E shtune, 26.07.2025, 06:29 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Për vendet e kujtesës e të qëndresës ndaj diktaturës komuniste

E hene, 14.07.2025, 06:55 PM


Për vendet e kujtesës e të qëndresës ndaj diktaturës komuniste

Nga Kastriot Dervishi

34 vjet nga ndryshimi i regjimit, Shqipëria ende nuk ka një strategji të qartë të fushës së kujtesës që lidhet me qëndresën ndaj diktaturës komuniste. Harresa është më e fortë dhe më komode në luftën e saj për të fshirë çdo gjë nga e kaluara. Vendet që bartin histori, duhen kujtuan nëpërmjet pllakave përkujtimore, monumenteve, muzeve kombëtare dhe muzeve bashkiakë. Pothuaj nuk ka asgjë. Disa mendime më poshtë:

1-Paraburgimi. Ka qenë në vendet ku zhvillohej hetuesia. Njihen p.sh. “birucat e Koçit” te burgu i vjetër në Tiranë dhe ato te burgu i ri. Një ide mund të ishte shpallja muze bashkiak te burgu i vjetër i “birucave të Koçit”, të cilat janë edhe ndërtim pas vendosjes së diktaturës.

Rast i ngjashëm është muzeu në Shkodër, të cilin e artikulojnë keq jo pak herë si “burgu i Shkodrës”. Por edhe burgu i njohur dikur si Reparti nr.313 mund të ishte në plan për t’u bërë muze. Paraburgime kanë pasur të gjitha degët e punëve të brendshme. Sipas rastit bashkitë mund të shohin mundësinë në bashkëpunim me pushtetin qendror e përcaktimit dhe e çeljes së muzeve bashkiakë.

2-Kampi tela me gjemba. Ekziston vetëm ai i Tepelenës dhe ndonjë rrënojë e atij të Krujës. I Tepelenës mund të ishte muze kombëtar.

3-Kampi i punës së detyruar. Ekzistojë Spaçi dhe i rrënuar shumë Qafë Bari. Mund të ndërtohej Spaçi si muze kombëtar, në parametrat e dikurshëm.

4-Burgu. Ka qenë vendi ku i jepej rëndësi izolimit. Burgu i Burrelit i plotëson këto kushte, por pas një rehabilitimi të godinës dhe territorit. Po ashtu edhe burgu i Gjirokastrës. Nga burgjet e vjetra, ekzistojnë rrënojat e atyre të Durrësit, Elbasanit, etj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx