Kulturë
Shyqyri Fejzo: Vetmia
E marte, 16.09.2025, 06:29 PM
Shyqyri Fejzo
Vetmia
Shkretëtirë
pa hije, udhë rëre që djeg
E
tillë është vetmia – e rëndë, e mjerë,
Gazi
i zemrës i humbur në çdo shteg.
Vec
trishtim, mirësi nuk ka nxjerrë
Gabimet,
mëritë, trishtimet e rënda,
Me
rulin e saj i rrafshoi krejt harresa
Lexime,
filma, e biseda na ka ënda
Shoqërinë
e mirë na e sjell kujtesa
Kur
në çdo dritare gas e hare vërshon
Zërat
e të vegjëlve mbushin shtëpinë
Sepse
fund jete të mirë sejcili meriton
Mjalti
i mjaltit sot na sjell lumturinë
Kur
nipa e mbesa që rriten me pekule
Sjellin
gëzim, pranverë, qeshet shtëpia
Thinjat
e flokëve tanë kthehen në lule
Në
zjarrin e shpirtit po tretet vetmia.
Komentoni