| E diele, 28.12.2025, 06:53 PM |
Prof. Blerim Latifi:
Emri
i vjetër shqip i Krishtlindjeve është Kërshëndellat.
Studiuesit
e etimologjisë shpjegojnë se kjo fjalë vjen nga latinishtja e hershme kishtare
Christi natalis.
Ajo
përbën një dëshmi të fortë të krishterimit të hershëm në trojet tona.
Ajo
i përket një shtrese shumë të lashtë të gjuhës shqipe, të formuar përpara
lindjes së gjuhëve romane. Pikërisht për këtë arsye, shqipja e ruajti këtë
fjalë, ndërsa gjuhë të tjera e humbën në rrjedhën e shekujve.
E
përmendur që në shkrimet më të hershme shqipe, ky emër mbart kujtesën e një
tradite që shkon deri në ditët e Koncilit të Nikesë, 1700 vjet më parë, duke
dëshmuar vetë lashtësinë e gjuhës shqipe.
Prandaj
Kërshëndellat nuk janë thjesht festë fetare. Janë kujtesë se jemi të moçëm në
gjeografinë fizike e shpirtnore të Europës, dhe se do të vazhdojmë të jemi
pjesë e saj, pavarësisht lëkundjeve që ndjejmë herë pas here. GËZUAR!
