Kulturë
Tahir Bezhani: Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë festoi 23-vjetorin e themelimit të saj
E enjte, 13.11.2025, 06:53 PM

SHOQATA E INTELEKTUALËVE “JAKOVA” NË GJAKOVË, FESTOI 23 VJETORIN E THEMELIMTI TË SAJ
Nga Tahir Bezhani
Me 12 Nëntor, 2025, në mënyrë solemne, ”Shoqata e
Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, shënoi
23 vjetorin e themelimit e saj. Për rrugëtimin e 23 vjeçar, punën dhe sukseset e arritura, sfidat në jetën e
përditshme disavjeçare të veprimtarisë, foli Prof. Xhevat Koshi, më i vjetri
anëtarë, njëri ndër themeluesit e kësaj Shoqate intelektualësh gjakovarë. Ai ceki disa nga emrat e personaliteteve
të shquara të jetës kulturore e
shoqërore të Gjakovës ,si të ndjerët, Prof. Dr. Besim Bokshi, Dr.
Pajazit Nushi, Prof. Gexha etj. të cilët janë pjesë e historisë së kësaj
shoqate intelektualësh gjakovarë. Foli edhe Mr, Muhamet Rogova, njëherit njëri
nga më të vjetër të SHI.”Jakova” në
Gjakovë.

Ceremonia e manifestimit të 23 vjetorit të themelimit të
SH.I “ Jakova” u mbajt në Sallën e Konferencave, të hotel “ Çarshia e Jupave”, ku
morën pjese një numër i konsiderueshëm aktivistësh
të dëshmuar ndër vite, pjesë e aktiviteteve të përditshmërisë jetësore.
Kryetari i SHI “Jakova”
Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, foli për
sukseset e përbashkëta të arritura në jetën kulturore e shoqërore të Gjakovës,
si dhe, synimet që bashkërisht të vazhdohet me punën intezive në vitet në
vazhdim për të dhënë kontribut në të
gjitha fushat e jetës, në këto kohë të ngarkuara me shumë sfida. Vetëm të
bashkuar e me guxim intelektual, mund të arrijmë suksese të dëshiruara dhe të
dëshmuara.
Në këtë solemnitet, si pikë
referuese ishte Mbajtja e Ligjëratës promovuese të fituesit të Çmimit
“Guximi intelektual” për vitin 2024,nga z. Bajram Kabashi, gazetarë dhe
publicist i njohur. Z. Kabashi, në ligjëratën e tij, përmendi sfidat e kohës në
të kaluarën dhe guximi për ta prezantuar
realitetin jetësorë gjatë karrierës së tij mjaft të bujshme.
Ndër të tjera, Kryesia e SHI. “Jakova” dhe kryetari. Prof.
Dr. Ruzhdi Sefa, si pjesë të programit patën edhe ndarje të Mirënjohjeve dhe kartelave të Falënderimit, si
mirënjohje për arritjet të përbashkëta
dhe angazhimin e vazhdueshëm në kuadër të SHI.
”Jakova”.
Në fund folën disa përfitues të Mirënjohjeve duke
falënderuar SHI. “Jakova” për përkujdesjen ndaj anëtarësisë dha
bashkëpunëtoreve të kësaj Shoqate.
Këtë radhë Falënderime dhe Mirënjohje morën: Prof. Agim Jaka, Mr. Mevlyde Mezini Saraçi,
Sabahudin Vehapi, Prof.Ilir Hajdari, Prof. Iliriana Pylla.Prof. Teuta Lama
Hoda, Dr. Agron Abrashi, Msc. Yll M. Ferizi, Fehmi Xharavina, Av. Minush Hoxha,
Tahir Bezhani, Mr.inxh. Fehmi Soba, Prof Besim Këpuska, Mr.eco. Reshat
Muhaxhiri, Prof. Endrit Temaj.
Ndërkaq, në ora 18 ,në Sallen “Teki Dervishi”,Biblioteka e
qytetit “Ibrahim Rugova” Gjakovë, u përuruar monografia e Shoqatës “Vjetari
2023,p?rgaditur nga prof.
Agim Jaka.
Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, është ndër më aktivja në Komunën e Gjakovës,
dhe me punë të palodhur i gjithë stafi
saj, ka bërë jehonë në mbarë
Kosovën dhe trojet shqiptare. Me punën e
tyre të palodhshme, pos botimit e përurimit të librave të ndryshëm letraro-
artistik e historik, ka kontribuar duke
shpalosur data e kohë të rëndësisë historike, ka ndriçuar biografi të disa
personalitete të kaluarës, arsimit e shkencës, duke bashkëpunuar mirë edhe me
intelektual të njohur nga Malësia e Gjakovës, Tropoja. Këto e shumë të arritura
të tjera, SHI. “Jakova”, e bëjnë të jetë e nderuar dhe e respektuar
maksimalisht, duke u ndier krenarë secili pjesëtarë kontributëdhënës në gjirin
e intelektualëve të Gjakovës. Prof. Dr. Ruzhdi Sefa është njëri nga figurat
madhore të SHI.”Jakova” i cili, me dije,
urtësi e largpamësi, ka ngritur ura
bashkëpunimit me secilin për secilin qytetarë të Gjakovës. Bashkëpunimi
me këtë personalitet të bënë nderë.
Disa çaste të ndarjes së Mirënjohjeve nga Dr. Ruzhdi Sefa,
kryetarë i SHI.”Jakova” Gjakovë
Foto nga: Shklezen Rexha










