E enjte, 16.04.2026, 12:23 PM (GMT+1)

Mendime

Fejzulla Berisha: ADN-ja e shqiptarit është e shkruar me Shkodrën, Prizrenin, Vlorën dhe Prekazin

E marte, 14.04.2026, 06:56 PM


THIRRJE KOMBËTARE: ADN-ja e shqiptarit është e shkruar me Shkodrën, Prizrenin, Vlorën dhe Prekazin

Manifest për unitetin, kujtesën dhe pavdekësinë e kombit shqiptar

Nga Prof. Dr. Fejzulla BERISHA

Sot, më shumë se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë të kthehet te vetja, te rrënjët, te historia, te kujtesa dhe te ADN-ja e tij shpirtërore.

Sepse kombet që harrojnë rrënjët, rrezikojnë të humbasin të ardhmen.

Prandaj, le të thuhet me zë të lartë, me krenari dhe me përgjegjësi historike:
në ADN-në e çdo shqiptari jetojnë Shkodra, Prizreni, Vlora dhe Prekazi legjendar.

Kjo është ADN-ja jonë kombëtare.
Kjo është vula e identitetit tonë.
Kjo është dëshmia se jemi një komb i lashtë, i pathyeshëm dhe i pavdekshëm.

Shkodra është mendja jonë kombëtare. Ajo është djepi i kulturës, i qytetërimit, i dijes dhe i rezistencës shpirtërore. Në të buron fjala shqipe, arti, mendimi dhe krenaria qytetare shqiptare.

Prizreni është zemra jonë kombëtare.
Aty u farkëtua ideali i bashkimit dhe i mbrojtjes së trojeve shqiptare. Aty historia mori zë dhe kombi fitoi vetëdije.

Vlora është shpirti ynë shtetformues.
Ajo është flamuri ynë, pavarësia jonë dhe sovraniteti ynë historik. Kripa e saj është kripa e sakrificës dhe e lavdisë.

Por mbi të gjitha, në damarët e çdo shqiptari pulson Prekazi legjendar.

Prekazi është gjaku i lirisë. Aty, me Adem Jasharin në krye, u ngrit altari më i lartë i flijimit kombëtar. Aty liria mori emër, mori gjak, mori pavdekësi. Prekazi na mëson se kombi nuk mbahet vetëm me fjalë, por me sakrificë, me besë dhe me amanet.

Sot, kjo është thirrja jonë: Të ruajmë Shkodrën në mendje, Prizrenin në zemër, Vlorën në shpirt, dhe Prekazin në gjak.

Le të bashkohemi rreth këtyre katër shtyllave të shenjta të kombit. Le të edukojmë brezat e rinj me kujtesën e historisë sonë. Le të mos lejojmë që ndarjet politike, kufijtë administrativë apo dallimet krahinore ta zbehin qenien tonë kombëtare. Sepse ne jemi një komb. Një gjuhë. Një flamur. Një histori. Një ADN kombëtare. Kjo është thirrja e kohës.

Kjo është amaneti i të parëve.
Kjo është përgjegjësia jonë ndaj brezave që vijnë.

Rroftë kombi shqiptar!
Rroftë uniteti mbarëkombëtar!
Lavdi përjetë dëshmorëve të lirisë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Isuf B. Bajrami: E drejta ndërkombëtare dhe përdorimi i forcës në Ngushticën e Hormuzit Sadbere Emshiu: Rri me këmbë në tokë, o Muhamet Idrizi – historia nuk fillon në Maretstraße, e as me ty Don Fran Sopi: Papa Leoni i XIV flet me zemrën e Ungjillit shënjtë Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani – kurban në mbrojtje të rugovizmit Albert Zholi: Çelik Petriti dhe Fitim Çaushi - Qeveria shqiptare po shmang një problem me rëndësi mbarëkombëtare Sabri Hamiti: Dorëshkrim nga Kosova Florim Zeqa: Në Koshare nuk ra kushtrimi, ndodhi mashtrimi! Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani as “notere e Kurtit”, as “karrieriste”, por presidente unike e Kosovës Gjon Keka: Vendosni disa emra për president në tavolinën e bisedimeve dhe ecni përpara Vladimir Shyti: Pushtimi i Shqipërisë nga vetë shqiptarët Kalosh Çeliku: Qyqja Ndue Dedaj: Çdo edicion, lajmi i parë – qeveria! Isuf B. Bajrami: Armët e shkatërrimit në masë dhe kërcënimi për njerëzimin Fahri Xharra: Falsifikimet ruse ne krijimin e Serbisë Fejzulla Berisha: Solidariteti ndërkombëtar me shqiptarët e Kosovës - “Edhe unë jam shqiptar” Ilir Çumani: 7 prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet… Isuf B. Bajrami: E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut Florim Zeqa: Mbushuni mend bashkatdhetarë Kalosh Çeliku: Kurvat “besnike” – partiake të rrufjanëve komunistë Gjon Keka: Triniteti kombëtar Gjuha arbërore, Gjergj Kastrioti dhe Flamuri

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx