E shtune, 18.04.2026, 10:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Lekë Mrijaj: Arsimi dhe shkollat shqipe deri në Lidhjen e Prizrenit sipas Jashar Rexhepagiqit

E shtune, 18.04.2026, 06:55 PM


ARSIMI DHE SHKOLLAT SHQIPE DERI NË LIDHJEN E PRIZRENIT SIPAS JASHAR REXHEPAGIQIT

Shkruan: Lekë Mrijaj

Jashar Rexhepagiqi zë një vend të rëndësishëm në historinë e mendimit pedagogjik shqiptar dhe në historiografinë e arsimit në Kosovë. Ai nuk duhet vlerësuar vetëm si mësues, pedagog dhe veprimtar i arsimit, por sidomos si studiues shkencor, i cili, me punën e tij, i dha pedagogjisë dhe historisë së arsimit një bazë të qëndrueshme teorike, analitike dhe zhvillimore. Formimi i tij universitar dhe shkencor e dëshmon qartë këtë profil, pasi ai u përgatit në fushën e pedagogjisë dhe u orientua herët drejt studimit sistematik të zhvillimit historik të arsimit shqiptar. Në rrafshin kronologjik, veprimtaria e Rexhepagiqit lidhet me interesimin e tij për rrugëtimin historik të shkollës shqipe, sidomos për periudhat në të cilat arsimi shqiptar u zhvillua në rrethana të vështira politike, kulturore dhe shoqërore. Ai nuk e trajtoi historinë e arsimit si një përmbledhje datash dhe ngjarjesh, por si një proces të ndërlidhur ngushtë me vetëdijen kombëtare, me gjuhën amtare dhe me përpjekjet e shqiptarëve për emancipim. Pikërisht këtu qëndron rëndësia e tij si studiues: ai e kuptoi se historia e shkollës shqipe është njëkohësisht histori e qëndresës kulturore dhe e formimit kombëtar.

Një dëshmi e rëndësishme e kësaj qasjeje gjendet në librin shkencor “Enti i Historisë së Kosovës”, nr. 1, “Kosova – Prishtinë”, të vitit 1972, ku, në faqet 179–184, Jashar Rexhepagiqi trajton temën “Arsimi dhe shkollat shqipe”. Brenda kësaj trajtese, siç do të shihet më poshtë, një vend të veçantë zë Kapitulli IV, sipas librit të “Entit të Historisë së Kosovës”, nr. 1. Pra, (shkoqitje nga versioni origjinal) ARËSIMI DHE SHKOLLAT SHQIPE - A. L u f t a  p ë r  g j u h ë n  a m n o r e  d h e  p ë r  s h k o l l a  të s h q i p t a r ë v e  g j e r  në L i d h j e n  e P r i z r e n i t  (1878|

Shkollat katolike dhe popullore shqipe dhe zhvillimi i tyre prej vitit 1800 gjer më vitin 1918 mund të ndahen në dy periudha të mëdha:

a) zhvillimi i shkollave private prej vitit 1918 gjer në Lidhjen e Prizrenit (1878) dhe

b) zhvillimi i shkollave private dhe profane dhe arësimit prej vitit 1878 gjer më vitin 1918.

Secila prej këtyre periudhave përbëhet nga disa etapa dhe faza më të shkurtëra.

Shkollat dhe jetën kulturo-arësimore të shqiptarëve në periudhën e parë e karakterizojnë disa specifika — si për nga numri i shkollave, ashtu edhe në pikëpamje të karakterit të tyre. Është fakt se edhe para Lidhjes së Prizrenit shqiptarët kanë luftuar për gjuhën dhe shkollën popullore. Pamë se ata janë angazhur për shkollën e tyre dhe për mësimin e gjuhës shqipe edhe në kuadrin e shkollave turke, e edhe jashtë tyre— për çka do të flitet veçmas.

Veprimtaria arësimore e shqiptarëve nga fundi i shekullit XVIII dhe gjatë decenjeve të para të shekullit XIX ka qenë në një shkallë të ulët, sepse edhe marrëdhënjet e pazhvilluara ekonomiko-shoqërore e ka­në ngadalësuar bukur shumë zhvillimin e shkollave dhe kulturës së pjesëtarëve të kësaj kombësie. Gjithashtu, ekzistimi i shkollave turke për shqiptarët e fesë muslimane, të cilat në atë kohë ishin bukur të pazhvi­lluara në pikëpamje të përmbajtjes dhe të metodave, e edhe ndikimi i shkollave greke te shqiptarët e fesë ortodokse — e kanë vështirësuar objektivisht afirmimin e shqiptarëve të besimeve të ndryshme fetare, hapjen e shkollave shqipe dhe zhvillimin e arësimit të tyre. Në kushte delikate shoqërore-pedagogjike, çdo përpjekje për hap­jen e shkollave në gjuhën mësimore shqipe e ka shprehur njëkohësisht vendosmërinë e kësaj kombësie që të luftojë kundër mësimeve në një gjuhë, e cila është e panjohur për të. Orvatjet e këtilla për zhvillimin e shkollave shqipe janë rezultat i veprimtarisë së intelektualëve të rinj shqiptarë —përfaqësuesve të Rilindjes, pastaj inisiativës private, e gjer diku edhe ndikimit të klerit katolik. Para së gjithash, ato janë pasojë e zhvillimit të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve dhe ndryshimeve ekonomike në vendet e ndryshme, të cilat kanë qenë më karakteristike prej gjysmës së shekullit XIX..Shkollat shqipe kanë ekzistüar edhe para shekullit XX, e gjithashtu— megjithëse në një numër të vogël — edhe në gjysmën e parë të she­kullit XIX. Megjithkëtë, është kontestuese së pakut: a kanë ekzistüar shkollat  profane para fillimit të shekullit XX. Ne jemi të mendimit se shkollat e këtilla kanë ekzistüar pas vitit 1878, kurse ekzistojnë burime,¹ sipas të cilave këto shkolla kanë ekzistüar qysh në decenjen e katërt të shekullit  XIX. Është më e saktë se qysh në decenjen e pestë është ndier nevoja e organizimit të mësimeve në gjuhën amnore, e edhe më shumë kur — me reformat e tanzimatit — u është njohur të gjitha kombësive të tjera e drejta e arësimit në gjuhën e tyre. Është fakt i pamohueshëm se shkollat shqipe gjer më vitin 1878 kanë pasur, shumica, karakter fetar, se disa prej tyre — për shkak të rrethanave politike, qëndrimit të klerit, e edhe të vetë organeve lokale të pushtetit — kanë ekzistüar një kohë më të shkurtër dhe se ka qenë bu­kur e dobët kultura e përgjithëshme dhe pedagogjike e mësuesve, të cilët kanë dhënë mësime në to. Numri i nxënësve ka qenë më së shumti 150 gjer më 200 fëmijë. Veç faktit se kanë qenë të rralla shkollat në Vilajetin e Kosovës dhe në atë të Shkodrës dhe të Manastirit, si dhe se nuk kanë punuar rregullisht, atyre u kanë munguar mjetet mësimore, kurse në pikëpamje të përmbajtjes nuk kanë shënuar ndonjë përparun të dukshëm në krahasim me ato nga shekulli XVII dhe XVIII. Megjithkëtë, ka rëndësi qenësore fakti se në to janë fituar njohuritë elementare, kurse këto janë në territorin e vendit tonë përpjekjet e para të organizuara për hapjen e shkollave për fëmijët shqiptarë.

Numri i kufizuar i shkollave shqipe është edhe pasojë e një momenti objektiv — mungesës së alfabetit unik të shqipes. Gjer sa shqiptarët nuk kanë pasur alfabet të tyre, as që kanë mundur të hapen shkollat popullore, në të cilat kishin për t’u zhvilluar mësimet në gjuhën e

tyre. Për këtë arësye, në shekullin XIX ekzistojnë tri etapa në zhvillimin e shkollave shqipe:

etapa e parë — kur në shkolla, në rastet me të shpeshta në gjuhën italishte, nuk mësohet aspak shqipja;

etapa e dytë — kur mësimet në shkollën shqipe ende zhvillohen në gjuhë të huaja, e njëkohësisht mësohet edhe gjuha shqipe, por vetëm si një ndër lëndët e mësimit dhe etapa e tretë — kur mësimet e të gjitha lëndëve zhvillohen në gju­hën shqipe.

Gjer më vitin 1878, e edhe më vonë, nuk ka ekzistuar një alfabet unik shqip. Kjo gjë, bashkë, me kushtet shoqërore të pavolitshme, e ka vështirësuar veçmas zhvillimin e shkollave unike shqipe, zhvillimin e mësimeve në gjuhën shqipe, si dhe e ka ngadalësuar zhvillimin e literaturës shqipe. Në rrethanat shkollore dhe në përpjekjet kulturale të shqiptarëve në shekullin XIX ka ndikuar edhe kleri katolik shqiptar, me arkipeshkvinë e Shkupit (më vonë të Prizrenit), dhe të Tivarit. Prej fillimit të shekullit XIX, kur arkipeshkv në Shkup ishte Mati Krasniqi, e në gjysmën e dytë të shekullit XIX André Logoreci, ato ishin karakteristike për nga një shkallë më e lartë e arësimit. Janë shkolluar në kolegiumin jezuit shqiptar në Romë (formuar më vitin 1858), me anë të arkipeshkvisë së Shkodrës (prej vitit 1867), kurse prej gjysmës së dytë të shekullit XIX edhe në Bosnë e Hercegovinë, ku ka qenë më i madh ndikimi i jezuitëve. Pra, ndërsa më parë françeskanët i kishin dhënë kontribut zhvillimit të shkollave katolike shqipe, pas vitit 1840 në këtë drejtim kanë ndikuar jezuitët. Puna në shkolla zhvillohej sipas planeve dhe programeve mësimore austriake. Mirëpo, prej fundit të shekullit XIX përsëri ësh­të më i madh ndikimi i françeskanëve boshnjakë dhe shqiptarë. Qysh në decenjet e para të shekullit të kaluar janë hapur shkollat shqipe në disa vende të Kosovës. Në revistën e françeskanëve në gjuhën shqipe »Hylli i Dritës« janë shënuar këto të dhëna të rëndësishme: »Në Prezrend, në Pejë e në Gjakovë i gjejmë shkollat e qiluna për djem shum para v. 1840.«²  Edhe në »Kalendarin kombiar« përmendet se shkollat e para në gjuhën shqipe kanë ekzistuar në Prizren e Shkup.?

Nuk ka dyishim se më e vjetra është shkolla katolike shqipe në Prizren, për të cilën në fillim janë kujdesuar françeskanët, e prej vitit 1870 jezuitët dhe motrat nga Zagrebi. Këtë shkollë, në të cilën gjer më vitin 1876 mësimet zhvilloheshin në gjuhën italishte — me disa shpjegime e konverzacione në gjuhën shqipe — e ka ndihmuar pallati perando-rak austriak.? Të dhëna më të hollësishme për të mund të gjenden në revistën e jezuitëve »Leka«. Në një numër të saj shkruan fjalë për f jalë:

»Në Prezrend para 70 vjetve u gjinte nji shkollë në çelen e vjetër qi u dogj vjetin 1909«.? Me fjalë të tjera, në këtë vend ka ekzistuar me stguri shkolla më vitin 1867, ndërtesa e së cilës — sipas burimit të përmendur — është djegur më vitin 1909. Në atë kohë, shkencëtari dhe udhëpërshkruesi Han has në Prizren në një shkollë për shqiptarët e fesë katolike në të cilën mësimet zhvilloheshin në gjuhën italishte. Austria e siguron te materialisht shkollën katolike në Prizren, në të cilën gjer i;ë decenjen e dhjetë gjuhë mësimore »ishte italishtja, e prej asaj kohe shqipja«.?

Në Prizren ka ekzistuar edhe shkolla »për të gatue meshatarë«.H Mësues të të dy shkollave ishin famullitarët, të cilët ndërroheshin shpesh.

Ata i kanë kushtuar kujdes të posaçëm arësimit fillor dhe mësimeve fetare. Prej më të vjetërve janë të njohur Don Simon Lumezi, Don Mazreku dhe disa të tjerë,? të cilët merrnin për punë në shkollë edhe ndihmë nga ana e popullit. Gjer sa mësimet organizoheshin nga ana e priftërinjve — meqenëse ndërroheshin shpesh dhe merreshin me punë fetare — këto shkolla ishin mjaft primitive. Mirëpo, gjatë decenjeve të fundit të shekullit XIX në Prizren vijnë edhe mësues të kualifikuar, ndër të cilët i pari është Mati Logoreci, i cili ka mérita shumë të mëdha. Në atë kohë u përmirësua edhe gjendja në mësime. Për këtë ka mérita edhe mësuesi dhe shkrimtari pedagogjik Lazër Lumezi.

Në këtë shkollë ka ekzistuar edhe shkolla e l’emrave, të cilën o kanë drejtuar motrat dhe kanë punuar »me klasë fillore e me msim punë doresh«.¹? Për nevoja të shkollës u ndërtua një godinë e madhe. Më vonë u hap edhe foshnjorja. Janë ruajtur të dhëna për shkollën fillore të Gjakovës, pranë kishës katolike. Në bazë të tyre mund të thuhet me siguri se kjo shkollë ka ekzistuar qysh më vitin 1851.¹¹ Edhe kësaj i ka ndihmuar Austria. Sipas Martin Gjurgjeviqit (Memoari sa Balkana 1858—1878, Sarajevë. 1910), veç shkollave në Prizren e Shkodër shteti austriak e ka siguruar materi­alisht shkollën e meshkujve të Gjakovës dhe atë të femrave në Pejë.¹² Shkolla shqipe e Gjakovës »ishte në nji gjendje mesatare, veç sa me i krye nevojët e mësimit. Dhe këtu mësote famulltari deri qi i muerrën në dorë mesuesat shekullar. Emnat që dihen janë: Don Pjeter Doda e Don Filip Kanxi, Don Torn Gusiqi, Pater Rozarja, Pater Gaudenci, Pa­ter Serafini, Don Pjetër Zara, Don Ndue Bytyqi etj.¹³ Mësues profané ishin Pashk Logoreci dhe Mihill Kurti.¹? Edhe në Pejë ka ekzistuar shkolla, e cila ka punuar në një lokal pranë kishës katolike. Në të kanë mësuar veçmas fëmijët e gjinisë mashkullore, e veçmas ata të gjinisë femrore. U kushtohej kujdes i posaçëm mësimeve fetare, sepse edhe në këtë shkollë kanë dhënë mësune priftërinjtë. Janë të njohur: p. Deda, p. Marjani, Don Mark Sopi, Don Tom Gusiqi, Ndue Bytyqi, Don Nikollë Mazreku, Don Tomazi, Don Shtjefën Krasniqi, Zef Harapi e të tjerë.¹? Me ndihmën e Austro-Hungarisë, edhe këtu, kanë dhënë mësime — prej fundit të shekullit XIX gjer më vitin 1912 — edhe mësuesit profané. Në mësime përdoreshin libra në gjuhën latine, italiane dhe shqipe, kurse prej fundit të shekullit XIX në pjesën më të madhe në gjuhën shqipe.

Është kontestuese koha e hapjes së shkollës fillore shqipe në Stubëll, fshat në afërsi të Gilanit. Sipas një burimi, kjo shkollë është hapur më vitin 1846.16 Mirëpo, një konstatim i këtillë nuk mund të bëhet në bazë të artikullit »Prva škola za naše katolike u Letnici«, i cili është botuar në »Južni pregled« më vitin 1936. Në këtë artikull thuhet se ajo ësh­të hapur më vitin 1889, kur u emëruan arkipeshkvë të Shkupit Logoreci, Mjeda e të tjerë.¹?

Shkolla në Janjevë, e cila »në fillim ishte me gjuhë të ndryshme mësimore«,¹? është hapur më vitin 1857. Punonte në një shtëpi private.  Mësues i saj i parë ishte Filip Gjoniq, vendas, njeri pa kualifikime profesionale. Sipas Hanit, prej vitit 1853 këtë shkollë e ka udhëhequr një shkodran. Më vonë, mësimet në të zhvilloheshin në gjuhën sërbokroatishte. Në këtë shkollë është përdorur alfabeti latin.¹?

Sipas buletinit të shkollës, populli e ndërtoi godinën shkollore (më vitin 1870). Në buletin është shënuar se mësues të parë kanë qenë priftërinjtë — Petar Franjo Bërkiq dhe Palë Berisha nga Rrafshi i Dukagjinit. Pushteti austriak dërgoi një mësues nga Kroacia.

Gjithashtu, në Kroaci siguroheshin, me anë të ipeshkvisë së Shkupit, edhe librat shkollorë. Megjithëse disa ipeshkvë shqiptarë bënë përpjekje, në gjysmën e dytë të shekullit të kalluar në Janjevë nuk u hap shkolla në gjuhën mësimore  shqipe. Detyrën e mësuesve e kryenin në rastet më të shpeshta priftërinjtë,

»kështu që këta ishin edhe të vetmit edukatorë«.²¹ Sipas Martin Gjurgjeviqit, më vitin 1870 Janjeva kishte 250 shtëpi katolikësh dhe 30 muslimanësh, pastaj godinë të re shkollore dhe kishë katolike. Në atë kohë ishte famullitar Don Toma, burrë 50-vjeçar, »në rrobe shqiptarë«. Të gjitha femrat, pa marrë parasysh besimin fetar, veshnin në atë kohë çarçaf.  Prifti e bënte këtu »meshën në gjuhën latine, kurse epistolen, ungjillin dhe uratën — në gjuhën shqipe«.²¹

Në periudhën prej vitit 1800 gjer më vitin 1878 është i vogël numri i shkollave shqipe. Shumica e këtyre janë shkolla private, në pjesën më të madhe me karakter fetar. Ato siguroheshin materialisht nga ana e Austrisë dhe vetë popullsisë. Më të vjetrat dhe më të njohurat janë shkollat në Prizren, Gjakovë e Pejë, kurse ndër shkollat e fshatrave shkolla shqipe në Stubëll.

Kjo pasqyrë e zgjimit kombëtar dhe e luftës së shqiptarëve për gjuhë dhe shkollë popullore tregon se ndryshimet, të cilat janë bërë në jetën shkollore dhe arësimore të këtij populli — veçmas në Kosovë — ja­në küshtëzuar nga zhvillimi pak më i shpejtë ekonomik dhe nga ngjarjet shoqërore në shekullin XIX.

Me ndjekjen e shkollave turke dhe me punën e punëtorëve shkollorë dhe shkrimtarëve të tyre është pregatitur tereni për formimin e shko­llave në gjuhën shqipe, por me përdorimin e germave arabe. Mirëpo, kjo gjë dhe shkollimi i individëve në shkolla të tjera nuk kanë qenë të mjaftueshme për një rilindje më të gjerë të këtij populli. Madje, rekomandimi i alfabêtit arab në vend të atij latin ka qenë dobësim i luftfis për gjuhë dhe shkollë unike në këtë gjuhë.

Nën ndikimin e Rilindjes, pjesa progresive e intelektualëve shqiptarë është angazhuar edhe para Lidhjes së Prizrenit për gjuhën popullore

dhe për hapjen e shkollave shqipe. Gjer më vitin 1878 kanë ekzistuar në Kosovë shkollat katolike shqipe. Mësimet në to janë zhvilluar së pari në gjuhën italishte, më vonë në gjuhën italishte e shqipe dhe — më në fund — në gjuhën shqipe. Numri i shkollave shqipe ka qenë i vogël gjer më vitin 1878. Mirëpo, regjistrimi i tyre — sidomos i atyre më të njohura — ka qenë i domosdoshëm me qëllim që të kuptohen shkollat pas formimit të Lidhjes së Prizrenit.

Në përmbyllje të k?tij prezentimi me plot kuptimin e fjalës e them se, Jashar Rexhepagiqi mbetet një figurë e rëndësishme poliedrike e mendimit pedagogjik dhe e historiografisë së arsimit shqiptar, një studiues që diti ta shohë arsimin jo vetëm si institucion mësimor, por si themel të vetëdijes kombëtare, të zhvillimit kulturor dhe të emancipimit shoqëror. Vepra e tij shkencore dëshmon se historia e shkollës shqipe është histori e përpjekjes, e qëndresës dhe e idealit për dritë, dije e përparim. Pikërisht për këtë, studimi i kontributit të tij mbetet një detyrë me vlerë jo vetëm për pedagogjinë dhe historiografinë, por edhe për kujtesën tonë kombëtare.

Klinë, më 16 prill 2026.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx