Kulturë
Mihal Gjergji: Ma shanë vendlindjen
E enjte, 04.12.2025, 07:04 PM
Mihal Gjergji
MA
SHANË VENDLINDJEN
Vendlindjen
time shau një gaxhi
Se
zgjyrën dhe kanistrat ia heq dera
E
ndjeu Këndrevica dhe u nxi
Një
re me breshër derdhi mbi humnera
E
shau Kurveleshin një putanë
E
rritur me thërrime nëpër botë
Hallatet
e çobanit sa e panë
Ja
varën brekët si flamur në kokë
Ushqeu
princ e mbretër buka jonë
Dhe
një katil që fryhet si Çezar
Më
thotë një korb që vdekjet i përgjon:
-Qefinin
do ja thurim me dollar
Një
vrundull ere shkundi fustanellat
Dhe
fjalët që gremisen shkrep më shkrep
Këta
shkëmbinj dikur kanë qënë burra
I
vdekuri të gjallin prapë e pjek!
Ndaj
vetëtimat bëhen jatagane
Sepse
lëndohen shamizezat trime
Më
fton nga lart një perëndi pagane:
-Afro
mëshirë dhe fol me gjuhën time!
Tepelenë, Korrik 2021









