E premte, 26.09.2025, 04:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Endrra e poetit

E merkure, 24.09.2025, 06:40 PM


Vladimir Shyti

Poezi

Endrra e poetit

Dallgët e zemrës s’do shkumëzonin,

Nuk do të bëhej as shpirti,

Nëse nuk do të ngriheshin,

Kundër një shkëmbi të shurdhët fati.

Më falni, O Fuqiplotë, veç një verë,

Dhe një dimër për muzën time,

Endërra e poetit, re e zymtë e vështirë,

Shfaqet paformë, që s’nderon mendimin.

Lugina e lumej përqark malesh profetikë,

Që, mund të dallosh gjerë në lindje,

Shqiptarinë e dyndët, si nga qiejt zbritën,

Si shëmbëllesa në kullotë, me shenjë hyjnie.

Të kulluar si yjet drejtë të panjohurës,

Nga shkëmbi në shkëmb pa timon,

Bijtë në dhe të huaj, të tokës së shqiponjës,

Ashtu solemn, dritë e tyre perëndon.

Të shpërndarë nëpër botë, Gegë e Toskë,

Oh, pak e dinë, se te ne një Zot komandon,

Hekuri I skuqur po rrihet në farkë,

Atje ndër shkrepa, po shkruhet historia jonë.

Me duar shpresash çdo ditë, nuk shtyhet jeta,

Ndaluni vetëm për një çast në fundin e Drinit,

Me pishat kuvendoni, dëgjoni oi-të e zërave,

Jehonën e shpirtërave, ku të dërgojnë lotë malli.

Nga brigjet e lashtë do të vijë kushtrimi,

Rreth flamurit të përbashkuar shqiptaria,

Si drita që zbret nga lartësitë, do vijë bashkimi,

Të gjithë sëbashku në përbetim, Gegë e Toskëria.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx