| E hene, 15.09.2025, 06:59 PM |
Prof. Blerim Latifi:
James
Rubin, në dëshminë e tij në Hagë: “Nga zyrtarë të zbulimit amerikan që ishin në
kontakt me UÇK-në, u është thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste,
të mos kryenin krime lufte dhe, sigurisht, të mos e promovonin fundamentalizmin
islamik.”
Kjo
deklaratë zbërthen gjithçka. Ajo e shpalos të vërtetën e luftës sonë çlirimtare
dhe na e hap shtegun e qartë për të kuptuar se nga cilat forca të errëta
antishqiptare e proserbe, në vitet e pasluftës, u promovua dhe u përhap
vehabizmi në Kosovë.
E
vërteta mund të vonohet, por një ditë ajo gjithsesi e gjen rrugën për të dalë
para botës. Dhe kjo është e domosdoshme, sepse nuk është thënë kot: vetëm e
vërteta na bën të lirë.
________________
Mjafton
të krahasosh dëshminë e sotme të James Rubin me dëshminë e prokurorisë të atij
tipit nga Kaçaniku që fliste për vjedhje lopësh, dhe atij tjetrit që e akuzonte
UÇK-në se i kishte bërë sehire [magji].
Krejt
thelbi i çështjes gjendet në këtë krahasim.
________________
Që
prej vitit 1981, shqiptarët kanë organizuar qindra, madje edhe mijëra protesta
në qytetet e Perëndimit. Asnjëherë ato nuk janë shoqëruar me dhunë apo
vandalizëm, siç shpesh kemi parë në protestat e komuniteteve të tjera etnike.
Kjo traditë e madhështore u dëshmua edhe sot, në protestën e zhvilluar në Hagë.
Dinjiteti dhe sjellja e civilizuar kanë ecur gjithmonë krah për krah, duke
treguar fytyrën e vërtetë të kombit tonë, e jo atë të shëmtuarën që duan të na
e mveshin armiqtë e lirisë sonë, bashkë me mashat e tyre brenda nesh.