E hene, 01.12.2025, 09:26 PM (GMT)

Mendime

Don Fran Sopi: Ejani tek Unë… një mesazh i Kohës së Ardhjes për të rinjtë

E hene, 01.12.2025, 06:55 PM


Ejani tek Unë… një mesazh i Kohës së Ardhjes për të rinjtë

(“Ejani tek Unë, të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë, dhe unë do t’ju çlodh” – Mt 11,28)

Shkruan: Don Fran Sopi

Këto fjalë të Jezusit janë një ftesë e drejtpërdrejtë për Kohën e Ardhjes – Adventin. Ato janë një thirrje që troket fuqishëm në zemrat e të rinjve, të cilët sot jetojnë në një botë të trazuar, të përfshirë nga kriza në çdo sferë të jetës. Bota nuk vuan vetëm nga mungesa e paqes, por edhe nga mungesa e dritës brenda njeriut, e cila dritë shpeshherë venitet, sidomos në shpirtin e rinisë së sotme globale.

Shumë të rinj përballen me depresion, stres, ankth, presion shkollor, sfida familjare, pasiguri për të ardhmen, krahasime të lodhshme në rrjetet sociale dhe frikën se mos zhgënjejnë të tjerët. Këto nuk janë gjëra të vogla. Janë barrë që rëndojnë mendjen, zemrën dhe trupin. Dhe kur të gjitha këto mbahen të mbyllura brenda vetes, ato e lodhin edhe aq njeriun, pra, ia zbehin dritën e brendshme dhe krijojnë ndjenjën e vetmisë.

Koha e Ardhjes–Advent vjen pikërisht për këtë arsye, e cila veq tjerash është një kohë e veçantë që ju fton të mos izoloheni, të mos e përballoni gjithçka vetëm, të mos e mbani gjithë peshën e jetës mbi supet tuaja të brishta. Adventi është një dritë që troket me në mënyrë paqësore me një urtësi, qetësi dhe dashuri në zemrën tuaj dhe ju thotë: hapuni! Mos e lini shpirtin tuaj të mbetet i cunguar dhe i ngujuar. Mos kini frikë të tregoni çfarë po përjetoni.

Zoti, edhe në këtë Kohë të Ardhjes, ju thërret: “Ejani tek Unë…”, jo për t’ju qortuar, por për t’ju lehtësuar. Ai e njeh lodhjen tuaj, edhe kur buzëqeshja përpiqet ta fshehë. E di frikën për të ardhmen, edhe kur përpiqeni të dukeni të fortë. Ai, di pyetjet që shkrihen brenda jush dhe shpesh mbeten pa përgjigje. Prandaj vjen si Fëmijë i butë në Betlehem, që askush të mos trembet t’i hapë zemrën. Por Zoti nuk ju thërret vetëm drejt Vetës së Tij. Ai ju fton të hapeni edhe me prindërit tuaj. Edhe kur mendoni se nuk ju kuptojnë mjaftueshëm, ata ju duan më shumë se kushdo tjetër. Ata e shohin lodhjen tuaj, edhe kur ju nuk ua tregoni. Prandaj guxoni të flisni me ta. Ndarja e barrës e lehtëson barrën.

Hapjuni edhe njerëzve që ju duan sinqerisht, mësuesve që ju mbështesin, miqve të vërtetë, familjarëve që janë pranë jush. Njeriu nuk është krijuar të ecë vetëm, e aq më pak kur është i ri. Keni të drejtë të kërkoni ndihmë. Keni të drejtë të flisni. Keni të drejtë të mos jeni gjithmonë “të fortë”.

Edhe rinia shqiptare sot po kalon një krizë të thellë: shumë të rinj tanë po largohen nga vendi, disa të tjerë humbin shpresën, shumë mbyllen në vetvete dhe disa madje mendojnë se jeta nuk ka kuptim. Por të Adventi ju kujton se jeta ka kahje. Se ju nuk jeni rastësi në këtë botë por ju jeni dritë. Zoti ju ka krijuar me një plan të bukur dhe me një mision unik që askush tjetër nuk mund ta përmbushë në vendin tuaj.

Adventi është një ftesë për t’u çliruar apo për t'u çvedhur nga frika, për t’u ngritur nga lodhja, për të mos ndërtuar mure burgjesh apo heshtjeje rreth vetes. Ai vjen për t’ju kujtuar se zemra juaj ka vlerë, jeta juaj ka vlerë, drita juaj ka vlerë. Dhe mos harroni se askush nuk ju do më shumë se Zoti, prindërit tuaj dhe njerëzit që ju duan me zemër.

Prandaj, në këtë Kohë të Ardhjes–Advent lutemi të mos mbani brenda asgjë që ju rëndon. Hapeni zemrën, flisni dhe kërkoni ndihmë sepse Jezusi që është Shpëtimtari i botës po vjen për t’ju dhënë paqen që ju mungon, forcën që kërkoni dhe dritën që do t’ju udhëheqë drejt viteve më të bukura të jetës suaj.

Sepse kur drita e Adventit hyn në zemër, asnjë errësirë nuk mund të jetë më e fortë se ju.

Don Fran Sopi, meshtar në Kishën Katolike “Shën Katarina” – Pejë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Nue Oroshi: Hijezimet e vendit, harresa e harruar dhe veprimet e gabuara Idriz Zeqiraj: Vetting-u që penalizon dhe Byroja që konfiskon, arsyeja e bllokadës së PAN-it! Ilir Çumani: Avokatia e kryeministrit ndaj zyrtarëve në hetim – një precedent rrezikshëm për shtetin ligjor Fritz Radovani: At Gjergj Fishta ka datat e daltueme në gur Asllan Dibrani (Luani): 28 Nëntori dhe Rënia e Maskave - Kur Kombi Detyroi BIK-un të Flasë Shqiptarisht Kalosh Çeliku: Xhadika në luftë me ferexhezezat Nue Oroshi: Mos e uroni 29 Nëntorin, duhet të shpallet ditë zie Rrezart Kalaja: PDK dhe koalicioni me ndikimet aziatike që rrezikojnë identitetin shqiptar Klajd Kapinova: Urdhër Ekzekutiv për Mbrojtjen e Amerikës nga kërcënimit e jashtëzakonshme terroriste radikale islamike Ben Blushi: Sot, dita e ndarjes nga sëmundja jonë më e madhe, otomanizmi Fahri Dahri: Ç’farë kuptohet me nocionin komb? Ilir Çumani: 28-29 Nëntori - Pasqyra ku shohim patriotët dhe e pseudopatriotët e vërtetë Lekë Mrijaj: Shqiptarët e Kosovës në Arkivat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane – CIA-s Kalosh Çeliku: Zagarët e grazhdit të “kalit Shemës” Idriz Zeqiraj: Skuthëria klanore, kanceroze e LDK-së Nikoleta Kovaçi: Kush e kërcënon kryeministrin për Belindën? Ndue Dedaj: Drejtësi me dy “krena” Asllan Dibrani – Luani: Kriza politike në Kosovë Fritz Radovani: At Gegë Lumaj – kleriku i parë katolik i arrestuem nga komunistat! Kalosh Çeliku: Politika kur hyn edhe në poezi

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx