| E diele, 21.09.2025, 07:20 PM |
Votoni më të mirët, ndëshkoni mashtruesit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Zgjedhjet
Lokale janë mundësi e mirë për ndryshime pozitive, por janë edhe rrezik për
vazhdimin e 'status-quos' politike nëpër komunat tona. E gjitha varet nga
niveli i vetëdijes qytetare për dalje masive në zgjedhje.
Dalja e ulët në zgjedhje, i lë
qeverisjet pa legjitimitet qytetarë
Lakorja e rënjes së pjesëmarjes së
qytetarëve në zgjedhje e ka marrë tatpjetën nga paslufa, por më e theksuar
është pas shpalljes së pavarësisë. Jemi dëshmitarë që në dekadën e fundit kemi
rënje drastike të pjesëmarrjes së qytetarëve në procese zgjedhore.
Kjo
e vë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve!
Deshëm
apo s'deshëm ta pranojmë me 40 apo 45 % të daljes së elektoratit në zgjedhje
nuk mund të kemi legjitimitet të plotë të asnjë qeverie lokale apo qendrore!
Në
secilin vend demokratik, pjesëmarrja nën 50 % e qytetarëve në zgjedhje e
konteston me automatizëm legjitimitetin e qeverisjes!
Kurse
tek ne, në vendin e paradokseve të mëdha, edhe me më pak se 40 % të daljes së
elektoratit në zgjedhje, ato janë konsideruar legjitime nga klasa politike e
bashkëdyzuar fitues-humbës në qeverisjen komunale!
Që
nga zgjedhjet lokale të vitit 2002, ku e kishim 53,9 % daljen e elektoratit në
zgjedhje në nivel vendi, jo që nuk është arritur më asnjëherë 50 %-i, shumica e
qeverisjeve komunale nuk e kanë arritur as 40 %-in e daljes së elektoratit në
zgjedhje!
Punësimi në zyrat komunale 'mollë e
ndaluar' për shumicën qytetare!
Janë disa faktor politikë dhe
shoqëror që kanë ndikuar në rënjën e interesimit të qytetarëve për zgjedhje. Në
radhë të parë janë qeverisjet e dobëta dhe të papërgjegjshme komunale.
Rritja
e nepotizmit dhe korrupsionit në nivele komunale, ka bërë që për shumicën e
qytetarëve, një vend pune në zyrat komunale të mbetët 'mollë e ndaluar!
Pse?!
Sepse
drejtuesit komunal, duke filluar nga kryetari i komunës dhe vartësit e tij
morbid, secili pa dallim, kush më pak e kush më shumë të gjithë i punësojnë
familjarët e vet dhe militantët partiakë me rekomandim të liderit të partisë!
Qytetarët
që nuk janë në lidhje familjare me pushtetarët, jo vetëm që nuk mund të
ëndërrojnë punësimin në institucione komunale, e kanë problem edhe kryerjen e
ndonjë pune në zyrat komunale shkaku i procedurave burokratike, nepotizmit dhe
mit-marrjes!
Zakonisht
tejkalimi i këtyre pengesave nuk bëhet në shtëpinë e përbashkët-Kuvendin
Komunal, por në kafene dhe restorante, ku zakonisht zyrtarët e lartë komunal e
kalojnë shumicën e orarit të punës!
Të
mos flasim për tenderët një-burimorë, që zakonsiht i marrin kompanitë e lidhura
me pushtetin lokal apo qendror, gjithnjë në koordinim të ngushtë mes tyre!
Si
pasojë e kësaj situate, janë në rritje e sipër fenomenet korrupsionit dhe
krimit të organizuar, kurse nepotizmi ka arritur në nivelet alarmante.
Një
zyrtar komunal brenda mandatit katërvjeçar i punëson deri në 5-6 familjarë! Nuk
ka ku shkon më keq se kaq veç me i privatizuar tërësisht komunat, pasi vetëm
fëmijët nën moshën 16 vjeçare u mbeten pa i punësuar në institucionet
shtetërore!
Të
tjerët që nuk janë pjesë e pushtetit, ju mbetët të shërbejnë në shtëpitë e
zyrtarëve komunal si 'Baby Sitter' apo pastrues ordinerë!
Në
të kundërtën, qytetarët e këtij vendi duhet të zgjedhin, të punojnë si skllëvër
në sektorin privat ose t'ia mësyjnë perëndimit për një jetë më të mirë dhe më
të dinjitetshme!
Janë
këta faktorë dhe të tjerë si këta që kanë ndikuar në demoralizimin e qytetarëve
për mos dalje në zgjedhje. Të rinjët e përgatitur profesionalisht për punë, në
mungesë të përspektivës zhvillimore të vendit dhe mbylljes së dyerëve për
punësim në institucionet komunale e kanë marrë rrugën e mërgimit si zgjidhje
afatëgjate dhe të qëndrueshme për familjet e tyre.
Përderisa
politikanët e kanë motiv pushtetin që iu sjellë pasurim të shpejtë dhe
privilegje të pafundme, qytetarët pas secilës palë zgjedhje dalin më të
zhgënjyer dhe më të pashpresë!
Vazhdon praktika e ardhjes në pushtet
të humbësve të zgjedhjeve
Secila parti pjesëmarrëse në Zgjedhje
Lokale do duhej ta kishte parasysh një parim të shëndoshë dhe fisnik, që në
listat e tyre zgjedhore të vendosin njerëz sa më sa më të përgatitur në
aspektin profesional, të sinqert dhe kredibil që i tërheqin votuesit për dalje
në zgjedhje!
Por,
për fatin e keq, shumica e kandidatëve në të gjitha listat zgjedhore janë futur
me logjikën e nepotizmit, dallavereve dhe allashvireshit shqiptarë. Si
zakonisht, në shumicën e rasteve, kandidati për kryetarë është edhe bartës i
listës!
Pse?
Sepse
bartësi i listës e ka të garantuar vendin në Asamble Komunale! Shumica prej
tyre janë të bindur për humbjen, andaj duan që në këtë mënyrë të sigurojnë
postin e asambleistit për të mos mbetur duarthatë nga procesi zgjedhor.
Ngase
jo të gjithë kandidatën për kryetarë i besojnë fitores së tyre në zgjedhje! Pas
raundit të parë e presin me padurim 'Balo(sh)tazhin' si mundësi e artë
manipulimi dhe kontarbandimi të votës së elektoratit të partisë, për arritur
qëllimin personal duke ju vardisur kryetarit të partisë fituese të zgjedhjeve.
Nga
paslufta është bërë parktikë e keqe e kryetarëve të partive humbëse të zgjedhjeve lokale, që si humbës serik
të mbeten në pushtetin lokal pa besimin e qytetarëve!
Instalimit të kësaj logjike të keqe
dhe perfide të partive politike duhet t'i përgjigjet zëri i qytetarëve me
mosvotim në zgjedhjet e 12 tetorit!
Që
kjo praktikë e keqe të mos përseritet më, i mbetet elektoratit që të votojë për
më të mirët, më të merituarit dhe më të vendosurit e jo për mashtruesit dhe
matrapazët politik që dhënë premtime boshe vetëm sa për të marrë pushtetin,
ngase në "vetëdijen" e tyre ekziston vetëm logjika e manipulimit dhe
e mashtrimit të masave e jo shërbimi për popullatën.
Zgjedhjet lokale janë të një rëndësie
të veçantë. Për qytetarët më i rëndësishëm është një kryetarë komune i mirë dhe
i përgjegjshëm sesa presidenti i shtetit me kompetenca të kufizuara siq e kemi
shkaku i sistemit parlamentar. Kryetari i Komunës ndikon drejtëpërdrejt në
përmirësimin e jetës dhe mirëqenjen e qytetarëve, gjë të cilën nuk mund ta bëjë
presidenti i shtetit.