Kulturë
Mihal Gjergji: Prehri i perëndive
E enjte, 19.06.2025, 05:51 PM
Mihal Gjergji
PREHRI
I PERËNDIVE
(Vendlindjes)
Pikturë
me ngjyra ylberi
E
varur në qiellin gri
Si
s’mundi t’a shihte Homeri
Të
derdhte në vargje magji!
Me
male, që flasin me zotat
Të
sertë e të thinjur qyshkur
Lumenjtë
që fryhen nga lloha
Korije
me lisat gjithë nur’
Gëlltisin
e s’ngopen humnerat
Dhe
jetë, dhe shira pa fund
Oh,
ç'tinguj violine bën era
Kur
vjeshtës argjendin ja shkund!
Ca
varre të strukur ndanë udhës
Më
presin të çmallem me ta
Të
bëjnë pak vend brenda muzës
Se
jeta dhe dhimbjet i ka
S’ndjej
zëra fëmijësh. Ç'ka ngjarë?
Ç’burime
zhgënjimi kanë pirë?
Jo
vdekja, harresa ka vrarë
Dhe
ende po vret pa mëshirë!
Kurvelesh, Qershor 2018
Komentoni