E hene, 15.09.2025, 11:49 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Deklarata që zbardh të vërtetën e luftës sonë çlirimtare

E hene, 15.09.2025, 06:59 PM


Prof. Blerim Latifi:

James Rubin, në dëshminë e tij në Hagë: “Nga zyrtarë të zbulimit amerikan që ishin në kontakt me UÇK-në, u është thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste, të mos kryenin krime lufte dhe, sigurisht, të mos e promovonin fundamentalizmin islamik.”

Kjo deklaratë zbërthen gjithçka. Ajo e shpalos të vërtetën e luftës sonë çlirimtare dhe na e hap shtegun e qartë për të kuptuar se nga cilat forca të errëta antishqiptare e proserbe, në vitet e pasluftës, u promovua dhe u përhap vehabizmi në Kosovë.

E vërteta mund të vonohet, por një ditë ajo gjithsesi e gjen rrugën për të dalë para botës. Dhe kjo është e domosdoshme, sepse nuk është thënë kot: vetëm e vërteta na bën të lirë.

________________

Mjafton të krahasosh dëshminë e sotme të James Rubin me dëshminë e prokurorisë të atij tipit nga Kaçaniku që fliste për vjedhje lopësh, dhe atij tjetrit që e akuzonte UÇK-në se i kishte bërë sehire [magji].

Krejt thelbi i çështjes gjendet në këtë krahasim.

________________

Që prej vitit 1981, shqiptarët kanë organizuar qindra, madje edhe mijëra protesta në qytetet e Perëndimit. Asnjëherë ato nuk janë shoqëruar me dhunë apo vandalizëm, siç shpesh kemi parë në protestat e komuniteteve të tjera etnike. Kjo traditë e madhështore u dëshmua edhe sot, në protestën e zhvilluar në Hagë. Dinjiteti dhe sjellja e civilizuar kanë ecur gjithmonë krah për krah, duke treguar fytyrën e vërtetë të kombit tonë, e jo atë të shëmtuarën që duan të na e mveshin armiqtë e lirisë sonë, bashkë me mashat e tyre brenda nesh.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx