E diele, 12.10.2025, 06:08 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Zgjedhni më të mirët nga të gjitha listat zgjedhore!

E shtune, 11.10.2025, 02:58 PM


Zgjedhni më të mirët nga të gjitha listat zgjedhore!

Shkruan: Florim Zeqa

Politika është art i së mundshmës e cila bazohet në gënjeshtra, mashtrime, marrëzi, urrejtje dhe skizofreni. Gjuha e politikanëve të korruptuar plot gënjeshtra tingëllon si gramafon i prishur.

Përçasje elektorale

Pas zgjedhjeve të 12 tetorit, me ardhjen e sërishme në pushtet të një klase të korruptuar, qytetet dhe fshatrat e Kosovës rrezikojnë zvoglim enorm të popullatës dhe rritje të numrit të qenëve endacak në shumicën e komunave të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës, të lodhur nga varfëria ekstreme dhe denigrimi social, pa asnjë shpresë për ardhmëri, do ta braktisin Kosovën për të mos u kthyer më asnjëherë në "tokën e nemur", të zaptuar nga krimi i organizuar i bastardëve politik.

Qytetarët janë lodhur nga ky sundim i egër i mafio-oligarkisë politike, në të dyja nivelet e qeverisjes, dhe nuk po mund të durojnë më tejë denigrimin dhe përbuzjen e pushtetarëve.

Qytetarët janë lodhur aq shumë saqë për çdo ditë dëgjojmë lajme për të rinjt me shpresa të thyera që i "mbushit autobusët" dhe ia mësyjnë Perëndimit për një jetë më të mirë.

Për më keq se kaq, Kosovës është duke i ikur truri dhe shpirti i saj. Janë shpeshtuar rastet e largimit të mjekëve dhe infermierëve, ushtarëve dhe policëve, i largimit të kuadrove më të përgatitura në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës, kulturës, sportit, etj.

Duke e ndjerë rrezikun e ardhjes në pushtet të klasës sa të inkriminuar po aq të rikcikluar politike, vërehet rënje e interesimit për dalje në zgjedhje.

Qytetarët, nuk e kanë as motivin minimal për të dalë në zgjedhje, për t'i votuar të njëjtat figurat politike, e lërë më t'u besojnë tutje partive politike dhe liderëve të tejinkriminuar, të cilët për 26 vite rresht asnjëherë nuk u përkujdesen për mirëqënjën e qytetarëve, porqë u kujdesen vetëm për rrëmbimin e pushtetit dhe zhvatjen e shtetit.

Sikur të realizoheshin vetëm 10 % e premtimeve elektorale të politikanëve, Kosova do të shndërrohej në parajsë për qytetarët e vendit.

Politikanët milionerë i blejnë më së liri votat dhe shesin më së shtrënjti premtimet (mashtrimet) e tyre

Kosova është vendi i vetem në rajon e ndoshta edhe në botë, ku politikanët milionerë i blejnë më së liri votat dhe shesin më së shtrënjti premtimet e tyre.

Si zakonisht çmimin e mashtrimeve të tyre e paguan popullata e varfër, që do të mbetët sërish duke pritur deri në zgjedhjet e radhës pa e shijuar fare aromën e mrekullisë së premtuar.

Qytetar të dashur të Republikës së Kosovës, mesazhi i këtij shkrimi është i qartë dhe i sinqertë, mos bini pre e premtimeve boshe elektorale të kandidatëve për kryetarë komunash.

Vëni gishtin kokës dhe mendoni mirë para se të votoni.

Vota e juaj nesër më 12 tetor vlenë pak më shumë se; 20, 50 apo 100 euro!

Vota e juaj vlenë më shumë se një vend pune!

Vota e juaj vlenë më shumë se çdo interes pesonal!

Ata që ju harruan dje kur ju iu dhuruat votën, do t'ju harrojnë edhe nesër e përgjithmonë!

Vota e juaj nesër më 12 tetor është votë që determinon të ardhmën e shtetit dhe fatin tonë të përbashkët, e në mënyrë të veçantë fatin rinisë sonë:

-Të mbeten në Kosovë apo të largohet përgjithmonë!

Me votë largojeni klasën e inkriminuar politike

Qytetarë të vendit tim, është në dorën tuaj që nesër më 12 tetor ta zgjedhni një përbërje të re të asambleistëve që përfaqësojnë denjësisht interesat e juaja në Asambletë Komunale.

Nga këtu, shfrytëzoj nga rasti, që edhe një herë t'ju bëjë thirrje qytetarëve të vendit, mos votoni sy mbyllur, por hapni sy e vesh, kthjellni mirë mendjen para se të votoni nëse nuk dëshironi të vuani e vajtoni edhe për shumë vite të tjera.

Politikanët e korruptuar janë kudo dhe në të gjitha listat zgjedhore!

Elektorati e ka shansin historik që t'i largoi me votë abuzuesit e pushtetit komunal, që të gjithë ata, në një mënyrë apo tjetër janë të lidhur edhe me nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar në komunën tuaj!

Politikanët e inkriminuar, aty ku i ndanë pushteti qendror, i bashkon ai lokal dhe anasjelltas! I bashkojnë bisneset, tenderët dhe punët e pista në zhvatjen e buxhetit komunal dhe plaçkitjen e qytetarëve (mërgimtarëve).

Mundësia më e mirë për arritjen e ndryshimit në komunat tona dhe ndëshkimin e politikanëve të korruptuar dhe tejinkriminuar, është vota për kandidatët e rinj për asambleist, të pastër e të padjallëzuar që mbrojnë të drejtat e juaja dhe shtetit të Kosovës e jo të liderëve partiakë dhe oligarkëve politikë.

Voto mirë dhe drejt

Përzgjedhjen e asambleistëve mund ta bëni secili nga ju në listat zgjedhore të partive të preferuara. Mbase kjo është e vetmja mundësi për të sjellë ndryshim dhe freski në qeverisjet komunale.

Njerëz të vullnetit të mirë, dita e nesërme e përcakton fatin e të ardhmes së komunave të Kosovës!

Vota e juaj e tregon nivelin e vetëdijes qytetare!

Vota e juaj nesër është më e fuqishme se çdo premtim politik!

Nesër testohet pergjegjësia dhe forca e qytetarëve të Kosovës!

Vota jote, forca jote qytetar i Kosovës!

Mos e lë pa votuar me mendje të kthjellët!

Aty ku ishte mirë voto për vazhdimësi!

Aty ku ishte keq voto për ndryshim!

Zoti e bekoftë votën e lirë të njerëzve të lirë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx