| E enjte, 23.10.2025, 06:49 PM |
Mihal Gjergji
B
A R I U
Ai
ka shtrojë çdo metër toke
Mburojë
një shark apo një gunë
Ndjek
pas një diell-busull kohe
Me
atë zgjohet dhe fle gjumë
Kundron
nga larg një kalë prej reje
Që
rend galop të shkojë diku
Urorin
shkrep një hark rrufeje
Dhe
djeg-kaminë një barrë me dru
Pas
tufës rend, si pelegrini
I
vete prapa si manar
Buzën
e njom me lot' burimi
Ku
derdhet gurra qelibar
E
zgjedh jastëk një gurë nga shtrunga
Por
befas brof e shkon matanë
Të
prehet do, po s'e pret puna
Kujton
një bejkë, e sytë s'ia panë
Në
krah është mali, çfarë bekimi!
Gremisen
hapat shteg më shteg
Mbi
ballë i rri kurorë blerimi
Tek
shkon menduar si poet!
I
zgjuar jam në ëndrrën tënde
Në
ëndrrën time më mungon
Po
ti je larg prej peshkaqenëve
Nga
ky moçal që kundërmon
Tiranë, Tetor 2017