| E diele, 23.11.2025, 05:43 PM |
Letër
ZOTIT
(poezi)
Nga
Përparim Hysi
Zot!
O ZOT që je lart,
Që
je lart e poshtë shikon
Ti,
për mua je si"FAR"
Dhe
në terr udhën e jetës ma ndriçon.
2
Dhe,
kur bëj ndonjë gabim,
Zemërdhëmbshur,
ti më fal!
Ndaj
për mua je si bekim,
Më
ndriçon jetën e më mban gjallë.
3
Kur
prek dorën e bekuar,
Që
ma shtrinë ti, o ZOT!
Nuk
më lë për të gabuar
Dhe
zë bëhem më i fortë.
4
Më
bekon dhe mposht të keqen
Më
drejton veç nga e mira
Në
gaboj, unë zë e ndreqem
Dhe
fitoj mbi vështirësira.
5
ZOT
I MADH! Ti je oazi
Ku
unë pi, kur jam i etur
Nga
ti shpresa, nga ti gazi
Që
më bëjnë të paepur.
6.
ZOT!
O ZOT, në ke vendosur
Që
unë tash ta lë këtë botë
Ja
tek vij, i pabrengosur,
Mu
në gjirin tënd, o ZOT!
7.
Vij
në gjirin tënd, o ZOT!
Për
të tjerët, lë mesazh:
-Bëni
të mira në këtë botë!
Më
tej, nuk shtoj asnjë llaf.
Tiranë, 22 nëntor 2025