E premte, 24.10.2025, 06:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Mihal Gjergji: Bariu

E enjte, 23.10.2025, 06:49 PM


Mihal Gjergji

B A R I U

Ai ka shtrojë çdo metër toke

Mburojë një shark apo një gunë

Ndjek pas një diell-busull kohe

Me atë zgjohet dhe fle gjumë

Kundron nga larg një kalë prej reje

Që rend galop të shkojë diku

Urorin shkrep një hark rrufeje

Dhe djeg-kaminë një barrë me dru

Pas tufës rend, si pelegrini

I vete prapa si manar

Buzën e njom me lot' burimi

Ku derdhet gurra qelibar

E zgjedh jastëk një gurë nga shtrunga

Por befas brof e shkon matanë

Të prehet do, po s'e pret puna

Kujton një bejkë, e sytë s'ia panë

Në krah është mali, çfarë bekimi!

Gremisen hapat shteg më shteg

Mbi ballë i rri kurorë blerimi

Tek shkon menduar si poet!

I zgjuar jam në ëndrrën tënde

Në ëndrrën time më mungon

Po ti je larg prej peshkaqenëve

Nga ky moçal që kundërmon

Tiranë, Tetor 2017



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx