E enjte, 04.12.2025, 10:00 PM (GMT)

Kulturë

Mihal Gjergji: Ma shanë vendlindjen

E enjte, 04.12.2025, 07:04 PM


Mihal Gjergji

MA SHANË VENDLINDJEN

Vendlindjen time shau një gaxhi

Se zgjyrën dhe kanistrat ia heq dera

E ndjeu Këndrevica dhe u nxi

Një re me breshër derdhi mbi humnera

E shau Kurveleshin një putanë

E rritur me thërrime nëpër botë

Hallatet e çobanit sa e panë

Ja varën brekët si flamur në kokë

Ushqeu princ e mbretër buka jonë

Dhe një katil që fryhet si Çezar

Më thotë një korb që vdekjet i përgjon:

-Qefinin do ja thurim me dollar

Një vrundull ere shkundi fustanellat

Dhe fjalët që gremisen shkrep më shkrep

Këta shkëmbinj dikur kanë qënë burra

I vdekuri të gjallin prapë e pjek!

Ndaj vetëtimat bëhen jatagane

Sepse lëndohen shamizezat trime

Më fton nga lart një perëndi pagane:

-Afro mëshirë dhe fol me gjuhën time!

Tepelenë, Korrik 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fitim Çaushi: Z. Skënder Gjinushi, “Polifonia jonë popullore” është krijuar këtu në Shqipëri Sevdail Hyseni: Kur dhimbja bëhet poezi Albert Vataj: E vërteta e plotë e historisë së fotografisë virale të violinistit 12-vjeçar brazilian Mevlud Buci: Kongresi i Manastirit – dritë e shkronjave që nuk shuhet Visar Zhiti: Shalli i Presidentit Rugova dhe sari i Nënë Terezës nën hijen e shpatës së Skënderbeut Hazir Mehmeti: Në Garanë inaugurohet shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeu Albert Vataj: Historia e jashtëzakonshme e Mary Sawyer dhe qengjit të saj Tahir Bezhani: Dhimbja që hesht dhemb fort miku im!... Albert Vataj: Çdo e sotme vjen për të qenë ndryshe nga dje, dhe ikën për të mos u kthyer më Visar Zhiti: Festa e librit shqip në New York… Lekë Mrijaj: Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë Shefqet Dibrani: Elegjitë si përkujtim artistik për të birin – Mentorin Albert Vataj: Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror Asllan Dibrani (Luani): Frika nga Vota e Mërgatës Visar Zhiti: Flamuri i shtëpisë, i atit dhe birit dhe shpirtit të shenjtë… Vladimir Shyti: Agron Calliku, që vihet në rolin e mjekut psikiatër Adil Fetahu: Lirikë dashurie “e tensionit të lartë” Albert Vataj: Xhokonda e Prados, një tjetër Mona Lizë Bashkim Saliasi: Mjeku i tre kontinenteve me autorë Ted Allan - Sydney Gordon Albert Vataj: Lamtumira pa lavdi e Oscar Wilde

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx