E hene, 22.09.2025, 10:28 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Votoni më të mirët, ndëshkoni mashtruesit!

E diele, 21.09.2025, 07:20 PM


Votoni më të mirët, ndëshkoni mashtruesit!

Shkruan: Florim Zeqa

Zgjedhjet Lokale janë mundësi e mirë për ndryshime pozitive, por janë edhe rrezik për vazhdimin e 'status-quos' politike nëpër komunat tona. E gjitha varet nga niveli i vetëdijes qytetare për dalje masive në zgjedhje.

Dalja e ulët në zgjedhje, i lë qeverisjet pa legjitimitet qytetarë

Lakorja e rënjes së pjesëmarjes së qytetarëve në zgjedhje e ka marrë tatpjetën nga paslufa, por më e theksuar është pas shpalljes së pavarësisë. Jemi dëshmitarë që në dekadën e fundit kemi rënje drastike të pjesëmarrjes së qytetarëve në procese zgjedhore.

Kjo e vë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve!

Deshëm apo s'deshëm ta pranojmë me 40 apo 45 % të daljes së elektoratit në zgjedhje nuk mund të kemi legjitimitet të plotë të asnjë qeverie lokale apo qendrore!

Në secilin vend demokratik, pjesëmarrja nën 50 % e qytetarëve në zgjedhje e konteston me automatizëm legjitimitetin e qeverisjes!

Kurse tek ne, në vendin e paradokseve të mëdha, edhe me më pak se 40 % të daljes së elektoratit në zgjedhje, ato janë konsideruar legjitime nga klasa politike e bashkëdyzuar fitues-humbës në qeverisjen komunale!

Që nga zgjedhjet lokale të vitit 2002, ku e kishim 53,9 % daljen e elektoratit në zgjedhje në nivel vendi, jo që nuk është arritur më asnjëherë 50 %-i, shumica e qeverisjeve komunale nuk e kanë arritur as 40 %-in e daljes së elektoratit në zgjedhje!

Punësimi në zyrat komunale 'mollë e ndaluar' për shumicën qytetare!

Janë disa faktor politikë dhe shoqëror që kanë ndikuar në rënjën e interesimit të qytetarëve për zgjedhje. Në radhë të parë janë qeverisjet e dobëta dhe të papërgjegjshme komunale.

Rritja e nepotizmit dhe korrupsionit në nivele komunale, ka bërë që për shumicën e qytetarëve, një vend pune në zyrat komunale të mbetët 'mollë e ndaluar!

Pse?!

Sepse drejtuesit komunal, duke filluar nga kryetari i komunës dhe vartësit e tij morbid, secili pa dallim, kush më pak e kush më shumë të gjithë i punësojnë familjarët e vet dhe militantët partiakë me rekomandim të liderit të partisë!

Qytetarët që nuk janë në lidhje familjare me pushtetarët, jo vetëm që nuk mund të ëndërrojnë punësimin në institucione komunale, e kanë problem edhe kryerjen e ndonjë pune në zyrat komunale shkaku i procedurave burokratike, nepotizmit dhe mit-marrjes!

Zakonisht tejkalimi i këtyre pengesave nuk bëhet në shtëpinë e përbashkët-Kuvendin Komunal, por në kafene dhe restorante, ku zakonisht zyrtarët e lartë komunal e kalojnë shumicën e orarit të punës!

Të mos flasim për tenderët një-burimorë, që zakonsiht i marrin kompanitë e lidhura me pushtetin lokal apo qendror, gjithnjë në koordinim të ngushtë mes tyre!

Si pasojë e kësaj situate, janë në rritje e sipër fenomenet korrupsionit dhe krimit të organizuar, kurse nepotizmi ka arritur në nivelet alarmante.

Një zyrtar komunal brenda mandatit katërvjeçar i punëson deri në 5-6 familjarë! Nuk ka ku shkon më keq se kaq veç me i privatizuar tërësisht komunat, pasi vetëm fëmijët nën moshën 16 vjeçare u mbeten pa i punësuar në institucionet shtetërore!

Të tjerët që nuk janë pjesë e pushtetit, ju mbetët të shërbejnë në shtëpitë e zyrtarëve komunal si 'Baby Sitter' apo pastrues ordinerë!

Në të kundërtën, qytetarët e këtij vendi duhet të zgjedhin, të punojnë si skllëvër në sektorin privat ose t'ia mësyjnë perëndimit për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme!

Janë këta faktorë dhe të tjerë si këta që kanë ndikuar në demoralizimin e qytetarëve për mos dalje në zgjedhje. Të rinjët e përgatitur profesionalisht për punë, në mungesë të përspektivës zhvillimore të vendit dhe mbylljes së dyerëve për punësim në institucionet komunale e kanë marrë rrugën e mërgimit si zgjidhje afatëgjate dhe të qëndrueshme për familjet e tyre.

Përderisa politikanët e kanë motiv pushtetin që iu sjellë pasurim të shpejtë dhe privilegje të pafundme, qytetarët pas secilës palë zgjedhje dalin më të zhgënjyer dhe më të pashpresë!

Vazhdon praktika e ardhjes në pushtet të humbësve të zgjedhjeve

Secila parti pjesëmarrëse në Zgjedhje Lokale do duhej ta kishte parasysh një parim të shëndoshë dhe fisnik, që në listat e tyre zgjedhore të vendosin njerëz sa më sa më të përgatitur në aspektin profesional, të sinqert dhe kredibil që i tërheqin votuesit për dalje në zgjedhje!

Por, për fatin e keq, shumica e kandidatëve në të gjitha listat zgjedhore janë futur me logjikën e nepotizmit, dallavereve dhe allashvireshit shqiptarë. Si zakonisht, në shumicën e rasteve, kandidati për kryetarë është edhe bartës i listës!

Pse?

Sepse bartësi i listës e ka të garantuar vendin në Asamble Komunale! Shumica prej tyre janë të bindur për humbjen, andaj duan që në këtë mënyrë të sigurojnë postin e asambleistit për të mos mbetur duarthatë nga procesi zgjedhor.

Ngase jo të gjithë kandidatën për kryetarë i besojnë fitores së tyre në zgjedhje! Pas raundit të parë e presin me padurim 'Balo(sh)tazhin' si mundësi e artë manipulimi dhe kontarbandimi të votës së elektoratit të partisë, për arritur qëllimin personal duke ju vardisur kryetarit të partisë fituese të zgjedhjeve.

Nga paslufta është bërë parktikë e keqe e kryetarëve të partive humbëse të zgjedhjeve lokale, që si humbës serik të mbeten në pushtetin lokal pa besimin e qytetarëve!

Instalimit të kësaj logjike të keqe dhe perfide të partive politike duhet t'i përgjigjet zëri i qytetarëve me mosvotim në zgjedhjet e 12 tetorit!

Që kjo praktikë e keqe të mos përseritet më, i mbetet elektoratit që të votojë për më të mirët, më të merituarit dhe më të vendosurit e jo për mashtruesit dhe matrapazët politik që dhënë premtime boshe vetëm sa për të marrë pushtetin, ngase në "vetëdijen" e tyre ekziston vetëm logjika e manipulimit dhe e mashtrimit të masave e jo shërbimi për popullatën.

Zgjedhjet lokale janë të një rëndësie të veçantë. Për qytetarët më i rëndësishëm është një kryetarë komune i mirë dhe i përgjegjshëm sesa presidenti i shtetit me kompetenca të kufizuara siq e kemi shkaku i sistemit parlamentar. Kryetari i Komunës ndikon drejtëpërdrejt në përmirësimin e jetës dhe mirëqenjen e qytetarëve, gjë të cilën nuk mund ta bëjë presidenti i shtetit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx