Kulturë
Mihal Gjergji: Ne ishim tre
E shtune, 21.06.2025, 03:33 PM
Mihal Gjergji
NE
ISHIM TRE
Ne
ishim tre, jetonim si në ëndrra
E
brenda dhimbjes ndjenim dashuri
Trishtimin
tim e puthte ëmbël nëna
Im
Atë më maste; hap e shtat e sy
Ky
trinitet u prish një ditë papritur
Si
këmbë mali, ra im Atë, u shemb
Me
plagë në shpirt dhe trupin e kapitur
Mizorja
kohë! Lëndime sjell ndër mend!
Kaluan
vite, ndodhi që dhe Hëna
U
fsheh një natë, a shkau në humnerë
Më
la vetar, e mira ime, nëna
E
vetmja dashuri, që sjell pranverë
Ne
ishim tre, e prap' po aq do mbeten
Nga
palcë e trungut dolën tre lastarë
E
brenda mallit si qiriu tretem
Veç
dhimbjen po e lë, si dëshmitar!
Tiranë, Maj 2019
Komentoni