E merkure, 10.09.2025, 05:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Kur thonë se "sivjet kanë bërë shumë qershitë, merr shportën e vogël"

E marte, 09.09.2025, 06:54 PM


Kur thonë se "sivjet kanë bërë shumë qershitë, merr shportën e vogël"

Nga Shyqyri Fejzo

Që kur ndërroi jetë babai im, xhaxhain e kam pasur si idhull. Kur u ktheva nga emigracioni prej Greqisë. xhaxhain e gjeta të rrudhur, të thinjur dhe i ishin kumbisur disa sëmundje që e bënë të vuante.-Ty  të kam pritur. Le të tjerat po më ka ardhur edhe një shejtan diabeti dhe më është bërë "xhandar" i gjithë jetës time.

Po a je vizituar te mjeku dhe a merr mjekim?-e pyeta.

Po, mor po. Kam marrë një kofin me ilace. Po asgjë nuk po shikoj.-

-Ato mbase e bëjnë efektin ngadalë, xhaxha-desha ta qetësoj.

-Jua pashë hairin ilaceve unë o nip i dashur. Kam shirë në cdo lëmë të gjej shtegun e ta sikterris këtë djall që më ka zënë.Ty të kam pritur. Të lutem nesër të shkojmë në qytetin fqinjë X se është hapur fjala e është shkruar se atje një doctor ka zbuluar një ilac të fortë për diabetin.-Nga biseda e gjatë që bëmë, mora vesh se xhaxhait i ishte mbushur mendja top për atje dhe nuk ja prisha. Kur po shkonim me autobus drejt qytetit fqinjë, xhaxhai më tregonte.   –Ti je i ri dhe nuk di a emban mend  Zeqon e Ferrasit. E kishim shumë mik të familjes. Atë e kishte shkelur keq diabeti. Shkoi  për vizitë tek doktor Polena në Korcë, i cili i dha dhe ilace, po e porositi se "këtë diabetin tinzar e shërojnë jo vetëm ilacet, por edhe goja."Lista e ushqimeve që duhet të hante dhe të tjerave të mos i afronte tek goja, ishte e gjatë. Kur u kthye në fshat Zeqoja vetëm dy javë mbajti"peris" a dietë si i thonë sot. Ja fillon rradhë, cfarë prodhonte, ara kopështi dhe blegtoria i hante pa u bërë naze. "Nuk dinë gjë doktorët. Unë do të ha  cfarë të më nxirni përpara."Apo nuk ishte i mbarë dhe prodhimii bletëve. "Mjalti është ilaci i të gjitha sëmundjeve"thoshte kur vinte fjala dhe pjestarët e shtëpisë flisnin fjalë të tharta që nuk shkonin me ëmbëlsinë e mjaltit. Pas një muaji Zeqoja ndërroi jetë. Shkova në varrimin e tij. Kishte ardhur dhe e bija që jetonte në Gjermani. "Kam sjellë një flutur të bukur nga Gjermania që e ka pikturuar një piktor i mirë. Në Gjermani fluturat i vënë në pllakën kryesore. Ta vëmë në pllakën e varrit" foli e bija."Jo moj vajzë,jo! Të kishe piukturuar një bletë, se ajo ja preu bilten për në atë botë" foli e shoqja e Zeqos pikë e vrer.

Që atëhere mora frikë dhe po kërkoj ta sikterris këtë djall diabet..Se, o nipçe po vdiqe, nuk është se shkon në dasëm në fshatin fqinjë dhe kthehesh shëndoshë e mirë. Asnjë nga ata që kanë ndërruar jetë nuk janë kthyer të shmalleshin me njerëzi qoftë dhe një copë herë. -fliste gjithë pasion dhe urrejtje për sëmundjen xhaxhaj.

Me njëherë në mendje më shkoi mendimi se njeriu kur e prek ndonjë sëmundje, me vështirësi e pranon gjendjen e re. Pacienti, ndërsa ka pranuar (kuptohet me pak vështirësi) faktin se sëmundja e ka prekur, dhe ai tani ka parë ecurinë e jetës e dinamikën e zhvillimit kundër sëmundjes vetëm shtrimin në rregjim shtrati në spital, tashmë ai "bluan" të tjera mendime të lidhura me shpresën e mjekimin që do i nënshtrohet. Të gjitha këto zhvillohen në një koshiencë të turbulltë ku "lulja e shpresës"është personeli mjeksor, mjeku, që do të merret me pacientin. Por tani xhaxhaj, me që kishte humbur besimin për shërimin nga diabeti,e kulloste mendimin kudo, në ndonjë bisedë me shokë, në njerëz që vuanin nga e njëjta sëmundje, duke lexuar libra e shkrime për dibetin e vesanrisht kohë e fundit portalet që transmetonin kanale të ndryshme televizive dhe shtypi i përditshëm. Ja. Tani ja kishte bërë mendjen ujem një mjek që bënte thirrjen: "Shërohu nga diabeti...!".Xhaxhai në këtë mes këtë rradhë, me sa dukej, mua më kishte llogaritur "furkaçe" për të mbështëtur mendimet e tij.

Me të mbrritur në atë qytet, na ra në  sy një kafene,e cila veç tabelës kryesore "Kafeja Juaj" ishte e rrethuar me një dekor gjelbërimi të zgjedhur me kujdes. Për një njeri që kërkon diçka me rëndësi, si puna jonë, këto objekte veç çlodhjes, krijojnë dhe mundësi të një informacioni të plotë për atë që po lodhnim këmbët dhe xhepin. Është me vend ajo thënia që "njeriut të qeshur i hapet çdo portë." Xhaxhai im nga kjo anë kishte shok veten. Që nga përshëndetja, shikimi i ëmbël dhe përgjigja që i dha kamarieres për pyetjen "çfarë urdhëroni zotrinj?".Xhaxhai hazërxhevap me fytyrë të qeshur vesh më vesh me një zë melodioz e ton pak të lartë të dëgjohej lehtë nga tavolinat e tjera, u përgjigj:"Jemi pak të lodhur nga udhëtimi dhe duam dy kafe nga ato që pihen."Kamarierja simpatike, si mori porosinë, e qeshur e gjithë gas u nis nga banaku. E qeshura u ishte ngjitur dhe shpërndarë në klientët e tavolinave të tjera. Një moshatar afërsisht sa mosha e xhaxhait na  u drejtua në koefidencë:"Ju mirëse ardhët në qytetin tonë. Ju lumshin të dyja këmbët!" Kështu nisi njohja jonë, që nga fillimi e vazhdimi, na dukej se kishim ardhur në një vend të njohurt prej kohësh. Nuk vonoi shumë dhe personi që na uroi mirëseardhjen dhe shoku i tij, muarën filxhanat e kafesë kërkuan leje dhe u ulën në tavolinën tonë. Pas fjalëve të njohjes, ne  i a hoqëm lëveren qëllimit të ardhjes tonë në këtë qytet.

-Kemi dëgjuar se këtu jeton e punon një mjek që bëka dhe shitka një ilaç që mjekon diabetin..."nisa unë thekun e bisedës. "Kam këtë xhaxhain që vuan nga ajo sëmundje dhe erdhëm të shikojmë se çfarë mund të bëjmë."Ata shikuan njëri tjetrin. Më i moshuari u mbush mirë e mirë me frymë, krojti me gishtin tregues rrëzën e veshit dhe vazhdoi: -Nuk di a e përdor zona juaj fjalën " Kur thonë se sivjet qershitë kanë shumë prodhim, merr shportën e vogël." Ashtu është dhe puna e doktorit pa diplomë, në qytetin tonë, doktor Selamiut. Këta që lindin dhe fëmijërinë e kalojnë me probleme, nga një herë çoç dalin. Selamiu kur arriti 7 vjet u ngrit në këmbë. Kur u bë 9 vjet hyri për herë të parë në shkollë. Shkollën thonë se e sosi andej nga kryeqyteti. Kur erdhi përsëri në vendlindje hapi një dyqan ku blinte bimë medicinale që bëhen shumë në krahinën tonë. Më pas filloi të bëjë e shesë një ilaç që thuhej se shëronte diabetin. Të sëmurët e qytetit tonë e rrethinat fërkuan duart se "shpëtuan njëherë e mirë nga diabeti." Por Selamiu atyre nuk ua shiste ilaçin duke i përcjellë se "Ju jini të ambjentuar me ujin e klimën e këtij vendi dhe tek ju ilaçi im nuk vepron".

Në dyqanin ku doktori shiste ilaçin, përditë vinin njerëz si puna juaj. Reklama që bëri dy e tri herë në një kanal televiziv vepronte. Po edhe njerzit që blinin "Çalikun" (kështu i pati vënë emrin doktori) flisnin për personin që bënte dhe shiste këto ilaçe. Qytetarët tanë, veçanrisht të sëmurët me diabet dhe të afërmit e tyre bëheshin shumë kuriozë "se si ishte ky ilaç dhe si e përgatiste Selamiu. Pas shumë përpjekjesh, tani po dilte në dritë sekreti. Fruti i vogël,rrumbullak me ngjyrë të zezë i shtogut ishte i pari. Pastaj vinte fruit i shpendrës,i ngjashëm  me frutin e shtogut.Përzjeres thuhet se valla i hidhte rrënjë të grirë të kungullit të egër. Këtë e vendoste në frigorifer. Pas 10 ditësh aty hidhte eshkë të marrë nga kërcunjtë e thanave të bluar imët. Pastaj...ah! Pastaj!-Ja tregojmë o Lipe?-I u drejtua shokut të vet duke mbyllur paq dhe syrin e majtë e ngacmuar tek bryli. "Dhe po nuk ia treguam ne, këta do e marrin vesh"foli shoku i tij duke gjerbur kafenë."Tregoja, tregoja.-" Pastaj ore miq ai i hedh një lëng me ngjyrë të kuqe, që thuhet se i vjen nga Hindia. Dhe e fundit fare në të hedh dhe dy filxhanë kafeje mbushur plot e përplot me urinë të një qeni të zi. Për kollaj dhe siguri ka zgjedhur qenin e zi të Veselit që e ka shtëpinë pak jashtë qytetit, se ai qen e bënte lehtë-lehtë urinën pa ngritur ndonjë këmbë.  - Këtu miku misterioz i ardhur në tavolinë, u mbush me frymë se mbaroi të treguari për sa dinin për ilaçin që shëron diabetin dhe doktorin misterioz.

Kur kthej kokën nga xhaxhaj, dallova se në fytyrë ishte bërë kartë e bardhë dhe fjalën nuk e nxirte dot nga goja. Më bëri shenjë me duar mua që demek të ikim e të kthehemi në shtëpitë tona. Kështu doja vinim ferrën pazarit me doktorin. Xhaxhai im qeshte me mollën e kuqe  si qibar e jo të provonte këtë lëng magjik ku thuhej se dominonte aroma e urinës të qenit të Veselit.

Me vështirësi u shkëputëm nga lokali "Kafeja Juaj". Kur mësuam se xhaxhaj duhet të pinte ilaç që kishte dhe urinë të qenit të zi të Veselit të linte lamtumirën diabetit, vrapin e lamë tek terminalii autobusave të ktheheshim në shtëpi sa më parë. Xhaxhai përpara unë pas tij si "furkaçja e bindur."

Kishin kaluar nja dhjetë ditë që kur na ndodhi kjo ngjarje. Mua m'u desh të shkoj ca ditë nga kryeqyteti për të takuar time motër dhe të shikoja për ndonjë punë. Sapo u ktheva, trokita në portën e xhaxhait. Sa më pa, u ngrit nga lap-topi dhe po më përqafonte me mall. Si këmbyem fjalët e rastit për shëndetin e diabetin, buzëqeshi si thartë dhe po kërkonte në togun e letrave mbi tavolinë. E gjeti. Ishte një letërt e printuar, të cilën nuk po e lexoj por u ftoj ta lexoni, ashtu si e kishte printuar xhaxhaj. Shpikjeve të fundit që ishin printuar xhaxhai u kishte vënë dhe një bisht prapa nga mendja e tij.

Mira kulix- Kjo është nga shpikjet më të mëdhaja të shekullit, mbasi kush përdor këtë ilaç, të gjejë vend ku të futet diabeti e tipit 1 dhe tipit 2.Pagjumësia, lodhja, humbje e oreksit këndari thotë se nuk është ndonjë problem kur i turret pacientit në krahasim me dobitë që sjell.

-         Doni të eliminoni plotësisht sëmundjet e zemrës dhe hypertensionin? Turruni e merrni Cardin-Cure me shumicë e pakicë dhe ja po nuk  ju morën mendët. Kjo bëhet mirë se shëron sëmundjen dhe vërteton se pacienti ka akoma mend.

-Cancer Free; Ky ilaç, Po. Ai është i gatshëm të bëjë duel me të gjitha llojet e kancerit dhe të fitojë. Pa ç'ka se e ngre nja dy tre gradë temperaturën e pacientit, sjell të përziera e dobësi.Këto janë voglina.

-Neuro Heal-Merre këtë ilaç dhe sëmundjet  neurodegjenerative  (Alzhemerin e Parkinsonin) marrin arratinë. Epo pacienti do të ketë ca lëkundje gjashtë ballëshe të humorit, do të mbetet pa gjumë dhe nuk do njohë të afërmit nga përqëndrimi i dobët. Shëndet, shëndet, pa mbahet pacienti.

-Immun e Boost.-Pretendohet forcon imunitetin, eliminon të gjitha infeksionet virale dhe bakteriale. Po ra ajo në gojën e njeriut, mjerë mikrobet. Të gjejnë vend ku të futen. Nuk ka rëndësi se ke dhimbje koke, skuqje lëkure, puçrra, si ato të murtajës së dhive.

Dhe mendimet e propozimet e doktorëve vazhdojnë të derdhen lumë si ato burimet e përrenjtë alpinë të Valamares, vendlindjes të xhaxhait.

Ta dinte Hua Tou mjeku i famshëm i Kinës së lashtë si punojnë mjekët e sotëm, si  e ku lindi koviti, do i kishte djegur hiroglifet e tij shkruar për mjeksinë. Çhuraka në Hindi, kur të mësonte se çfarë bëhet sot  me fallsifikimin, ndërrimin e afateve të skadimeve të barnave, nuk do jepte asnjë lloj ilaçi përgatitur nga ky mjek i famshëm. Avicena (Ibn Sina) do  e digjte në shkretëtirën arabike veprën e tij madhore"Kanuni i Mjeksisë" kurse Hipokrati të dëgjonte për betimin e kodit të tij nga disa mjekë shqiptarë, kulmorë në spitalin onkologjik, apo për aventurat dashurore të disave deri me pacientet, duke u ndodhur "rastësisht" në krevatin e pacientes, do tentonte të vriste veten pa arrirë moshën mbishekullore. Kjo puna e betimit me sa duket, qënka mjaft delikate.  Se rrëfenja thotë që një ditë paria e vuri në be qenin të mos hante(qoftë larg) nga ai i nevojtoreve. Kaluan ditë dhe qenin e diktuan syveriuesit se po hante e nginjej duke thyer betimin.

-Po çfarë bën ashtu? Ti je betuar se nuk do të haje asnjëherë nga ky inevojtoreve.-po ja futnin katër këmbët në dy këpucë qenit.

-Unë u betova të mos haja nga ai i  freskëti. Ky që po haja tani ju betohem se ishte i thatë"-u përgjigj qeni. Bela e madhe betimi i thyer. Po thyerja e betimit të Hipokratit, është më tepër se bela për disa doktore.

Po të lexosh reklamat ku përdoren për të rritur besimin edhe nga mjekë të njohur dalin disa paradokse. Po të mbledhësh peshën e krimbave që bashkëjetuakan me njeriun, (për të cilën një doctor i vendit tonë që për pak vota desh u bë politikan (reklamonte një kokërr që po të pinje nga ato që thoshte ai) do nxirje që të nesërmen 2 kg krimba. Një tjetër shkruante se po ti zbresësh njeriut peshën e fekaleve që mbahen në stomak e zorrë, dhjamit,të kolesterolit te keq, gjakut etj. del se pesha e të gjorit njeri paska mbetur sa pesha e një kaposhi. Një doctor tjetër "ortak me kovidin", që krejt ratësisht mban mbiemrin e një djegësi kur hidhet në gjellë, ky jep alarmin e pastrimit të mbi 93 mijë kilometra enë gjaku që ka njeriu. Faqet e fecbukut jo rrallë i zenë  reklamat "shërohu nga diabeti...", "jepini lamtumirën përgjithëmonë diabetit" etj. Ndonjëri akuzon dhe kinezët se valla i paskan vjedhur një ilac që shëronte plotësisht diabetin. Eh! C'janë edhe këta kinezët për vjedhjet e ndershme!

Në këtë batak i ka ngecur gomari edhe xhaxhait tim dhe hadje ta nxjerrësh atë me gjithë xhaxhanë. Si barometër modern për ngjarjet politike dhe luftën kundër diabetit, xhaxhai më befasoi së fundi me takimin dhe paradën e madhe në Kinë. Atë e kishte tërhequr vecanrisht biseda me mikrofona "rastësisht" të hapur midis Xi dhe Putinit, për mundësitë e arritjes të zgjatjes jetës njeriut deri 150 vjet, por ishte "zhgërlaqur"në mendime kur kishin zënë në bisedë "transplantin e organeve". "E kujt do ja marrin organet?"pyeste xhaxhai.

Nuk më thoni unë çfarë ti  them xhaxhait? Ai shkon te doktori i diabetit, merr një grusht ilaçe me recetën e tij. Vjen në shtëpi, hap televizorin  dhe degjon se  një doktor në emisionin e tij thotë: "Ata që përdorin Metforminën për mjekimin e diabetit janë budallenj..."  Iso për këto tam-tame po mbajnë dhe artistë, aktorë e personalitete të tjera për bindur "të pabindurit" se diabetit i paska ardhur fundi. Në këtë rast fjala shpërdorohet dhe kthehet helm që infekton. A ka gjë më të ndyrë që me fjalën manipulohet dhe ajo shitet për interes! Si tia ndriçoj unë mendjen xhaxhait që të mos errësohet e vërteta për diabetin e më tej? Kujtuam një ditë gjyshin tonë që ka kohë që ndërroi jetë, por jo nga diabeti. "Kur thonë se sivjet kanë bërë shumë qershitë, merr shportën e vogël" thoshte ai, ndjesë pastë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx