E hene, 29.12.2025, 01:43 AM (GMT)

Kulturë » Vataj

Blerim Latifi: Kërshëndellat, kujtesë se jemi të moçëm në gjeografinë fizike e shpirtërore të Europës

E diele, 28.12.2025, 06:53 PM


Prof. Blerim Latifi:

Emri i vjetër shqip i Krishtlindjeve është Kërshëndellat.

Studiuesit e etimologjisë shpjegojnë se kjo fjalë vjen nga latinishtja e hershme kishtare Christi natalis.

Ajo përbën një dëshmi të fortë të krishterimit të hershëm në trojet tona.

Ajo i përket një shtrese shumë të lashtë të gjuhës shqipe, të formuar përpara lindjes së gjuhëve romane. Pikërisht për këtë arsye, shqipja e ruajti këtë fjalë, ndërsa gjuhë të tjera e humbën në rrjedhën e shekujve.

E përmendur që në shkrimet më të hershme shqipe, ky emër mbart kujtesën e një tradite që shkon deri në ditët e Koncilit të Nikesë, 1700 vjet më parë, duke dëshmuar vetë lashtësinë e gjuhës shqipe.

Prandaj Kërshëndellat nuk janë thjesht festë fetare. Janë kujtesë se jemi të moçëm në gjeografinë fizike e shpirtnore të Europës, dhe se do të vazhdojmë të jemi pjesë e saj, pavarësisht lëkundjeve që ndjejmë herë pas here. GËZUAR!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx