E enjte, 11.09.2025, 04:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Pasivizimi

E merkure, 10.09.2025, 06:44 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Pasivizimi

Po pasivizohen adresat anë e mbanë Luginës,

liderët tanë populistë, rrinë n’kokërr t’shpinës.

Për ta s’është me rëndësi a po ikin qytetarët,

veç si t’i fitojnë fondet rezervë nga qeveritarët.

Në fund të fundit, mos të na pasivizohet truri!

Nuk lëvizin aspak nga vendi guri e druri.

Pasivizimi mund të zgjidhet politikisht drejt,

por truri, mikpritja, nderi nuk riparohen lehtë!

Politikanët, aktorë të skenës harruan dialogun,

merren me punë globale pa kaluar bërllokun.

Të zhytur deri në fyt me fajde e korrupsion,

pasivizimin nuk e kanë me interes dhe pasion.

Ta mbajmë shtëpinë në zemër, jo në letra pasive,

të mos lejojmë që memoria të bëhet “joaktive”.

Adresimi është i lehtë në letër, i rëndë në shpirt,

e kur truri pasivizohet, çdo gjë harrohet një ditë!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx