| E shtune, 11.10.2025, 02:58 PM |
Zgjedhni më të mirët nga të gjitha listat zgjedhore!
Shkruan: Florim
Zeqa
Politika është art i së mundshmës e cila bazohet në
gënjeshtra, mashtrime, marrëzi, urrejtje dhe skizofreni. Gjuha e politikanëve
të korruptuar plot gënjeshtra tingëllon si gramafon i prishur.
Përçasje elektorale
Pas zgjedhjeve të 12 tetorit, me ardhjen e sërishme në
pushtet të një klase të korruptuar, qytetet dhe fshatrat e Kosovës rrezikojnë
zvoglim enorm të popullatës dhe rritje të numrit të qenëve endacak në shumicën
e komunave të Kosovës.
Qytetarët e Kosovës, të lodhur nga varfëria ekstreme dhe
denigrimi social, pa asnjë shpresë për ardhmëri, do ta braktisin Kosovën për të
mos u kthyer më asnjëherë në "tokën e nemur", të zaptuar nga krimi i
organizuar i bastardëve politik.
Qytetarët janë lodhur nga ky sundim i egër i
mafio-oligarkisë politike, në të dyja nivelet e qeverisjes, dhe nuk po mund të
durojnë më tejë denigrimin dhe përbuzjen e pushtetarëve.
Qytetarët janë lodhur aq shumë saqë për çdo ditë dëgjojmë
lajme për të rinjt me shpresa të thyera që i "mbushit autobusët" dhe
ia mësyjnë Perëndimit për një jetë më të mirë.
Për më keq se kaq, Kosovës është duke i ikur truri dhe
shpirti i saj. Janë shpeshtuar rastet e largimit të mjekëve dhe infermierëve,
ushtarëve dhe policëve, i largimit të kuadrove më të përgatitura në fushën e
ekonomisë, arsimit, shkencës, kulturës, sportit, etj.
Duke e ndjerë rrezikun e ardhjes në pushtet të klasës sa
të inkriminuar po aq të rikcikluar politike, vërehet rënje e interesimit për
dalje në zgjedhje.
Qytetarët, nuk e kanë as motivin minimal për të dalë në
zgjedhje, për t'i votuar të njëjtat figurat politike, e lërë më t'u besojnë
tutje partive politike dhe liderëve të tejinkriminuar, të cilët për 26 vite
rresht asnjëherë nuk u përkujdesen për mirëqënjën e qytetarëve, porqë u
kujdesen vetëm për rrëmbimin e pushtetit dhe zhvatjen e shtetit.
Sikur të realizoheshin vetëm 10 % e premtimeve elektorale
të politikanëve, Kosova do të shndërrohej në parajsë për qytetarët e vendit.
Politikanët milionerë i blejnë më së
liri votat dhe shesin më së shtrënjti premtimet (mashtrimet) e tyre
Kosova është vendi i vetem në rajon e ndoshta edhe në
botë, ku politikanët milionerë i blejnë më së liri votat dhe shesin më së
shtrënjti premtimet e tyre.
Si zakonisht çmimin e mashtrimeve të tyre e paguan
popullata e varfër, që do të mbetët sërish duke pritur deri në zgjedhjet e
radhës pa e shijuar fare aromën e mrekullisë së premtuar.
Qytetar të dashur të Republikës së Kosovës, mesazhi i
këtij shkrimi është i qartë dhe i sinqertë, mos bini pre e premtimeve boshe
elektorale të kandidatëve për kryetarë komunash.
Vëni gishtin kokës dhe mendoni mirë para se të votoni.
Vota e juaj nesër më 12 tetor vlenë pak më shumë se; 20,
50 apo 100 euro!
Vota e juaj vlenë më shumë se një vend pune!
Vota e juaj vlenë më shumë se çdo interes pesonal!
Ata që ju harruan dje kur ju iu dhuruat votën, do t'ju
harrojnë edhe nesër e përgjithmonë!
Vota e juaj nesër më 12 tetor është votë që determinon të
ardhmën e shtetit dhe fatin tonë të përbashkët, e në mënyrë të veçantë fatin
rinisë sonë:
-Të mbeten në Kosovë apo të largohet përgjithmonë!
Me votë largojeni
klasën e inkriminuar politike
Qytetarë të vendit
tim, është në dorën tuaj që nesër më 12 tetor ta zgjedhni një përbërje të re të
asambleistëve që përfaqësojnë denjësisht interesat e juaja në Asambletë
Komunale.
Nga këtu, shfrytëzoj nga rasti, që edhe një herë t'ju
bëjë thirrje qytetarëve të vendit, mos votoni sy mbyllur, por hapni sy e vesh,
kthjellni mirë mendjen para se të votoni nëse nuk dëshironi të vuani e vajtoni
edhe për shumë vite të tjera.
Politikanët e korruptuar janë kudo dhe në të gjitha
listat zgjedhore!
Elektorati e ka shansin historik që t'i largoi me votë
abuzuesit e pushtetit komunal, që të gjithë ata, në një mënyrë apo tjetër janë
të lidhur edhe me nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar në komunën
tuaj!
Politikanët e inkriminuar, aty ku i ndanë pushteti
qendror, i bashkon ai lokal dhe anasjelltas! I bashkojnë bisneset, tenderët dhe
punët e pista në zhvatjen e buxhetit komunal dhe plaçkitjen e qytetarëve
(mërgimtarëve).
Mundësia më e mirë për arritjen e ndryshimit në komunat
tona dhe ndëshkimin e politikanëve të korruptuar dhe tejinkriminuar, është vota
për kandidatët e rinj për asambleist, të pastër e të padjallëzuar që mbrojnë të
drejtat e juaja dhe shtetit të Kosovës e jo të liderëve partiakë dhe oligarkëve
politikë.
Voto mirë dhe drejt
Përzgjedhjen e
asambleistëve mund ta bëni secili nga ju në listat zgjedhore të partive të
preferuara. Mbase kjo është e vetmja mundësi për të sjellë ndryshim dhe freski
në qeverisjet komunale.
Njerëz të vullnetit të mirë, dita e nesërme e përcakton
fatin e të ardhmes së komunave të Kosovës!
Vota e juaj e tregon nivelin e vetëdijes qytetare!
Vota e juaj nesër është më e fuqishme se çdo premtim
politik!
Nesër testohet pergjegjësia dhe forca e qytetarëve të
Kosovës!
Vota jote, forca jote qytetar i Kosovës!
Mos e lë pa votuar me mendje të kthjellët!
Aty ku ishte mirë voto për vazhdimësi!
Aty ku ishte keq voto për ndryshim!
Zoti e bekoftë votën e lirë të njerëzve të lirë!