Kulturë
Përparim Hysi: Një grua me dinjitet
E marte, 22.07.2025, 06:44 PM
Një GRUA me dinjitet
In
memoriam LAVDIE NANAJ (GJIKA) dhe libri i saj "LAVDIA e LABËRISË"
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Ky
libër që më ra në dorë,ka një domethënie të madhe. Është shkruar nga një ZONJË me shumë atribute
që,për mjet kësaj eseje,dua t'ua bëjë të njohur atyre lexuesëve që nuk e kanë
njohur LAVDIEN. Para se të shkruaj,në "vija të trasha" për të,dua t'u
them lexuesëve: emri i saj përkon me veprën e saj. Librin ma
dhuroi,bashkëshorti i saj,miku im,AGIM NANAJ dhe,pasi e përfundova
librin,them:"Sa të drejtë ka LEE IACOCCA kur thotë:"I vetmi shkëmb që
qëndron i patundur,është vetëm një familje e mirë".Dhe e tillë ka qenë
familja:AGIM NANAJ e LANVDIE GJIKA që,edhe kur "furtunat made in trazicion vërshuan mbi ta,por qëndruan të
patundur. Se,kur thotë ALFRED ADLER:"Njerëzit më të lumutur janë ata që
kanë patur një martesë të lumtur". Duket sikur i ka thënë për ta.
*
Pse
po shkruaj për LAVDIEN? Së pari,ka qenë mësuese dhe si mësues që kam
qenë,më thërret"gjaku" i
profesionit. LAVDIA ka qenë mësuese me dinjitet dhe kurrë nuk
bëri"shartime" për të përkëmbur dinjitetin e një tjetri,sado
që"boritë e partisë" binin me zë të lartë për luftën e klasave. Por
LAVDIA,sado e rritur me frymën e partisë,kish një"bori"tjetër që
binte më thekshëm në vesh:boria made in XHEBRO GJIKA:-... kujdes bija ime(është
fjala për LAVDIEN) se në KANINË janë"LUZËT","XHindët... Kjo e
rrit dhe ca më shumë dinjitetin e saj. Se,siç thotë,BILL HAJDELLS:" Dinjiteti nuk bie nga
qielli.Ai as nuk mund të blihet dhe as nuk mund të shpiket. Dinjiteti është
shpërblim për njerëzit që punojnë me ndërgjegje." E tillë ka qenë si
mësuese LAVDIA. Nëse futesh në faqet e librit,njeh jo vetëm një mësuese të
zonjën,por një grua altruiste dhe një veprimtare e shquar. "Simotra e
zezë",mbështetja aq e madhe e saj për atë fatkeqe që e përbuznin për
ngjyrën e lëkurës,flet për një grua zonjë që zor t'i gjeshë të ngjashmen e saj.
LAVDIE NANAJ,edhe nëse nuk i ka ditur fjalët e SHENJTËRISË së tij,PAPA
FRANÇESKUT që ka thënë:"Dinjiteti njerëzor është i njëjtë për gjithë
qeniet njerëzore.Nëse shkel dinjitetitin e dikujt,unë shkel dhe dinjitetin
tim",ajo e tillë ka qenë gjithë jetës së saj: me dinjitet e karakter të
lartë.Familjare e mirë,mësues shumë e mirë,kolege altruiste,rebeluese ndaj
padrejtësive e nëpërkëmbjes për arsye iracionale,subjektive e përverësi. E
gatshme për "t'u ngrënë dhëmbë për dhëmbë" me mediokritetin qoftë dhe
nga persona të veshur me"parti" e pushtet. Ashtu si KAFKA që
thotë:"Nuk ia fal vetes që nuk vura një maskë ,por kam jetuar me një
fytyrë",e tillë ka qenë dhe LAVDIA,Kurrë nuk ka mohuar se ka qenë
komuniste(ka bërë dhe shkollë partie),po kurrë avantazhin që kishte qoftë si e
bija e XHEBRO GJIKËS,nuk e përdori apo e shfrytëzoi si"biografi" për
favore.
Natyrisht,jo
të gjithë admironin këto atribute të saj,përkundrazi: kishin smirë dhe
xhelozonin kundër saj. Ajo e shihte qartas këtë sulm qoftë dhe prapa
shpinës,por,sado që e dinte që"Armiqtë e njeriut nuk janë demonët,por
qenie njerëzore si vet njeriu",kur thotë LAO TZU,ia lë si amanet
bahkëshortit,AGIM NANAJ:-Mos u hakmerr! Vetëm thënia:-Mos u hakmerr,duket sikur
LAVDIA e XHA XHEBROS të ketë dalë nga "BIBLA".
Pasi
e lexon gjithë librin,vijnë dhe çastet e sëmundjes së pashërueshme dhe,në ato
pak"intimitete" me bashkëshortin,AGIM NANAJ,kupton se LAVDIE NANAJ
del më e fortë se sa rrethanat që e
rrethuan gjatë jetës.E pushuar nga puna që 45-vjeçe,jo vetëm nuk u përul,por u
bë një veprimtare e shquar e LABËRISË. Duke hyrë në faqet e kësaj
"Shoqate",u obsesova nga shumë emra të njohur,si:AGO NEZHA;ALBERT
ZHOLI;ALBERT HABAZAJ
Dhe
miqtë e mi të ndjerë:IBRAHIM GANI;MALIQ LILA;DASHO MATODASHO;ZENEPE LUKA etj.
*
Të
shkruarit,
Po
LAVDIA ka shkruar një libër.Me të ka ndodhur ajo që thotë nobelistaj,ANNIE
ERNAUX:"Të kesh jetuar diçka,çfarëdo qoftë ajo,të jep të drejtën e
padiskutueshmepër ta shkruar atë". Ky libër i saj është si"kënga e
fundit të mjelmës".Lexues,lexoje do shikosh një familjare model,një
bashkëshorte aq besnike dhe po kaq kurajoze dhe,mbi të githa një nënë e një
gjyshe model. Ka disa vjersha ku malli i nënës,i gjyshes,i bashëshortit,i
bijëve,i nipit,i mbesës në sinkron të
një model të një familjeje shembullore. Unë,pothuaj,u futa në lëkurën e secilit
të këtyre familjarëve dhe,padyshim,jam pranë dhimbjes së bashkëshortit
shembullor AGIM NANAJ. Lavdia rron pranë tij si dy trupa në një shpirt. E paharruar qoftë!
Tiranë,22 korrik 2025