Mendime
Florim Zeqa: Referendumi pa shtet dhe shteti pa Referendum!
E diele, 28.09.2025, 06:53 PM
Referendumi pa shtet dhe shteti pa Referendum!
34 vjet nga Referendumi Popullor
Referendumi përveqse shprehje e lirë e vullnetit
të popullatës, është forma më e lartë e demokracisë dhe instrument bazik i
shtetit i cili përdoret në raste specifike për deklarim të popullatës për
çështje fondamentale dhe jetike për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve.
Shkruan:
Florim Zeqa
Referendumi i parë dhe i vetëm i
mbajtur në Kosovë ishte ai i 34 viteve më parë në rrethanat e okupimit klasik
të Serbisë, me pyetjen "A jeni për Rezolutën e Kuvendit të Republikës së
Kosovës për shpalljen e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur"?
Siq
dihet përgjigja ishte plebishitare e popullatës shqiptare në këtë Referendum,
pra, ishte me "PO" të madhe për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe
të pavarur.
Referendumi
gjithëpopullor për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, i mbajtur prej 26-30
shtator 1991 mbetet vulë e pashlyer në historinë e Republikës së Kosovës të
shpallur më 2 Korrik 1990.
Por,
shtrohet pyetja logjike, ku jemi tani pas 34 vjetësh të Referendumit
gjithëpopullor në shtetin e sovran dhe të pavarur të Kosovës?!
Përderisa
34 vjet më parë në shtetin e shpallur, por të pushtuar erritëm të mbajmë
Referendum për deklarim plebishitar të popullatës, tani në shtetin e pavarur
dhe sovran jemi të privuar nga e drejta e Referendumit!
Përderisa
34 vite më parë nuk kishim shtet mbanim Referendum dhe respektoheshin nga të
gjithë vendimet plebishitare, sot kemi shtet por nuk kemi Referendum!
Përderisa
34 vite më parë nuk kishim shtet, por kishim institucione paralele që
respektoheshin nga të gjithë qytetarët, sot kemi shtet por nuk kemi
institucione kredibile dhe të respektuara nga të gjithë!
Përderisa
34 vite më parë, shtetin e Kosovës e kishim të njohur vetëm nga shteti Amë
(Shqipëria), sot e kemi shtetin e njohur ndërkombëtarsiht nga 118 shtete të
botës!
Përderisa
34 vite më parë ishim më unik dhe më të bashkuar dhe gëzonim mbështetjen e
botës demokratike, sot jemi të ndarë dhe të përçarë dhe pa mbështetje
ndërkombëtare!
Përderisa
34 vite më parë e kishim një subjekt politik unik, sot i kemi shumë sish, por
secili prej tyre i ndarë dhe i përçarë në disa fracione dhe grupe interesi
kundër njëri-tjetrit për pak pushtet në gjysëm shtet!
Pra,
34 vite më parë kishim Referendum pa shtet, sot kemi shtet pa Referendum! Që i
bie se, se atëherë formalisht ishim pa shtet, por kishim institucione paralele
shtetërore me kredibilitet të lartë qytetar, sot e kemi shtetin formal pa
kredibilitet, pa Referendum dhe pa mbështetje ndërkombëtare siq e kishim më
parë!