E hene, 01.12.2025, 09:26 PM (GMT)

Kulturë

Asllan Dibrani (Luani): Frika nga Vota e Mërgatës

E hene, 01.12.2025, 06:09 PM


Protestë e shqiptarëve emigrantë para Parlamentit Evropian në mbrojtje të interesave të Kosovës. Këtu nuk po shihet asnjë politikan kosovar, asnjë analist kosovar — ata që duan të na e ndalin votën për atdheun tonë të shtrenjtë

Frika nga Vota e Mërgatës

Nga Asllan Dibrani (Luani)

Mërgata zgjohet çdo mëngjes
me një copë atdheu nën jastëk—
një zë i largët që rreh si zemra

rri e zgjuar  pararoje në kohë e hapësirë
me dhimbje, nder dhe besë të pathyeshme.

Mos harroni: gjysma e popullit shqiptar jeton jashtë. Prandaj, shumë shpejt duhet të rezervohen vende të posaçme në Kuvendin e Kosovës dhe në Parlamentin e Shqipërisë edhe për Mërgatën. Zëri ynë është pjesë e kombit dhe duhet të përfaqësohet me dinjitet.

Ne zgjohemi me ëndrrën e vendlindjes,
si roje të heshtura të Atdheut në mërgim,
që mbajmë flamurin në zemër,
edhe kur duart na janë të lodhura e të ngrira.
Kosovën e flasim në tryezat e botës
si flamurtarë të paemëruar,
sepse e dimë se kombi mbahet me zë,
kur s’ka kush e mban me shpatë dhe armë .

Dhe ja—në skenë shfaqen ata:
opozitarët e frikës,
analistët e mbështjellë me pasiguri,
që dridhen si gjethet e vjeshtës
sa herë që Mërgata lëviz qerpikët.
Ata u tremben votës sonë
siç trembet nata prej agimit.

E dinë shumë mirë:
Kur Mërgata zgjohet, zgjohet e vërteta.
Kur Mërgata flet, dridhen karriget prej kartoni.
Kur Mërgata voton, bien maskat e mashtrimit.

Sepse ne nuk votojmë me xhepa—
ne votojmë me plagët që na i la historia.
Nuk zgjedhim kush premton më shumë,
por kush ka shkëndijën e dashurisë për popullin.
Kush e mban dritën në sy
e jo terrin në zemër.

Këta që kanë frikë nga vota jonë,
e dinë një të vërtetë të hidhur:
ne nuk jemi vegla patronazhesh,
as turma që blihen me pare.
Ne jemi krahët që punojnë,
zërat që lobojnë,
zemrat që digjen për flamurin.
Jemi stuhia që mban Kosovën gjallë
në hartën morale të botës.

Jemi kujtesa që nuk shuhet.
Jemi besa që nuk tretet.
Jemi rrënja që, edhe në tokë të huaj,
jep fryt për tokën e vet.

Kjo është Mërgata shqiptare

Prandaj, ju që keni frikë
nga vota e Mërgatës—
mbajeni mend mirë:
ne nuk kemi ikur.
Ne veç jemi bërë dritë
që shtrihet nëpër botë
për t’ia ruajtur emrin atdheut  me emrin e shenjtë.

Dhe kur të vijë dita e votës,
do të kthehemi si valët
që çan gurët,
që s’e ndal dot as frika,
as burokracia,
as hijet që na përbuzin.

jo për inat, por për drejtësi.
Jo për hakmarrje, por për dashuri.
Jo për parti, por për popull.

Sepse kur flet Vota e Mërgatës,
Dridhen Fronët e Vjetër.
Dhe kur dridhen fronet,
aty fillon demokracia.

Poezi kushtuar  zgjedhjeve te parakohshme te 26 nëntorit 2025

Stuttgart 30 nëntor 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Visar Zhiti: Flamuri i shtëpisë, i atit dhe birit dhe shpirtit të shenjtë… Vladimir Shyti: Agron Calliku, që vihet në rolin e mjekut psikiatër Adil Fetahu: Lirikë dashurie “e tensionit të lartë” Albert Vataj: Xhokonda e Prados, një tjetër Mona Lizë Bashkim Saliasi: Mjeku i tre kontinenteve me autorë Ted Allan - Sydney Gordon Albert Vataj: Lamtumira pa lavdi e Oscar Wilde Sevdail Hyseni: Nëntor Lugine - “Veç shqip” Albert Vataj: Kur libraritë ishin tempuj prehje dhe kreativiteti Lekë Mrijaj: At Marjan Prelaj - Autobiografi Albert Vataj: Flamur kuqezi, sot po du, me ty me gëzu, e me fluturu! Nexhmije Mehmetaj: Ejona Bytyqi – Zëri i ri shqiptar nga Gjeneva që po pushton skenën e diasporës Kadri Tarelli: Hysen Dizdari në libër me vlera të larta atdhetarie Ndue Dedaj: Ermonela Jaho në Gjakovë, si kthimi i “Doruntinës” Valentina Dafa: Refleksion mbi romanin “Lotët e një gruaje” të autores Blerina Pëllumbi Albert Habazaj: Pavarësia na flamurëron zemrat vlorërisht Jahja Drançolli: Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, simbolin më të çmuar të historisë sonë mijëravjeçare Visar Zhiti: Flamuri ynë, zjarr prometean dhe flatër engjëlli Albert Vataj: Lucia Pisapia Apicella, e shtuquajtura “Nëna e të Vdekurve”, e cila u dha prehje në paqen e përjetësisë 700 djemve Albert Zholi: Veprimtari mbresëlënëse në promovimin e dy librave të Meri Mezinit Milazim Zeqiraj: Flamuri që u zgju në Vlorë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx