Mendime
Florim Zeqa: Kurti dhe Osmani, shembulli i papërgjegjshmërisë shtetërore!
E shtune, 13.09.2025, 06:58 PM
Kush i vuri thikën pas shpine Kosovës, pushteti apo opozita?
Shkruan:
Florim Zeqa
Pezullimi i dialogut strategjik
ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, është një
lajm i rëndë dhe kobëzi, i cili paralajmëron 'dimër' të ashpër për Kosovën!
A mund të ecë Kosova e
vetme pa SHBA-të?!
Dy krerët më të lartë shtetërorë,
Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani janë duke u treguar të papërgjegjshëm
me veprimet e tyre politike!
Përderisa
i pari, Kryeministri Albin Kurti me deklaratat e ngutshme dhe veprimet vetjake
dhe të pakoordinuara i ka dëmtuar rëndë marrëdhënjet me aleatin strategjik dhe
ekzistencial të shtetit të Kosovës-SHBA-të.
E
dyta, Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani me deklarata të pamatura dhe aspak
bindëse për kinse kërcënimet familjare dhe rrezikun nga kanosja e vajzave të
saj, e ka krijuar një situatë të lartë pasigurie dhe pabarazie qytetare në
shtetin të cilin e drejton!
A
thua vallë, dy liderët shtetërorë me veprimet e pamatura, me arrogancën e
forcës së pushtetit dhe egon e pafundme pushtetore, janë shpëtimtarë apo janë
shndërruar në denigrues të së ardhmes së shtetit dhe sigurisë naciaonale?!
Kosova
me ndihmën e NATO-s e ka fituar luftën, me ndihmën e partnerit strategjik
(SHBA) e ka krijuar shtetin dhe nuk duhet të tolerojë më izolime dhe poshtërime
nga partnerët e saj strategjik, shkaku i aventurave të rrerzikshme të liderëve
të saj!
Po
bëhen dy vite që kur BE-ja na ka futur nën sanksione ekonomike, kurse tani edhe
Amerika na ka kthyer shpinën me pezullimin e dialogut strategjik!
Si do të ecim tutje me raporte të ftohura me partnerët tonë?!
Ndërkohë,
që dy liderët shetëror sillen me komoditet sikur gjithçka është në rregull,
bota e ka ndryshuar komplet çasjen ndaj nesh!
Të
vetmin problem e kanë me gazetarët që nuk po i lënë rehat!
Përderisa
shtetet më të zhvilluara evropiane nuk e paramendojnë të ardhmen e tyre pa
Amerikën, liderët tonë po e mendojnë të kundërtën, "Kosova
mund të ecë e vetme pa SHBA-të", sikur mbështetja amerikane për ne
është diçka e parëndësishme!
Raportet
me SHBA-në dhe NATO-n janë ekzistenciale për Kosovën, janë garanca më e
fuqishme për liri, për pavarësi, për sovranitet dhe integritet territorial të
vendit tonë.
Pezullimi
i Dialogut Strategjik nga ana e SHBA-ve ka qenë njëra nga masat e (pa)pritura
që janë pasojë e politikës së jashtme sa të papërgjegjshme, po aq edhe
inekzistente të Kosovës, në të cilën vorbull politike po vallëzon me dualizëm
edhe Vjosa Osmani para Albin Kurtit sikurse dikur Mimoza Kusari para Gadafit!
Apokalipsit të shtetit të Kosovës
tashmë po i shihet fundi
Vajtimet e opozitës u gjasojnë lotëve
të krokodilit për Kosovën!
Tani
opozita kot derdhë lot krokodili dhe mban ligjerata atdhedashurie!
Opozita
le të trumbeton ditë e natë se Kurti po punon për Serbinë!
Asgjë
nuk do të ndryshojë për të mirë për Kosovën?
Dy
dekada e patën mundësinë të bëjnë mirë për Kosovën, e bën të kundërtën!
E
katandisen siq është më së keqi vendin tonë përmes sistemit korruptiv, të
instaluar për dy dekada rresht!
Pezullimi
i raporteve amerikane me Kosovën, qoftë edhe i përkohshëm, do të jetë me pasoja
afatëgjata për Kosovën!
Ky
është vetëm fillimi i kohës së vështirë për Kosovën!
Të
gjitha partitë, kush më pak e kush më shumë mbajnë përgjegjësi për situatën e
krijuar!
Përgjegjësia
60 % bie mbi ata që sot janë në pushtet, pasi ata e patën fuqinë dhe mundësinë
60 % për ta ndryshuar realitetin e krijuar, por nuk e bënë!
Pjesa
tjetër apo 40 %-shi i përgjegjësisë bie mbi opozitën që e bllokuan formimin e
institucioneve të reja shtetërore.
Përderisa
në Serbi ka filluar festa e prishjes së raporteve amerikane me Kosovën, mbetet
të shihet në zgjedhje, se a do ta mund Albini edhe "opozitën
amerikane"!
Po
ashtu mbetet të shihet, kush i vuri thikën pas shpine Kosovës, pushteti apo opozita?!
Pavarësisht epilogut të zgjedhjeve
lokale dhe atyre parlamentare në vjeshtën e vonë, fati i Kosovës do të mbetët i
lidhur ngusht me interesat amerikane në Ballkan, nga të cilat dhe pa të cilat
as që mendohet ekzistenca e shtetit tonë!
Zoti
në qiell!
Amerika
në tokë!
Të
paçim Kosovë për jetë e mot!
Për ADN-në, Florim
Zeqa, Itali
13
Shtator 2025