Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Vetëdija
E marte, 16.09.2025, 06:59 PM
VETËDIJA
NGA
KALOSH ÇELIKU
Populli shqiptar me shekuj ka jetuar dhe ka mbetur gjallë në Robëri.
Vetëmse, Sot: ka probleme me “Lirinë”. Përçudi, në Ditën e sotshme:
Lufta e partive politike para zgjedhjeve lokale mes koaulacionit VLEN, dhe nga
Aleanca Kombëtare për Integrim, seç ma përkujtuan fabulën e Abetares pas
komuniste ish jugosllave në sistemin ish jugosllav: “Dy qetë dhe ujku”.
Tregim, i përpunuar nga fabulat e Lafontenit të Naim Frasherit, të cilin e
kishim në librat e leximit në klasë dhe shtëpi, që nuk mund ta heq nga mendja
edhe Sotekesajdite në “Liri”.
Mësuesi im me kësule të bardhë, kur hynte në klasë në Katundin tim
Cë rvicë të Kërcovës, dhe na e shpalonte ta lexojmë para nxënësve tregimin “Dy
qetë dhe ujku”. E analizonim, që asaj kohe rresht pas rreshti si nxënës
katundi. Krah për krahu me vjershën e Çajupit “Mëmëdheu”. Ujku,
sesi i pë rshpëriti në vesh kaut tjetër të zgjedhës: vëllai yt, hanë më shumë
bar në livadh. Vëllezërit e zgjedhës, nuk e kuptuan pusinë pas “Çuke”. Aty, për
aty, i përqau vëllezërit - qetë e zgjedhës, që e tërhiqnin me vite së bashku
qerren dhe pllugun arave e fushave.
Zgjedhën, ende e kishin në qafë. Njërit pas tjetrit, të nesermen Ujku
u kërceu në shpinë, i hëngri te “Përroni i Thanës”. I shqeu copë - copë mes dëllinjave nën hije të dardhave gorrice.
Edhe, ne e lexonim me kurreshtje dhe dashuri gati gjithë javën
edhe në shtëpi para prindërve “Dy qetë dhe ujku”. Sidomos,
gëzoheshim kur mësuesi na e jepte edhe si detyrë shtëpie, se: si i përqau të dy
qetë vëllezër Ujku?!... Merreni me mend, se: në ç’nivel artistik dhe edukativ
kanë qenë asaj kohe ato libra leximi, të shpërndarë nëpër shkollat shqipe.
Pse, edhe Sot: mësuesi mos hyj në klasë me kësulë të bardhe?! Ose,
mësuesja me veshje kombëtare shqiptare, kur na dalin para nxënësve mësueset e
mbuluara me shamia dhe ferexhe të zeza turko-arabe?! Ose, të këthehemi te
veshja e dikurshme me kostume të njëta për të gjithë nxënësit e sistemit ish
komunist për të hyrë në klasë. Jo, kujt si ti teket?!
Unë, asaj kohe nuk guxoja të hyj në klasë para nxënësve, as me
flokë të gjata. Edhe, kam pasur probleme me profesorët e mi në
shkollë. Mos them, edhe me mjekër të zezë. Megjithëse, netët i
kaloja diskokubleve me rokenrollë të
Beatles, Rolling Stones, Led Zeppelin, Jimi Hendrix, Chansons Franncaises,
Celione Dione, Tina Tajner, Janis Joplins, Johnn Hallyday, Credence, Nora Jones
në Shkupin Shqiptar. Asesi, as edhe si mësues në Drenas të Drenicës dhe
malësinë e Shkupit.
Dëshmi, që jemi me qindra kilometra larg vlerave arsimore,
artistike - kulturore dhe edukative përparimtare për Ditën e Nesëme. Nuk e them
politikës Shqiptare. Ajo, kohën e fundit ka ecur me kilometra përpara në
përçarjen e popullit shqiptar. Përmëkeq, “Dy qetë dhe ujku”: Sot,
nuk i kemi në Abetare, as “Mëmëdheun” e Çajupit. Mos them, edhe vjershat tjera të Rilindasëve
Shqiptar: Vaso Pashë Shkodranit, Asdrenit, Hil Mosit, Ali Asllanit, Milto Gurrës,
Filip Shirokës, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit... Aqmëpak vjershën, “GUXO” të Ndre
Mjedes. Edhe, pse: Sot, e kemi si parti politike në Ditën e Sotshme për Shqipëri
para zgjedhjeve lokale dhe parlmentare për poste partiake. Dhe, pasuri.
Shkak, që sot: Partitë Politike Shqiptare në emër të popullit
shqiptar janë duke e hëngër njëra – tjetrën për pushtet. Fatkeqësi kombëtare?! Poste
partiake dhe pasuri, në dëm të popullit shqiptar. Nuk e kanë lexuar ende fabulën
e përpunuar të Lafontenit nga Naim Frasherit në librat e leximit. E kanë
sakatuar vite me radhë arsimin dhe kulturën shqiptare. Planprogramet, dhe
tekstet shkollore ende me parulla të rrejshme të “vëllazerim – bashkimit në
“shtetin e përbashkët” ende ish jugosllav. Politikën e tyre trusakate me gjysmëanalfabetë
për pushtet, duke e futur me dhunë në shkollat shqipe me planprograme
shkollore, edhe në librat e leximit. Katastrofë kombëtare!
Shqiptarët, Sot: nuk kanë nevojë për kët bërllok politik pa Vetëdije...