Mendime
Florim Zeqa: Kosova shtet i çudirave!
E enjte, 11.09.2025, 06:54 PM
Kosova
shtet i çudirave!
Shkruan: Florim Zeqa
Shkrimin e sotëm po e nisi me një gjarje
të vërtetë të një analfabeti funksional! E merrë eprori i tij një punëtorë për
ta meësuar se si përdoret kompjuteri. Pasi ia bën gati dhe ia vë në funksion
PC-në, i thotë: "merre mausin dhe vendose tek ikona atje lartë. Ai e merrë
mausin në dorë dhe e ngritë në lartësinë e ikonës së caktuar në
kompjuter"! Me këtë veprim, eprori e kuptoj se punëtori i tij asnjëherë në
jetën e tij nuk e kishte përdorur kompjuterin!
Pse
(nuk) i duhet politikanit asistenti?!
Andaj,
deri diku mund të arsyetohen deputetët 'analfabet funksional' për angazhimin e
asistentëve/asistenteve, por jo edhe deputetët 'akademik me plagjiaturë' që e
dëmtojnë buxhetin e shtetit pas pasur fare nevojë!
Do të ishte mirë, që qeveria në largim
apo ajo në ardhje cila do qoftë ajo, që deputetëve të legjislaturës së 9-të
(nëse e vazhdon punën) t'ua siguoj edhe 'Dronët' për vajtje-ardhje në Parlament
shkaku i trafikut të ngarkuaruar!
Ngase do të jenë të pamjaftueshëm
asistentët personalë për deputetët pasivë dhe analfabet të Kuvendit të Kosovës!
Ngase, vetëm edhe kjo po u mungon! Gjitha
të tjerat i kanë të garantuara nga shteti, i cili për dikë është bërë nënë e
për dikë tjetër njerkë!
Puna e asistentëve dhe e këshilltarëve
nuk është risi në qeverisjet e pasluftës. Kemi pasur Kryeministër me 5
zëvendëskryeministra dhe me 25 këshilltarë, kemimpasur Qeveri më shumë ministri
dhe me mbi 100 asistentë dhe këshilltarë, Kryeparlamentar me 5 zavendëskryetar,
por deri më tani kemi pasur vetëm President pa zavendëskryetarë, por më shumë
këshilltarë, vozitës dhe parrukierë, kamarierë dhe shërbëtorë njëkohësisht!
Mirëpo, për politikanët asgjë nuk është e
pamundur në shtetin e Kosovës! Nëse nuk di ta përdorë kompjuterin, e merrë
këshilltarin dhe asistentin. Pagat dhe honoraret nuk i ndalen asnjëherë,
sikurse që nuk i mungojnë as drekat dhe darkat në restorantet luksoze, poashtu
makinat e shtetit në dispozicion 24 orë, telefonat mobil i kanë të mbushur plot
me paratë e shtetit!
Politikanët
karrierist gjatë fushatave zgjedhore vrapojnë pas qytetarëve dhe i trajtojnë
vetëm si numra për vota, kurse pas zgjedhjeve nuk i trajtojnë më as si njerëz,
i harrojnë tërësisht deri në zgjedhjet e radhës. Politikani që i merr votat,
nga roli i lypësarit kalon në atë sundimtarit!