E diele, 21.12.2025, 11:09 PM (GMT)

Kulturë

Mihal Gjergji: Në Podgoricë me Isa Boletinin

E diele, 21.12.2025, 12:57 PM


Mihal Gjergji

NË PODGORICË ME ISA BOLETININ

Më fton milici brenda porte

Të hyj si mik në tokën time

Një re më lidhet shall rreth koke

Një “dobro’ ngjan si thikë pas shpine

Është rrudhur dheu si një hartë

Me brazda gjaku të pathara

Shtangem një çast e vështroj lart

Nga mali zbret në shpirt ujvara

Një pirg me eshtra nën kryqe

Me klithma flasin zëra lufte

Në pritjen time vjen një qyqe

Këndon një këngë mbi tel lahute!

Oh, vendi im, të shkeli shkjau!

Vojvoda vdekjen prapë e pruri

E pyes Isën:- Vallë, si ngjau?

Tregon me sy një shtizë flamuri...

Kërkoj një skenë të tragjedisë

Ta nis matanë mbi hark ylberi

Nga lart një yll i Ilirisë

Hedh dritë mbi plagë, t'i shoh Homeri

Podgoricë, Qershor 2017.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx