Kulturë
Mihal Gjergji: Te Gorricat e Golëme
E hene, 13.10.2025, 05:54 PM
Mihal Gjergji
TE GORRICAT E GOLËME
Atje,
ku shkrepin rrufetë
"Te
gorricat e golëme"
Hapet
udha, prapsen retë
Shkon
një xhinde me takëme
Bijë
e Shehut, leshraverdhë
Ngjyer
në flori të hënës
Guxon
fjalën të t'a hedhë
"Mercenari,
qën i qënit"
Po
ti, tremb me supe frikën
Hijen
e flak mbi humnera
Me
një qeshje e feks ditën
Dorën
zgjat dhe ndalet era
Labushe,
për ku je nisur?
Ç'zjarr
të digjet brenda gjirit?
Zbret
një flutur krahqëndisur
Të
t'a pijë vesën e syrit!
Tirret
jeta si shtëllungë
'Rrënjëdalë'
e mëmës tënde
Ç'ëngjëll
t'u fanit në gjumë?
U
tremb mushka, ti s'u trembe!
Bëhet
dritë çdo fjalë nëne
(Si
feniks që lind nga hiri!)
Mbaj
dhe unë një iso kënge;
"Sokëllin
Sulo Beqiri!"
Gjirokastër, Tetor 2017
Komentoni