na i ngritën katër tjerë
Më të zi se nata
Kështu e gllabërojmë jetën
Vazhdimisht në agoni
E shndërruam në leckë
Të shtrenjtën LIRI
 
REZIL QIBAR AGA

Sa të paska hije
Kollarja me lule
N’postinsadaka
Këmbëkryq kur u ule
Seç paske lindur
Me yll në ballë
Për të zezat tua
Nuk skuqesh vallë
Kurrë jetën se deshe
Me djersë të ballit
Gjithmonë të pëlqen
E mizës së kalit

LUM E LUM

Lum e lum bën mileti
për subjektet politike
gjë tjetër nuk u mbeti
veç përrallave patetike
nëpër zyra t’qeverisë
në luks t’gjitha veshur
kukullat tona politike
shkojnë për lesh
e vijnë të qethur
seç druan nga trazirat
“ajka jonë intelektuale”
çirren e shkumojnë rezilët
për do premtime banale

OPOZITA

Uh  pozitë ëndrra ime
eh   pozitë sa të prita
ah   pozitë seç më trete
oh   pozitë më agoi dita

KU BIE DRENICA

Atje ku shqiponja
përbuzë acarin, stuhinë
ku shkau-bishë
donë të ngulfatë lirinë
atje ku s'ka vlerë
pasuria as vetë jeta
ku shtrydhet e ndrydhet
me shekuj e vërteta
atje pushteti monstrum
endet oborreve
me pushkë vazhdimisht
fëmijët vdesin burrërisht
ku bëhet istikam
çdo gur ferrë çdo prag
e shkinës i cof klyshi në bark
pinguinët e primaçokët
pyesin ku bie Drenica
atje ku shkaut helm
i bëhet shlivovica
Drenica është
tornado uragan suferinë
që monstrumit n'damar
gjakun ia ngrinë

 
FRONI

   Herë me sharrë
             herë me latë
                     marangozi
                          laton fronin
                            për kënd e bëri
                                   këtë dhuratë
                                           për mbretin
                                               apo poltronin
                                                     gdhend andej
                                                        gdhend këndej
                                                            i dha komoditetin
                                                                  marangozi fatziu
                                                                    na e lindi
                                                                në botë pushtetin
                                                            me plotë mund
                                                          e sakrifica
                                                       bëri fron
                                         nga druri bungut
                                      në te kur ulen
                                 do prapanica
                              i vjen ndot
                          edhe cungut

MALI

S'më frikëson
Sharra zhurmëmadhe
që vjen një herë
në vit
nënën ma lodroi
ai me gomarin
nga pak e për ditë
 

Disa

Flasin
e shkumohen
për rregull
nene e ligje
gjithmonë duan
mjegull
për t’hapur shteg
aty ku s’ka shtigje
me duar
të pastra
e kollare në fyt
këmishën bardhë
si bora
dhe shpirtin
e ndytë

KU E GJETA FERRIN

Gjersa ti pas hyjnive
Rend poshtë në Purgator
Unë këtu në gji të Evropës
Përleshem
Me cerber e kremator
Kot zbret poshtë
Ti Dante Aligeri
Ja këtu në cep të Ballkanit
Sundon Luciferi
 
EH!

Atdhe i shtrenjti atdhe
Me shekuj numëron plagët
Këmbë e duar lidhur ec mbi dhe
Në ballë të radhiten vragë

Me shekuj rin copëtuar
Nga të huajat hordhi
Litarin në fyt ta shtrëngojnë
Hajdut të kuq hajdut blu-shpirtzi

Shesheve të digjet flamuri
Kufiri të ngushtohet çdo ditë
Ne bijtë zemër guri
Për një grusht monedha
Heshtim-mbyllim sytë

LOLESTANI

Hej Lolestan
Kërthizë e globit
Vendtakim ideal
I matrapazit dhe robit
Rezervat hajdutësh
Ku kultivohen jovlera
Parajsë e loleve
Që në mes të janarit
U çelën pranvera
Kujt t’i besoj sot
As vet më nuk di
Në atdheun e loleve
Të gjithë derrat
Paskan një turri



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora