Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shyqyri Fejzo: Vetmia

| E marte, 16.09.2025, 06:29 PM |


Shyqyri Fejzo

Vetmia

Shkretëtirë pa hije, udhë rëre që djeg

E tillë është vetmia – e rëndë, e mjerë,

Gazi i zemrës i humbur në çdo shteg.

Vec trishtim, mirësi nuk ka nxjerrë

Gabimet, mëritë, trishtimet e rënda,

Me rulin e saj i rrafshoi krejt harresa

Lexime, filma,  e biseda na ka ënda

Shoqërinë e  mirë na e sjell kujtesa

Kur në çdo dritare gas e hare vërshon

Zërat e të vegjëlve mbushin shtëpinë

Sepse fund jete të mirë sejcili meriton

Mjalti i mjaltit sot na sjell lumturinë

Kur nipa e mbesa që rriten me pekule

Sjellin gëzim, pranverë, qeshet shtëpia

Thinjat e flokëve tanë kthehen në lule

Në zjarrin e shpirtit po tretet vetmia.