E enjte, 16.04.2026, 12:53 AM (GMT+1)

Mendime

Luljeta Pula: Bashkimi Kombëtar, amaneti që po e tradhëtojmë çdo ditë

E merkure, 15.04.2026, 06:59 PM


Bashkimi Kombëtar, amaneti që po e tradhëtojmë çdo ditë

Nga Luljeta Pula, Tiranë

Të nderuar pjesëmarrës,

Të dashur miq,

Brezi im e ka jetuar bashkimin kombëtar si ideal jetik, që nga demonstratat e vitit 1968.

Unë jam rritur dhe kam frymuar me këtë ideal, edhe atëherë kur Atdheu ynë Shqipëria, ishte dashuri e ndaluar, edhe atëherë kur jetonim me zërin e Atdheut nga larg .. ‘’Ju flet Tirana…’’ , edhe atëherë kur fshehurazi dëgjonim këngën e lehtë shqipe. Edhe atëherë kur gëzoheshim si fëmija me arritjet e dheut mëmë, edhe atëherë kur nga dashuria për Atdheun, gabimisht identifikonim kombin, me ideologjinë e atëhershme komuniste.

Sepse Shqipëria për ne ishte Atdheu që duhet pa kushte, ishte dashuria që nuk ka mbarim, ishte toka që nuk falet e nuk harrohet, ishte historia jonë kreshnike, ishte dinjiteti ynë që na mbante në këmbë, ishte vetëdija dhe ndërgjegja jonë kombëtare dhe historike, ishte ëndrra jonë e fundbotshme për bashkimin tonë kombëtar që na mbante gjallë , ishte malli për atdheun e ndaluar dhe zjarri ynë patriotik që na lëvizte, na jepte shpresë, dhe na bënte të besojmë se një ditë, ne do bëheshim bashkë !

Ne jemi një Komb, një Zemër! Mos ta vrasim ëndrrën tone ! Sepse Bashkimi Kombëtar nuk pret më ! Sepse kur heshtim për Bashkimin, ne flasim kunër vetes tone ! Bashkimi Kombëtar, ideali I shenjtë apo frika jonë më e madhe ?

Është e shenjtë pra, sepse një Komb p ndarë është një plagë që gjakosë çdo ditë ! A do të zgjohemi më në fund ! Sepse Bashkimi Kombëtar, kërkon bijtë e vet ! Historia po na gjykon, dhe historia thërret, ku jemi ne përballë Bashkimit Kombëtar! Sepse Bashkimi Kombëtar nuk është një ëndërr, ai është një detyrim ! U nisëm nga sakrifica, përditë po arrijmë te harresa ! Kush e vrau idealin e Bashkimit Kombëtar !! Kemi një flamur, jemi një komb dhe dy realitete, dhe kemi një ndërgjegje të plagosur ! Por zëri i Kombit nuk bën të shuhet ! Jemi në prag të historisë , të bashkohemi ose të humbim si komb ! Ne duhet të zgjohemi ! Dhe të bëjmë ëndrrën tone shekullore ! Dhe ky ideal ishte burim I rezistencës sonë, ishte frymë mbijetese. Me shekuj ! Sot, ne nuk jemi aty ku ishim dhjetëvjetësha më parë. Sot ne kemi një tjetër realitet historik.

Por historia nuk rrënon idealet, nuk I zhdukë ato. Ajo detyron ndryshimin, ajo imponon një formësim më tjetër të tyre. Historia I detyron ato të marrin një tjetër formë ! Bashkimi kombëtar ishte ideal historik, ndërsa sot sfida jonë është, të bëjmë ç’është e mundur ta shëndrrojmë ate në një realitet funksional. Pa e dëmtuar stabilitetin dhe pa e humbur besueshmërinë ! Por ne nuk mund të heshtim se në këtë realitet të ri, kur ne kemi dy shtete shqiptare, kur digë e bashkimit janë integrimet evropiane dhe rendi global që nuk do ndryshime kufijsh, midis nesh ka edhe keqkuptime, edhe emocione të patrajtuara, edhe një mungesë të një strategjije reale. Dhe idealet tona nuk kanë humbur vlerën ! Përkundrazi ! Ato vetëm duhet të ndryshojnë formë ! Të bëhen më të mençura, më të qëndrueshme dhe më të realizueshme. Ne flasim për bashkimin kombëatr , si ideal dhe si dëshirë.

Flasim për bashkimin si emocion, si ndjenjë, si sentiment që nuk shuhet. Por rrallherë e mendojmë ate me një plan konkret. Dhe kur idealet nuk shoqërohen me hapa realë, ato rrezikojnë të mbeten vetëm fjalë boshe, të humbin besueshmërinë te populli, dhe të mbeten vetëm ëndrra. Dhe pikërisht kjo, duket se po na ndodhë ne tani. Plani nuk bëhet as me dekrete, e as me deklarata të forta politike, thirrje entuziaste e patetike ! . Ato bëhen me ndërtimin e një bashkimi funksional dhe të përditshëm. Ato bëhen me bashkimin ,si proces të ndërtuar me hapa konkretë, me bashkimin si strategji e përpunuar konform realitetit të ri ndërkombëtar, dhe me bashkimin si vistër taktikash, që të projektuara dhe të zbatuara mund të na çojnë në rrugën drejt objektivit. Askush nuk na ndalon sot, kur më nuk na ndajnë telat me gjemba, kur kemi dy shtete tona të pavarura , askush nuk na ndalon pra , të bëjmë, ndoshta akoma jo bashkim kombëtar, por pse jo, ta bëjmë bashkimin praktik, ate funksional. Askush nuk na pengon sot , të bëjmë edhe bashkimin kulturor ku arti , gjuha dhe identiteti ynë forcohen përtej kufijve administrative !Askush nuk na pengon sot të bëjmë bashkimin arsimor me tekste të përbashkëta dhe me një narrativë unike e të unifikuar !

Ashtu siç nuk na pengon askush të bëjmë një bashkim ekonomik ku bashkëpunimi konkret krijon interes të ndërsjellë dhe mirëqenie të përbashkët. Dhe në fund, askush nuk na ka penguar dikur e as nuk na pengon as sot të bëjmë, mbi të gjitha bashkimin shpirtëror. Bashkimin që rindërton besimin, dhe forcon respektin midis shqiptarëve, kudo të jenë ata. Sepse bashkimi kombëtar nuk është as dekret e as një akt politik ! Ai është një proces i gjatë afrimi, ndërtimi, besimi dhe krijimi të një realiteti përbashkues. Sepse , nëse këtë nivel bashkimi nuk e arrijmë, sejcili projekt I madh rrezikon të mbetet I brishtë. Ideali po, por tani mbi të gjitha urtësia në rrugën drejt tij. Sepse historia nuk I shpërblen vetëm ëndërrimtarët, por më shumë se ata, vizionarët që ëndrrat dijnë t’ I përshtasin me kohën !

Ne nuk mund të heshtim se jetojmë në një rend ndërkombëtar, që nuk toleron ndryshime kufijsh. Dhe se çdo aventurë politike e pamenduar, mund të ketë kosto të lartë dhe pasoja të rënda për vetë shqiptarët . Prandej, duhet thënë, se s’ bën, se nëse sot do të shtrohej hapur çështja e bashkimit si akt politik imediat dhe I menjëhershëm, kjo padyshim se do të sillte dështim. Sepse ne nuk kemi as konsensus të brëndshëm, as përgaditje institucionale dhe sigurisht, padyshim nuk kemi as më të voglën mbështetje ndërkombëtare. Dhe kjo nuk është dobësi për ta fshehur. Ky ështe realitet për ta kuptuar. Dhe sot, nuk është rrezik mungesa e idealit !

Sot është rrezik, iluzioni se ai mund të realizohet pa përgaditje, pa strategji, pa taktikë dhe pa një bazë reale në shoqëri. Sepse po, idealet që nuk kanë bazë realitetin, humbin, treten, zhduken dhe sjellin vetëm dëshpërim dhe zhgënjim ! Prandej , është imperativ I kohës , një kthesë në mendim! Nga retorika emocionale në veprim dhe ndërtim konkret ! Nuk dua t’u besoj takimeve formale e zyrtare të Qeverive dhe Kuvendeve tona, që në letër nxitojnë të lidhin Marrëveshje, që kurrë nuk e panë dritën. E që janë teatro, shfaqje, shou , për konsum politik dhe elektoral. Dhe kjo punë duhet të jetë e menduar, e sinqertë, e programuar dhe e projektuar, dhe e dizajnuar për implementim praktik.

Nuk ka nevojë për demonstrime dhe ekspozime falso e teatrale, me pamje nga ato Konferenca , për të cilat flitet e përflitet duke I trajtuar si arritje. Që më pas ato të lënë shijen e hidhur të boshllëkut që vret. Unë nuk mbaj mend saktë, gjithë ato Marrëveshje të nënshkruara midis qeverive të dy shteteve. Sepse ato ashtu siç reklamohen e predikohen, humbin, treten dhe zhduken me shpejtësi të rrufeshme. Sepse nuk kanë bërthamë, nuk janë të sinqerta e nuk janë të menduara për zbatim.

Ato janë thjesht një farsë, ato janë thjesht në eksponim virtual, në ajër dhe të pa bosht. Kush na ndaloi neve që gjer tani nuk e bëmë unifikimin e plotë të teksteve, Kush na ndaloi neve të bëjmë dhe të aplikojmë në praktikë, tregun e përbashkët, kush na ndaloi ne gjer tani të dizajnojmë politikat kulturore të koordinuara, e kush na doli përpara që të mos bëjmë një bashkëpunim institucional jo formal, por të vërtetë institucional dhe përmbajtësor ! Askush ! A e bëmë? Jo ? Çfarë u realizua nga ato bagazhe letrash e Marrëveshjesh që gjoja u arrijtën, e nuk e pane dritën asnjëherë ! Sepse nuk ka seriozitet, sepse nuk ka sinqeritet, sepse nuk ka mjaft atdhedashuri e përkushtim për kombin, sepse ka interesa, interesa dhe vetëm interesa. Dhe lojë fjalësh, improvizime dhe hipokrizi ! Dhe historia sot më shumë se entuziazmin kërkon më shumë urtësi. Dhe shumë më pak retorikë boshe e zhgënjim masiv publik. Sepse kur idealet nuk shoqërohen me realizëm, ato padyshim rrezikojnë të humbin besueshmërinë.

Qytetarët e ndjejnë hendekun dhe boshllëkun mes fjalëve dhe realitetit. Dhe nëse këtë bashkim funksional nuk ararijmë ta ndërtojmë sa më parë, thirrja për bashkim politik mbetet vetëm farsë dhe mashtrim ! Unë nuk jam kundër idealit ! Është e kundërta, e kam , e dua dhe e respektoj ate ! Sepse jam rritur, jam formuar, dhe jam mishëruar me te. Dhe pikërisht për këte, ai nuk duhet banalizuar me slogane, e as të bëhet dekor në tryeza, dekor që nuk ka një ndikim, dhe veprim real. Sepse ideali i madh kërkon seriozitet të madh.

Më shumë urtësi e më pak emocion e iluzion ! Sepse historia nuk i fal popujt që nuk e kuptojnë ngatërresën midis dëshirës dhe mundësive ! Sepse emocioni është I rëndësishëm për të mbajtur gjallë idealin, por vetëm racionaliteti e bën ate faktik dhe të realizueshëm. Unë e di, ka shumë ideliastë që bashkimin e shohin të afërt. Afërsia në dëshirë nuk do të thotë afërsi në realitet. E fundja politika është ajo që duhet të merret me realitetin. Dhe kur mungesa e përgaditjes minimizohet, atëherë është e qartë se asnjë proces i madh historik, nuk mund të realizohet pa themel. Dhe ne tani, jemi në ndërtim e sipër të atij themeli. Dhe ka të tillë ,që thirren në deklarata politike.

E deklaratat nuk bashkojnë . Bashkojnë vetëm institucionet dhe mendjet që funksionojnë së bashku. Ka shumë entuziazëm. Entuziazmi është I bukur dhe I nevojshëm për suksesin. Dhe unë e respektoj shumë entuziazmin. Dhe vet kam qenë shumë entuziaste dikur. Por tani e kam kuptuar se përgjegjësia ime është të flas jo me eufori dhe entuziazëm , por me maturinë që kërkon koha. Flitet e përflitet referendumi. Por Referendumi është akti I fundit I një procesi të thellë, dhe jo zëvendësim për mungesën e tij. Flitet në mënyrë abstrakte për vullnetin e popullit. Por vullneti i popullit nuk ndërtohet me thirrje, por vetëm me besim. E besimi krijohet me rezultate konkrete ! Shumë nga ne idealizojmë të kaluarën. E kaluara na ka dhënë idealin, por e tanishmja kërkon përgjegjësi, për mënyrën si e trajtojmë ate. Dhe nëse, fundja ,debati rrezikon të bëhet përçarës, unë them se nëse për bashkimin nuk dijmë të flasim pa u përçarë mes vete, atëherë kemi akoma shumë rrugë përpara nesh. Dhe tani, them, se unë jam e bindur se bashkimi asnjëherë nuk mund të dështojë sepse është p pamundur.

Ai mund të dështojë vetëm nëse shpesh trajtohet pa seriozitetin e duhur dhe pa seriozitetin që ai kërkon ! Dhe unë them, të mos e mohojmë asnjëherë Bashkimin Kombëtar. Por ta ridefinojmë ate. Konform realiteteve të reja, pike së pari kombëtare. Dhe mbi të gjitha, është detyrë mbi detyrat të demaskojmë fuqishëm, ide antikombëtare, që predikohen kohët e fundit , në emër të modernitetit dhe kosmopolitizmit. E tillë ështe ideja perverse dhe antishqiptare , dhe propagimi e predikimi i të ashtuqujaturit Komb Kosovar. Është detyrë e inteligjencisë shqiptare në të dy anët e kufirit, të luftojë këto mbeturina të nostalgjisë jugosllave, që sot në emër të një inovacioni të trishtë nacional kosovocentrist, godasin pas shpine trungun tone të gjallë kombëtar.

Sot, gjithnjë e më shumë dëgjohen këta zëra që depërtojnë idenë e çmendur, për një të ashtuquajtur Komb Kosovar. Për një komb të ndarë nga trungu ynë shqiptar ! Me mbulesën e shtirur të gjoja tezës moderne, civile dhe evropiane ! Kjo sajesë që jehon çdo ditë në dyert tona, është një konstrukt I paqëndrueshëm historikisht dhe një rrezik real për identitetin tënë kombëtar dhe unitetin kombëtar shqiptar ! Që rrënon përfundimisht idealin tonë për bashkim kombëtar! Dhe shumë më tepër se kaq ! Kjo kuazitezë, është rrënuese e kombit vet !

Ky, i ashtuqujaturi Komb Kosovar është një rrezik biblik që sfidon historinë dhe vetëdijen tonë kombëtare ! Thonë, pa fije turpi e ndërgjegjeje kombëtare, se ‘’Identiteti Kosovar është gjithpërfshirës dhe I nevojshëm për shtetin multietnik ‘’. Dhe teza të tjera të çoroditura se ne, pra Kosova ‘’ duhet të largohet nga nacionalizmi shqiptar , për të ecur drejt Evropës ‘’. Këto teza, fund e krye anakronike, pa asnjë të vërtetë në konceptin e tyre, dhe tejet të rrezikshme për qenien tonë kombëtare, nuk do të duheshin të trajtoheshin e as të merreshin seriozisht. Por të shpërfilleshin e të injoroheshin me neveri ! Ama fakti që ato, sa vijnë e shtohen, sa vijnë e predikohen dhe propagohen me zë të lartë, sa vijnë e na bezdisin pa turp, dhe krijojnë mbështetje tek njerëzit, megjithate meritojnë përgjiigje dhe meritojnë demaskim e diskreditim të qartë.

Ndaj edhe nga ky vend, e nga ky organizëm I respektuar që në qendër ka Bashkimin tone Kombëtar, të ngrisim zërin fuqishëm kundër këtij anakronizmi e kësa mynxyre, që fyen dhe lëndon shpirtin e kombit, që fyen e lëndon ndjenat tona më të thella patriotike, dhe shkel mbi gjakun e bijve më të devotshëm të këtij kombi që dhanë jetën e tyre për këtë ideal të fundbotshëm të popullit tone!

Drini.us



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fejzulla Berisha: ADN-ja e shqiptarit është e shkruar me Shkodrën, Prizrenin, Vlorën dhe Prekazin Isuf B. Bajrami: E drejta ndërkombëtare dhe përdorimi i forcës në Ngushticën e Hormuzit Sadbere Emshiu: Rri me këmbë në tokë, o Muhamet Idrizi – historia nuk fillon në Maretstraße, e as me ty Don Fran Sopi: Papa Leoni i XIV flet me zemrën e Ungjillit shënjtë Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani – kurban në mbrojtje të rugovizmit Albert Zholi: Çelik Petriti dhe Fitim Çaushi - Qeveria shqiptare po shmang një problem me rëndësi mbarëkombëtare Sabri Hamiti: Dorëshkrim nga Kosova Florim Zeqa: Në Koshare nuk ra kushtrimi, ndodhi mashtrimi! Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani as “notere e Kurtit”, as “karrieriste”, por presidente unike e Kosovës Gjon Keka: Vendosni disa emra për president në tavolinën e bisedimeve dhe ecni përpara Vladimir Shyti: Pushtimi i Shqipërisë nga vetë shqiptarët Kalosh Çeliku: Qyqja Ndue Dedaj: Çdo edicion, lajmi i parë – qeveria! Isuf B. Bajrami: Armët e shkatërrimit në masë dhe kërcënimi për njerëzimin Fahri Xharra: Falsifikimet ruse ne krijimin e Serbisë Fejzulla Berisha: Solidariteti ndërkombëtar me shqiptarët e Kosovës - “Edhe unë jam shqiptar” Ilir Çumani: 7 prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet… Isuf B. Bajrami: E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut Florim Zeqa: Mbushuni mend bashkatdhetarë Kalosh Çeliku: Kurvat “besnike” – partiake të rrufjanëve komunistë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx