E diele, 23.11.2025, 09:52 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Letër Zotit

E diele, 23.11.2025, 05:43 PM


Letër ZOTIT

(poezi)

Nga Përparim Hysi

Zot! O ZOT që je lart,

Që je lart e poshtë shikon

Ti, për mua je si"FAR"

Dhe në terr udhën e jetës ma ndriçon.

2

Dhe, kur bëj ndonjë gabim,

Zemërdhëmbshur, ti më fal!

Ndaj për mua je si bekim,

Më ndriçon jetën e më mban gjallë.

3

Kur prek dorën e bekuar,

Që ma shtrinë ti, o ZOT!

Nuk më lë për të gabuar

Dhe zë bëhem më i fortë.

4

Më bekon dhe mposht të keqen

Më drejton veç nga e mira

Në gaboj, unë zë e ndreqem

Dhe fitoj mbi vështirësira.

5

ZOT I MADH! Ti je oazi

Ku unë pi, kur jam i etur

Nga ti shpresa, nga ti gazi

Që më bëjnë të paepur.

6.

ZOT! O ZOT, në ke vendosur

Që unë tash ta lë këtë botë

Ja tek vij, i pabrengosur,

Mu në gjirin tënd, o ZOT!

7.

Vij në gjirin tënd, o ZOT!

Për të tjerët, lë mesazh:

-Bëni të mira në këtë botë!

Më tej, nuk shtoj asnjë llaf.

Tiranë, 22 nëntor 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx