Mendime
Nue Oroshi: Hijezimet e vendit, harresa e harruar dhe veprimet e gabuara
E hene, 01.12.2025, 06:52 PM
Hijezimet e vendit, harresa e harruar dhe veprimet e gabuara
Nga
Nue Oroshi
Hijezimet shpeshherë paraqiten në mes të një shtrese të hollë e
cila është mbetur e zhytur në mes të një pluhuri ku bëjnë luftë dielli me
hanën,e rrezët e diellit janë shumë të forta dhe ato i shkundin për toke
hijezimet e hanës.Por deri sa njeriu ecë përmes rrezeve të diellit i paraqitën
edhe hijezimet.Hijezimet e vendit janë përpjekja për ta mundur satanin në luftë
kundër botanikës e cila duke i parë lulëzimet e luleve paraqet një botë magjike
pa misticizëm.Misticizmi duket mu aty afër hijezimeve ku personalitetët
shpeshherë ngatërrohen në hijen e tyre duke i kërkuar ndihmë pasqyrës se
thyer.E pasqyra e thyer shpeshherë i ka mashtruar edhe sot i mashtron hijenat
të cilët sillën vërdallë në mes tokës dhe qiellit.Mu në momentin ku krijohen
harresat historike shpeshherë janë harruar edhe mbrojtësit e tokës, të cilët
ishin kapur aq ngushtë për tokën sa që përveç ujit të krojeve të burimit dhe
ushqimeve të tokës nuk shikonin asnjëherë asgjë tjetër.E veprimet e gabuara
shpeshherë paraqesin logjistikën e veprimit ku shihen qartë tik-takët e
pelegrinazheve mistike.Pikërisht aty përzihet nëntoka arkeologjike me
mbijetesën historike.Mbijetesa historike e njerëzimit nuk është shumë e
koklavitur.Ajo shpeshherë kryqëzohet në rrugët që ecin skaj një tereni të
vështirë dhe me plotë rrokaqiej të mbrapshtive.E sikur të paraqitën në një
përmbledhje tingujsh poetik e bukura me të madhërishmen, e shëmtuara më të
gabuarën dhe e keqja pranë të mirës aty në një rreth magjikë do të bisedonin në
mes veti hijezimet me hijet.Për këtë njerëzimi e bënë jetën në dy shtresa te
ndryshme.Në mbitokë dhe në nëntokë.Në mbitokë shkruhet historia ndërsa në
nëntokë arkeologjia.Historisë duhet ti ndihmon palegrafia, diplomatika,
sfragjistika, heraldika dhe arkivistika për të dalur në dritë e vërteta,por pa
e harruar edhe rrëfimtarin apo tregimtarin të cilët me rrëfimet dhe kronikat e
tyre nuk i lënë hijezime kohës kur jetojnë por japin dëshmitë e tyre pa i
kryqëzuar mendimet në mes të hijezimeve qofshin ato
hijezime që paraqesin lëvizjet e tokës në mbitokë qofshin hijezimet tregimtare
për ti dhanë dritë, dritës se diellit.Kurse në mbrendësinë e nëntokës
arkeologjia na tregon me mijëra vjet lashtësinë tonë shqiptare.Sikur të
kapeshim me kohë me tokën, sikur me kohë ta nderonim pa ndonjë interes të
veçantë nanëlokën, ecjakët në mes diellit dhe hanës moti do ti kishim të ndara.
E sot kur nuk e kërkojmë ndihmën e arkeologjisë për të na i sqaruar periudhat
historike sikur në një trekëndesh magjik më rrinë para Ilria, Arbëria dhe
Shqiptaria.
Të tria bashkë na
thërrasin se mjaftë është mjaftë.Nuk mundet me ecë shqiptaria përpara duke u
kapur për mbeturinat që na pushtuan dhe duke ju larguar rrezeve të diellit.Kjo
paraqët harresën e harruar.Ky veprim ecë rrugës së gabuar se shumë afër shihën
hijezimet që paraqesin një mbulesë të madhe dhe të fortë të halucionacioneve që
i ka kapluar një pjesë të shoqerisë tonë.Kaplimi nga halucinacionët dërgon deri
në një devijim e devijimi na sjellë delikuencën në shoqërinë tonë.Delikuenca
duke ecur shkallë -shkallë na ka sjellur në një gjendje ku ende nuk jemi në
gjendje që ta ndajmë shapin nga sheqeri.Ende nuk jemi në gjendje të dallojmë se
çka është veprim atdhetar e çka është veprim xuxar.Xuxarët apo tregtarët e
flamujve sot i sheh kudo.Por e keqja është se këta e qojnë kokën lartë sikurse
gomari i Garidonit që e kanë tërhequr njësoj dy stogjet e sanës dhe nga
mosmarrja e vendimit se në cilin stog të sanës me ngranë ai ka ngordhur.Për
dallim nga gomari i Garidonit në shoqërinë tonë shpeshherë nuk vdesin nga uria
por paralelë lakmojnë të hanë në dy stogjet e sanës.E në momentin që mbesin në asnjëren
anë iu këndohet kënga: "Hajt Hasan
qysh t´zuni puna, as të hana asë te huna në mes ujit nder dy cunga. " E cungat në rrugë gjithmonë kanë qenë pengesa.Kanë qenë pëngesa
për faktin se sa herë janë ulur luftëtarët e lirisë me i heq cungat nga
rruga shumë herë janë mbetur në prita nga besëprerit.Besa dhe besëprerja janë
dy gjana të kundërta më njan- tjetrën që shpeshherë janë konfrontuar në mes
veti. Besën e kanë mbajtur besatarët kurse besëpremjen e kanë kryer tradhtarët.
Sidoqoftë hijezimet e vendit, harresa e harruar dhe veprimet e gabuara
paraqesin një mozaik që ende nuk po bëhet dallimi në mes të egzistencës dhe
mosegzistencës,në mes të bardhës dhe të zezës.E mos të flasim për përzierjen e
ngjyrave në një kohë që po e jetojmë.E koha që po e jetojmë është kohë që po i
priviligjon xuxarët dhe po i anashkalon atdhetarët.









