Kulturë
Blerim Rrecaj: Lëmsh e përshesh
E hene, 22.09.2025, 06:05 PM
Blerim Rrecaj
Kurorë e (pa)dukshme
Qielli
bujar ma dhuroj
Një
kurorë reje mbi kokë
Të
cilën po e bart
Ngado
që po shkoj
Shteg shprese
Di
të hedh vetëm raketa drite
Për
ta ndriçuar botën
Për
të gjetur rrugën e paqes
Për
mijëra e mijëra vjet
Kohë
Te
fontanë e fëmijërisë
Pranë
pallatit te rinisë
Në
moshën e tashmërisë
Gufon
e gurgullinë
Krua kujtimesh
U
ndala te kroi
Rridhte
vijëndërprerë
Ca
grerëza ma lëshuan radhën
Etjen
do e shuajmë të gjithë
Kandili
Një
kandil
Sheh
veten
Në
pasqyrë
Përreth
dritë e errësirë
Valixhja
Merr
valixhen e nisu
Merr
valixhen e kthehu
Tërhiqe
për rrotash
Ngrite
lart e pengesat shmang
Lojë
Të
luajmë siç duhet në çdo lojë
Me
përkushtim e pa hile
Duke
dhënë më të mirën tonë
Dashurisht
si gjithmonë
Lojëmbla
Për
një dege
Të
trungmollës
Hëna
u kap
Dhe
u bë portokall
Portë panjash
Në
Kalabri të Prishtinës
Në
një tarracë kafeneje
Pres
një çast frymëzimi
T'hy
në këtë portë panjash
Bleta në autobus
Autobusi
që vinte nga fshatrat
U
ndal në një stacion të qytezës
Zumë
vend në karriget e tij të fundit
Për
xhami të tij duke endur pamë bletën
Unë
i bëra shpejt një shkrepje
Ti
i bëre një video paksa të gjatë
Unë
ta kem kujtim e ta bart me vete
Ti
në rrjete sociale ta shpërndash
Autobusi
ndalej pritore më pritore
Dikë
do ta linte do e merrte dikë
Bleta
vërtiej xhamit e pas perdes
Rrëshqiste
xhamash në tjerë kufij
Zbritëm
dhe ne si udhëtarë të fundit
Bleta
seç na humbi sysh
Ndoshta
zbriti me ne në kryeqytet
A
ndejti n'autobus që në fshat do kthehej sërish
Lëmsh e përshesh
Duke
ecur rrugës
Në
kafe e në shesh
Dikush
thotë bota u bë lëmsh
Dikush
thotë se u bë përshesh
Dhe
dikur të duhet
Të
kthehesh në banesë
Urinë
do ta shuash
Me
një pjatë me përshesh
Dhe
ulesh e zë vend
Nis
të hash me kujdes
Merr
masa të duhura
T'mos
bije ky lëmsh n'përshesh
Avaz
i vjetër e avaz i ri vazhdon
Si
një zakon i pahijshëm e ves i keq
Hapen
e mbyllën probleme e plagë
Njerëz
të mirë ju përshëndes