Mendime
Ben Blushi: Pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
E shtune, 13.09.2025, 06:55 PM
E PSE QENKA I NDERSHËM ALBIN KURTI?
Nga
Ben Blushi
Para
kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i
papërshtatshëm.
Ka
qëlluar që kryeministrat janë të paaaftë siç është Albini, mund të jenë të
dëmshëm siç është Albini, mund të jenë të dhunshëm siç është Albini, mund të
jenë pa ide siç është Albini, mund të jenë të mërzitshëm siç është Albini, mund
të qëllojnë demagogë siç është Albini, mund të jenë poetë të dështuar siç do
donte të ishte Albini, mund të jenë delirantë siç është Albini.
Të
gjitha këto kanë ndodhur dhe do ndodhin.
Mirëpo
popujt e gjejnë zgjidhjen.
Ata
i zbojnë Albinët nga qielli i tyre njëlloj si korbat.
Kur
e kuptojnë se korbat nuk ikin, popujt largojnë ushqimin e tyre kryesor :
insektet.
Prandaj
them se ikja e Albinit nuk është më diçka që i duhet lënë atij në dorë.
Albin
Kurtit i duhet hequr ushqimi.
Ikjen
e Albinit e kanë në dorë ata që e krijuan Albinin : qytetarët e Kosovës.
Përveç
shumë dëmëve që i ka bërë vendit të vet, Albin Kurti do mbahet mend se krijoi
një lidhje fatale mes fjalës sekt dhe insekt.
Ai
ka krijuar një albinsekt.
Albinsektet
janë ushqimi i Albinit, ata e mbajnë të ndezur zemrën e tij të shuar, ata ia
tundin krahët kur nuk fluturon dot, ata ia hapin sqepin kur duhet të kafshojë,
ata ia ngarkojnë flatrat e urrejtjes me gurë, ata e shërojnë kur ai plagoset,
ata ia pastrojnë kthetrat kur ai nxjerr sytë, ata qeshin kur ai nuk ka cipë, ata
ia rrahin rivalët me rrip, ata e quajnë hero meqë flet shqip, ata e çojnë nga
rënia në gropë, ata nuk ndahen kur ai bëhet copë.
Por
sot është dita që dhe albinsektet të bëjnë një bilanc.
Çfarë
ka bërë Albin Kurti për pesë vjet?
Aktualisht
në Evropë nuk ka asnjë shoqëri më depresive se Kosova.
Të
varfërit po varfërohen, të pasurit po rrallohen.
Mijëra
njerëz ikin çdo ditë.
Bizneset
po mbyllen.
Ekonomia
është rrudhur dhe prodhimi është pakësuar.
Papunësia
është më e larta në rajon.
Investime
publike nuk ka.
Investimet
e huaja janë një koncept i panjohur.
Bizneset
e Kosovës po emigrojnë në Shqipëri.
Elita
gjithashtu.
Parlamenti
ka shtatë muaj jashtë funksionit.
Qeveria
nuk formohet dot dhe Albin Kurti është një kryeministër me mandat të skaduar.
Marrëdhëniet
e Kosovës me Amerikën janë në pikën më të ulët.
Me
vendimin e djeshëm Amerika e ka shpallur Albin Kurtin de fakto non grata.
Raportet
me Evropën janë të bllokuara prej dy vitesh.
Kosova
është nën embargo.
Marrëdhëniet
me Shqipërinë janë më keq se në kohën e Jugosllavisë.
Kufiri
është i hapur, por shpirti është i mbyllur.
Njerëzit
takohen, por Albin Kurti i ndalon të duhen.
Administrata
albinsekte e shtetit të Kosovës është kthyer në një agjensi anti-Shqipëri.
Ajo
ndot plazhet dhe i tremb turistët duke i cuar në Greqi.
Që
kur e njoh Kosovën nuk kam parë kurrë një sentiment më të fortë kundër
shqiptarëve të Shqipërisë se sa sot.
Nga
një parti e themeluar kundër Serbisë, Vetëvendosja e Albin Kurtit është kthyer
në një parti kundër Shqipërisë.
E
megjithatë kur ia bën këtë bilanc disa njerëzve në Kosovë ata thonë po ke të
drejtë, të gjitha janë të vërteta, por Albin Kurti është i ndershëm.
Unë
kam një pyetje për të gjithë kosovarët.
E
pse qenka Albin Kurti i ndershëm?
Si
mund të jetë i ndershëm një njeri që e fut vendin e vet në konflikt me
Amerikën?
Si
mund të jetë i ndershëm një njeri që ka arritur të fusë vendin në listën e
sanksioneve të Bashkimit Evropian njëlloj sikur të ishte Rusia e Putinit?
Si
mund të jetë i ndershëm një njeri që kërkon të qeverisë kur nuk ka fituar?
Si
mund të jetë i ndershëm dikush që dështoi 50 raude parlamentare duke kërkuar
diçka që nuk i takonte?
A
mund të jetë i ndershëm dikush që refuzon të dëshmojë në prokurori siç bëjnë sa
herë ju kërkohet 2 milion qytetarët e atij vendi?
A
mund të jetë i ndershëm një njeri që kundërshton vendimet e gjykatave?
A
mund të jetë i ndershëm një njëri i cili, që nga dita që ka ardhur në pushtet
nuk i ka shtuar asnjë njohje shtetit të vet?
A
mund të jetë i ndershëm dikush që ushqen me dashje akuzat e gjykatës së Hagës
për ata që çliruan Kosovën?
A
mund të jetë i ndershëm dikush që përdor fenë për vota?
A
mund të jetë i ndershëm një njeri që ka shkatërruar mijëra vende pune?
A
mund të jetë i ndershëm një njeri që beson se rritja ekonomike është pasurim i
padrejtë?
A
mund të jetë i ndershëm dikush që e përdor varfërinë për pushtet?
Ne
shqiptarët kemi disa shembuj të ndershmërisë politike.
Po
marr një rast klasik.
Një
pjesë prej nesh, besojnë se Enver Hoxha ishte i ndershëm.
Ata
thonë se ai nuk i vidhte taksat e popullit, nuk kishte prona, nuk kishte vila
dhe pasuri, megjithëse i fuste kundërshtarët në burg, megjithëse ia mori të
gjithëve pronat,megjithëse kolektivizoi
lopët,megjithëse ne hanim një racion mish në muaj dhe megjithëse kur vdiq e la
Shqipërinë vendin më të varfër në botë dhe më të izoluar,në konflikt me
Evropën, Amerikën Rusinë dhe Kinën.
Pavarësisht
të gjithave, thonë disa, Enver Hoxha ishte burrë i ndershëm sepse nuk i vidhte
lapsat me të cilët firmoste varjen e njerëzve në litar.
Pra
një njeri që i la të gjithë pa gjë, quhet i ndershëm meqë vetë nuk mori asgjë.
Ky
është koncepti i disa kosovarëve sot për Albin Kurtin.
Ata
besojnë se ky njeri nuk e vjedh printerin e vendimeve të dëmshme që merr.
Unë
do preferoja më mirë një njeri që e shpërdoron bojën e printerit, bashkë me
printerin, por nuk na fut në sherr me shtypshkronjën e demokracisë : me Amerikën.
Prandaj
duke njohur disi Kosovën, them se problemi aty nuk është opozita, problemi
është pjesa albinsekte e shoqërisë kosovare që beson se duke e ushqyer korbin
me flutura do ta shndërrojnë në shqiponjë.
Albin
Kurti e humbi mundësinë të bëhet shqiponjë sepse nuk u ngrit asnjëherë në atë
lartësi.
Ai
është një korb që do vazhdojë të ushqehet me insekte, duke vrarë fluturat e
shpresës.
Shpresoj
jo edhe për shumë kohë.
https://www.facebook.com/benblushi.al