Kulturë
Shoqata “Trojet e Arbrit” shtyn demonstratën e 28 nëntorit në Prizren për Muranën e Gjergj Kastriotit deri në vendimin e institucioneve të Kosovës
E hene, 10.11.2025, 06:53 PM

Shoqata
"Trojet e Arbrit" shtyn mbajtjen e demonstratës se planifikuar më 28
nëntor 2025, në Prizren për Muranën e Gjergj Kastriotit deri në marrjen e një
vendimi nga Institucionet e Kosovës
Shoqata
"Trojet e Arbrit" njofton gjithë opininin shqiptar se demostrata që
është planifikuar të mbahet më datën 28 nëntor 2025, në Prizren për Muranën e
Gjergj Kastriotit është shtyrë. Pas
konsultimeve që ka bërë kryesia e Shoqatës "Trojet e Arbrit" dhe
këshillat nga miqtë tanë nga politika amerikane dhe ajo gjermane kemi ardhur në
përfundim që ta bëjmë shtyrjen e demostratës.
Demostrata
shtyhet deri në marrjen e një vendimi
nga Institucionet e Republikës së Kosovës,Qendra Rajonale për Trashegimi Kulturore
e Prizrenit si dhe Komuna e Prizrenit.
Pasi
të kemi një vendim do të marrim hapat e mëtutjeshem. Po ashtu shfrytëzojmë
rastin të falënderojmë të gjithë intelektualët që në vitin 2025 na ndoqën me
përkushtim të madh ku vetëm mbrenda këtij viti Shoqata "Trojet e
Arbrit" mbajti 3 sesione të mëdha shkencore, 4 akademi promovuese dhe
botoi 3 vepra enciklopedike me 1600 faqe material shkencor.
Kryesia e Shoqates
"Trojet e Arbrit"-Nue Oroshi Kryetar









