E hene, 01.12.2025, 10:16 PM (GMT)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Vetting-u që penalizon dhe Byroja që konfiskon, arsyeja e bllokadës së PAN-it!

E hene, 01.12.2025, 06:51 PM


VETTING-U QË PENALIZON DHE BYROJA QË KONFISKON,

ARSYEJA E BLLOKADËS TË PAN-IT!

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Zgjedhjet lokale, edhe pse ndryshojnë nga ato qendrore-parlamentare, janë indikacione që parashikojnë, në një masë, rezultatet për zgjedhjet e reja parlamentare të pritshme. Me gjithë angazhimin enorme të mediave mercenare të Kosovës, me mbështetjen e hapur të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, bashkëpunimi deri në koordinim me mediat serbe dhe vet Serbinë, në paraqitjen e zymtë dhe dobësimin e Albin Kurtit, me LVV të tij, edhe pse fitorja e llogaritur në vota, më 9 shkurt 2025, ishte e parë me 22 komuna të Kosovës. Shifrat për rënie rapide të LVV, sipas debateve të çdo natshme, me reprizë të nesërmen, më shumë flasin për mercenarizmin e lukunisë mediatike mercenare të PAN-it, se sa për të vërtetën faktike.

Akuzat që ia bënë opozita Albin Kurtit dhe LVV së tij, janë identike me ato që ia bënë Vuçiqi me bandën e tij serbe. Ka një kontradiktë qartazi të lexueshme: Opozita e pranon se "sanksionet e vëna nga BE-ja, janë padrejta dhe arbitrare, sepse ato duhej t`i viheshin Serbisë". Dhe, në të njëjtën kohë akuzojnë se "sanksionet na i vuri Albini", duke e shfajësuar plotësisht Serbinë dhe BE-në! Madje, për të gjitha veprimet e Qeverisë Kurti, për ta shtrirë sovranitetin, dënoheshin zëshëm nga opozita, njësoj si Serbia.

Thirrja për bashkim, qoftë edhe koalicion parazgjedhor, i opozitës të bashkuar, është një indikacion domethënës, se frika e opozitës është tmerruese, sepse asnjëra syresh nuk e përballon "ortekun" elektoral të Albin Kurtit, me partinë e tij, gjithnjë aktive dhe në ngritje. Opozita PAN-iste, më sakt, krerët e tij dhe eksponentët e bandave të tyre, kanë frikë nga VETTING-u, me dosje penalizuese dhe BYROJA e Verifikimit të Pasurive hajnore e grabitçare. Prandaj e  mbajtën të bllokuar, fillimisht, Kuvendin, tani Qeverinë, duke pritur mrekullira shpëtimi nga ndonjë katarsis ballkanik. Njësoj si shefi i tyre Hashim, "rrafsh Kosova, edhe komandantët e Zonave në burg, vetëm unë të shpëtoj!"

Thënë troç, opozita, me gjithë armatën propagandistike lehaqene, si dikur ati i tyre shpirtëror, filo-sllavi Enver Hoxha, kur Shqipëria ishte - Superfuqi Propagandistike Botërore -, fillimisht, e Serbisë, pastaj e Rusisë, e Kinës dhe e llumhanës marksistë-leniniste botërore. Megjithatë, nuk po arrinë ta bindë popullin e Kosovës, se ajo përballon revanshin e Serbisë, për mbrojtjen e sovranitetit tokësor të Atdheut-Kosovë. Aq më pak, kur disa bijë bastardë e shpirt shitur, bënë pazare të pista me Serbinë, Francën dhe Shqipërinë, për ta ndarë Kosovën.

Prandaj, shumësia e popullit vazhdon të shpresojë dhe besojë se Kurti me LVV dhe aleatet "GUXO" dhe "ALTERNATIVA", janë garanci e ruajtjes të sovranitetit dhe të integritetit tokësor të Kosovës. Pikërisht, për këtë ka fituar tri palë zgjedhjet e fundit, lehtësisht, dhe me diferencë votash domethënëse, në raport me subjektet tjera politike.

Populli që ka interes parësor ndërtimin, forcimin dhe begatimin e shtetit, mendon edhe për kursimin e milionave. Presidentja Vjosë Osmani, si trashëgimi ideale e themeltarit të shtetit, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, emri i saj është lakuar si më meritore, për vazhdimin e mandatit presidencial. Vihet re një interesim i shtuar i opinionit, se një koalicion i LVV me LDK-në, do ta mundësonte shmangien e zgjedhjeve të serishme për Presidentin, në prillin e vitit të ardhshëm. Por, ndryshe mendojnë disa parti halabake, llaskuce, abuzuese të pacipshme të buxhetit shtetëror, të cilat ende pa mbaruar afati, fillojnë pazaret e radhës, për zgjedhjen e Presidentit!

Realisht, zgjidhja më ideale e zgjedhjes së Presidentit të vendit, do të ishte vota zgjedhore gjithë popullore. Dhe, kjo do të ishte një zgjidhje e përhershme dhe e përjetshme, duke u dhënë fund të gjitha pazareve të pista ndër partiake, që praktikohen, abuzueshëm dhe turpshëm, në rastet e zgjedhjes së Presidentit nga Parlamenti!

Dhe, nëse Qeveria bie në duar të partive të ish-shefave të PAN-it, do ta vazhdojnë pazarin e lënë në gjysmë, më sakt, të ndërprerë dhunshëm nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, krijesë ekskluzive e SHBA-së dhe të shteteve të Quintit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilir Çumani: Avokatia e kryeministrit ndaj zyrtarëve në hetim – një precedent rrezikshëm për shtetin ligjor Fritz Radovani: At Gjergj Fishta ka datat e daltueme në gur Asllan Dibrani (Luani): 28 Nëntori dhe Rënia e Maskave - Kur Kombi Detyroi BIK-un të Flasë Shqiptarisht Kalosh Çeliku: Xhadika në luftë me ferexhezezat Nue Oroshi: Mos e uroni 29 Nëntorin, duhet të shpallet ditë zie Rrezart Kalaja: PDK dhe koalicioni me ndikimet aziatike që rrezikojnë identitetin shqiptar Klajd Kapinova: Urdhër Ekzekutiv për Mbrojtjen e Amerikës nga kërcënimit e jashtëzakonshme terroriste radikale islamike Ben Blushi: Sot, dita e ndarjes nga sëmundja jonë më e madhe, otomanizmi Fahri Dahri: Ç’farë kuptohet me nocionin komb? Ilir Çumani: 28-29 Nëntori - Pasqyra ku shohim patriotët dhe e pseudopatriotët e vërtetë Lekë Mrijaj: Shqiptarët e Kosovës në Arkivat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane – CIA-s Kalosh Çeliku: Zagarët e grazhdit të “kalit Shemës” Idriz Zeqiraj: Skuthëria klanore, kanceroze e LDK-së Nikoleta Kovaçi: Kush e kërcënon kryeministrin për Belindën? Ndue Dedaj: Drejtësi me dy “krena” Asllan Dibrani – Luani: Kriza politike në Kosovë Fritz Radovani: At Gegë Lumaj – kleriku i parë katolik i arrestuem nga komunistat! Kalosh Çeliku: Politika kur hyn edhe në poezi Idriz Zeqiraj: Fitorja e Pecit, akuzat shpifëse dhe blofi politik i PDK-së! Bashkim Saliasi: Kritika, arma që vret; buzëqeshja është ajo që të bën të lumtur në jetë

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx