E diele, 19.04.2026, 07:42 AM (GMT+1)

Mendime

Milazim Zeqiraj: LDK në mes kritikës dhe hezitimit në kërkim të besimit qytetar

E shtune, 18.04.2026, 06:57 PM


LDK në mes kritikës dhe hezitimit në kërkim të besimit qytetar

Nga Milazim Zeqiraj

Kosova ndodhet në një situatë të ndërlikuar politike që nga zgjedhjet e vitit 2021. Opozita, për më shumë së katër vite me radhë, ka theksuar se qeverisja e Albin Kurti është e dëmshme për vendin. Janë numëruar të metat dhe aferat korruptive, por në zgjedhje të lira nuk arriti ta bindë elektoratin, kryesisht për shkak të mungesës së një kauze të qartë dhe një vizioni të besueshëm. Veçanërisht LDK duke u paraqitur e moderuar në tri pal zgjedhjet e fundit ishtë  dëmtuar.

Megjithatë  nga keto zgjedhjr është tregu se ekziston një elektorat standard që vazhdon ta votojë.

LDK duhet të punojë më shumë me rininë për të rritur elektoratin, sepse votuesit e dikurshëm që kanë kaluar të VV nuk kthehen.

Ekziston një fenomen interesant: Pakënaqësia e popull në vend dhe mërgatë ndaj qeverisjës së Kurtit është e dukshme, por në mungesë të një alternative bindëse nga opozita, votuesit edhe pse të zhgënjyer vazhdojnë të zgjedhin të njëjtën qeveri. Kjo tregon se opozita në mungesë të vizionit nuk ka  arritur të fitojë besimin të elektorati i lëkundur.

Fenomeni Vjosa Osmani

Rasti i Vjosa Osmani është një tjetër shembull që reflekton dinamikat politike në vend. Lëvizjet e saj politike dhe raportet me subjektet e ndryshme kanë ndikuar në përceptimin publik, por kjo nuk duhet të jetë pengesë për ndërtimin e një alternative serioze politike brenda LDKsë. Çdo individ që i bashkohet LDKsë  duhet të bëhët pjesë e një vizioni të përbashkët, jo si instrument i përkohshëm politik (listë).

Kritikohet qeveria dhe luftohet të shmangen zgjedhjet

Për anëtaret dhe simpatizuesit e LDKsë, mbetet e paqartë pse lidershipi i saj e kritikojnë ashpër qeverinë për dështime dhe korrupsion, ndërsa nga ana tjetër angazhohen në takime që përceptohen si përpjekje për ti shmangur zgjedhjet. Kjo krijon konfuzion të votuesit dhe dobëson mesazhin opozitar të LDK,

kjo nuk është kritikë.

Pse duhet të frikësohet opozita nga akuzat e VV-së për mungesë vullneti në krijimin e institucioneve?

Opozita askund në botë nuk e ndihmon pozitën për të krijuar institucionet. Kjo është punë e pozitës. Marrëveshjet dhe koalicionet janë normale, por jo në kundërshtim me parimet politike.

LDK duhet të dalë me guxim: ose ta mbështesë zgjedhjen e Presidentit nga Albin Kurti, si shumicë e dalë nga zgjedhjet si në vitit 2021 kur e zgjodhi Z. Vjosa Osman, ose të kërkojë zgjedhje të reja pa pranuar alternativa të ndërmjetme. Çdo alternativë tjetër pos zgjedhjeve domtohet rëndë partia. Veprimet aktuale të lidershipit të LDK po krijojnë huti të elektorati i saj.

Një qasje të till verehet edhe të PDK.

AAK ka vizion të qartë, kërkon zgjedhje dhe shpreht se nuk bëhët pjesë e pazareve politike

Rugovizmi – vetëm formal?

Anëtarët e dikurshëm të LDK-së që sot votojnë VV nuk e mbështesin më LDKnë. Thirrjet në rugovizëm shpesh përdoren vetëm për vota, pa përmbajtje reale politike.

Nëse vlerësohet se qeverisja aktuale është e dëmshme, atëherë kërkesa e parë dhe e fundit duhet të jenë zgjedhjet. Kjo është detyra e opozitës, jo ruajtja e një qeverisjeje që vetë e konsideron të dëmshme.

LDK nuk duhet të frikësohet nga zgjedhjet se ka një elektorat besnik që do ta mbështesë gjithmonë. Historia e këti elektoratit dëshmon se edhe në kohë shumë të vështira, gjatë periudhës së aparteidit ishte besnik.

Nëse LDK vërtet beson së qeverisja aktuale është e dëmshme për Kosovën, atëherë angazhimi i saj duhet të jetë në funksion të ndryshimit përmes zgjedhjeve. Demokracia forcohet përmes votës së lirë dhe konkurrencës së ndershme politike, jo përmes shmangies së saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Dëshira për riatdhesim, vullkan i pashuar në shpirtin tim! Rushit Zejneli: Arnaut Zejneli, shqiptari që u bë Hero në Turqi Kalosh Çeliku: Zagarët sot ndërsehen pas posteve partiake Isuf B. Bajrami: Dëbimet e shqiptarëve në Ballkan (1877–1999) Luljeta Pula: Bashkimi Kombëtar, amaneti që po e tradhëtojmë çdo ditë Fejzulla Berisha: ADN-ja e shqiptarit është e shkruar me Shkodrën, Prizrenin, Vlorën dhe Prekazin Isuf B. Bajrami: E drejta ndërkombëtare dhe përdorimi i forcës në Ngushticën e Hormuzit Sadbere Emshiu: Rri me këmbë në tokë, o Muhamet Idrizi – historia nuk fillon në Maretstraße, e as me ty Don Fran Sopi: Papa Leoni i XIV flet me zemrën e Ungjillit shënjtë Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani – kurban në mbrojtje të rugovizmit Albert Zholi: Çelik Petriti dhe Fitim Çaushi - Qeveria shqiptare po shmang një problem me rëndësi mbarëkombëtare Sabri Hamiti: Dorëshkrim nga Kosova Florim Zeqa: Në Koshare nuk ra kushtrimi, ndodhi mashtrimi! Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani as “notere e Kurtit”, as “karrieriste”, por presidente unike e Kosovës Gjon Keka: Vendosni disa emra për president në tavolinën e bisedimeve dhe ecni përpara Vladimir Shyti: Pushtimi i Shqipërisë nga vetë shqiptarët Kalosh Çeliku: Qyqja Ndue Dedaj: Çdo edicion, lajmi i parë – qeveria! Isuf B. Bajrami: Armët e shkatërrimit në masë dhe kërcënimi për njerëzimin Fahri Xharra: Falsifikimet ruse ne krijimin e Serbisë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx